Rroga minimale në Kosovë mbetet 170 euro

Publikuar: 29.04.2012 - 15:02

Prishtinė, 29 prill - Vendimi i Kėshillit Ekonomik Social qė paga minimale nė Kosovė tė jetė 170 euro nuk ėshtė aprovuar asnjėherė nga autoritetet kosovare. Kėtė, sė fundi, e ka konfirmuar edhe vetė ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale, Nenad Rashiq.

Vendimi pėr mosndryshimin e kėsaj page, vjen nga rekomandimet e Ministrisė sė Financave, kishte thėnė Rashiq, raporton Radio Evropa e Lirė.

Lidhur me pagėn minimale prej 130 euro, ekspertė tė ēėshtjeve ekonomike, thonė se kjo pagė as pėr sė afėrmi nuk i pėrmbushė nevojat ekzistenciale pėr njė person qė ka njė pagė tė tillė. Sipas tyre, kjo pagė pamundėson furnizimin me gjėra elementare pėr tė jetuar.

“Duke u bazuar nė tė dhėnat statistikore, mund tė themi se paga minimale nė Kosovė, e qė sillet rreth 130 euro, ėshtė e pakėt, dhe shumė vėshtirė tė jetohet me kėtė pagė. Kjo pėr arsye se ēmimet janė tė larta dhe shpenzimet janė tė mėdha”, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, profesori i ekonomisė nė Universitetin e Prishtinės, Isa Tahiri.

Ēmimet e konsumit nė Kosovė qė nga viti i kaluar kanė shėnuar rritje tė vazhdueshme.

Sipas tė dhėnave tė fundit tė Agjencisė sė Statistikave tė Kosovės, indeksi i tėrėsishėm i ēmimeve tė konsumit nė Kosovė ėshtė mė i lartė pėr 0,1 pėr qind  nė muajin mars 2012, krahasuar me muajin shkurt 2012.

Shkalla e inflacionit e matur nė muajin mars 2012 me muajin mars 2011 ishte 0,6 pėr qind.

Ngritje e ēmimeve sipas Agjencisė sė Statistikave tė Kosovės, vėrehet te qumėshti, djathi dhe vezėt, buka dhe drithėrat, pastaj karburantet, nafta dhe benzina, qė pėrdoren pėr transport personal.

Kjo ngritje e vazhdueshme e ēmimeve, sipas Isa Tahirit, e bėn tė pamundur tė jetojė njė njeri me njė pagė prej 130 eurosh.

 “Nė tė vėrtetė, ėshtė njė pagė katastrofale dhe pėr atė quhemi shteti mė i varfėr nė Evropė. Duke u bazuar edhe nė njė element tjetėr, tek inflacioni, ku vetėm vitin e kaluar janar-shkurt-mars, inflacioni ka qenė 25. 4 pėr qind, pra me kėtė pagė ėshtė njė shportė tejet e varfėr pėr ekzistencėn”, thekson Tahiri.

Nė anėn tjetėr, pėrfaqėsues tė bizneseve tė Kosovės, pagėn minimale mė tė ulėt e  shohin si njė mundėsi mė tė mirė pėr punėsim mė tė madh.

Sekretari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Berat Rukiqi, thotė se ata kishin propozuar qė paga minimale tė jetė 170 euro, pasi qė kėtė pagė punėdhėnėsit do tė ishin tė gatshėm ta paguanin.

Ai thotė se as paga 170 euro nuk do tė mundėsonte njė standard tė mirė jetėsor, por qė, sipas tij, paga minimale mė e ulėt do ta rriste punėsimin.

“Ajo qė ne e kemi pėrdorur si logjikė ekonomike, ėshtė se njė pagė minimale jo shumė e lartė, por e arsyeshme, do tė mund tė jetė edhe si njė motiv shtesė pėr firmat tė punėsojnė mė shumė (punėtorė). Nė pagė minimale mė e lartė do tė ndikonte qė firmat tė punėsonin mė pak, prandaj ne kemi argumentuar nė drejtim tė asaj qė paga minimale tė mos jetė vetėm bazė e dėshirave, por tė jetė konform edhe objektivave kryesore qė e kemi uljen e papunėsisė”, sqaron Rukiqi.

Krahasuar me vendet e rajonit, paga minimale nė Kosovė prej 130 eurosh, sipas Rukiqit, ėshtė e njėjtė me shumicėn e shteteve tė rajonit.

 

selim kastrati08.09.2013/14:45

Amaneti i Rilindasve dhe i deshmoreve do te shkon ne vend atehere kur ne krye te vendit do te vijne njerez te pjekur politikisht e profesionalisht.Ata qe jane te lidhur me popullin te cilit i japin llogari.Njerez qe mundesojne zhvillimin ekonomik te vendit,shtimin e prodhimit e te punesimit ne menyre qe vendi me shume te eksportoje se sa te impotoje ne menyre qe te rritet buxheti per te mbajte ushtri e polici,per te patur me pak kriminalitet e me shume barazi ,stabilitet e siguri.per tu kthyer shqiptaret nga e ghithe bota ne vendin e tyre prane vatres e prane punes qe te lulezojne vlerat tona e ti kthehemi kohes se Arberit me kulture e civilizim si na ka hije.Te sundojne vlerat e jo pseudovlerat.te ushqejme shpirtin e te krijojme mundesi per perspektiven e gjeneratave te reja per te jetuar te lumtur ne vendin e tyre se mjaft kenduam kenge per kurbetin,mjat ishim te permalluar e lrg me te dashurve tane.

mehmeti01.05.2012/20:12

banesa, trojekt, lokalet afariste ma shtrejte se ne austri e rroga mesatare 10 fish ma e vogel se mesatarja ne austri, disi ky proporcion spo shkon?!

agimi01.05.2012/19:32

rrogat e vogla bizneset ne ramje populli ska para me ble veq qerat kryesore dhe keshtu edhe bisnizet dretjt falimetimit apo pa stabilitet ka mundesi bizneset me deshtu brenda dy mujve per zhka te rrogave teper te vogla . RRogat e vogla rryma ne ngritje e tjerat qera me pak qarkullim te parave vjen deri te falimetimi

sedati30.04.2012/10:52

une edhe po rri edhe asnji cent rrog nuk i marr. E kta ministrat nuk jan te vetedijshemper realitetin ne kosov.E mos ti llogaritim shum biznise te cilat paguajn gjdogja e nuk fitojn asgja apo punojn me humbje drejt varferis.

The Game29.04.2012/20:05

edhe rrogat e vogla bile ka hala qe as 170euro nuk ti jep
edhe orari i punes nuk permbahet ne as ni firm thuja ne kosov sa don t'man kur don t'lshon edhe ski as sigurim