Pacolli matet ta blejë hotelin “Otrant” në Ulqin

Publikuar: 16.05.2012 - 08:51

Ulqin, 16 maj - Biznesmeni kosovar dhe zėvendėskryeministėr i Qeverisė sė Kosovės, Behgjet Pacolli, ėshtė i interesuar ta blejė hotelin “Otrant”, nė Plazhin e Madh tė Ulqinit, dhe ta sjellė atė nė nivelin e njė hoteli me pesė yje. Kėshtu i ka thėnė gazetės “Vijesti” miku i afėrt i Pacollit, Shkėlzen Riza, qė ėshtė drejtor i organizatės turistike tė Kosovės.

Riza i ka thėnė gazetės se Pacolli po i gėzohet paralajmėrimit tė Qeverisė sė Malit tė Zi pėr hapjen e njė sekretariati tė veēantė qė do tė jetė i ngarkuar pėr investimet kapitale, qė do tė mbikėqyrė drejtpėrdrejt realizimin e tyre dhe do t’u mundėsojė investitorėve qė shumė mė lehtė tė vijnė tek lejet dhe dokumentacioni tjetėr tė nevojshėm.

“Pacolli nuk ėshtė i interesuar vetėm pėr blerjen e ‘Otrantit’. Ai planifikon qė tė zgjerojė kompleksin dhe ta sjellė atė nė nivel tė pesė yjeve”, ka thėnė Riza, duke theksuar se edhe investitorė tė tjerė nga Kosova presin heqjen e barrierave pėr investime nė Mal tė Zi.

“Ka interesim pėr projektin ‘Holegra’, ndėrsa disa investitorė presin edhe miratimin e planit pėr hapėsirėn prapa hotelit ‘Albatros’”, ka thėnė Riza pėr “Vijesti”.