Diagnostikimi i hershëm- arma më e fortë kundër kancerit në gji

Publikuar: 04.09.2012 - 13:17

Skėnderaj, 4 shtator – Kanceri i gjirit ėshtė njė prej rreziqeve tė shpeshta tė cilit i janė nėnshtruar mesatarisht ēdo 9-11 grua nė rajon . Kėshtu ėshtė thėnė tė hėnėn nė ligjėratėn me temėn “Bashkė e mundim, vetėm na mundė!", tė mbajtur nė kuadėr tė projektit “Iniciativa e Skėnderajt kundėr kancerit tė gjirit”, tė qendrės sė gruas “Prehja”.

Para dhjetėra grave tė interesuara ka ligjėruar dr. Mejreme Krasniqi- Maloku, onkologe, ka thėnė se rol tė rėndėsishėm nė betejė me kėtė sėmundje ka themelimi i Institutit Onkologjik para 2 vjetėsh. “Diagnostikimi i hershėm mund tė bėhet edhe nga vetė pacientja, e cila nėse vėren edhe ndryshimet mė tė vogla duhet tė paraqitet sa mė parė tė mjeku”, ka apeluar ajo. Sipas saj, nė botė ka programe tė obligueshme pėr femrat madje edhe kushtėzime, si p.sh. dhėnia e letėrnjoftimit apo pasaportės, kushtėzohet me bėrjen e mamografisė nga ana e femrės, gjė qė ndikon ne zbulimin e hershem tė kėsaj sėmundjeje.

Duke folur nė kėtė drejtim, Maloku ka pėrmendur simptomat e para tė sėmundjes dhe ka potencuar se te vajzat e reja ndryshimet nė gji zakonisht janė tė parrezikshme dhe mėnjanohen lehtė, ndėrkohė qė ka apeluar qė femrat e moshės 20-39 vjeē tė bėjnė kontrollime mjekėsore njė herė nė 3 vjet, kurse ato tė moshės mbi 40-vjeēare, njė herė nė vit. “Ndryshimet deri nė 0.5 cm zbulohen me mamografi kurse ato mė tė mėdhatė me ultrazė, kurse dyshimet eliminohen me biopsi pėrmes se cilės pjesa e marrė nga vendi i dyshuar analizohet me mikroskop”, ka numėruar ajo hapat e kontrollimeve.

Duke folur pėr pėrvojat botėrore u tha se praktikohet themelimi i konsiliumit onkologjik prej mjekėve tė ndryshėm, ku bėn pjesė edhe vetė pacientja, dhe bashkėrisht  vendoset pėr shėrimin e mėtejmė.

Ajnishahe Halimi, drejtoreshė e QG “Prehja”, edhe vetė e prekur nga kanceri i gjirit, ka treguar pėr pėrvojat e saja pėr zbulimin me kohė dhe tejkalimin e kėsaj sėmundjeje. “Derisa kam vendosur tė paraqitem tė mjeku e kam pėrjetuar rėndė, por pastaj kam bėrė marrėveshje me veten, me mjekun dhe me Zotin pėr tė mos u dorėzuar dhe ja ku jam, e shėruar plotėsisht”, ka treguar ajo, dhe ka shtuar se nėse sėmundja menaxhohet mirė, triumfi ėshtė mė i lehtė dhe i mundshėm.