Themelohet Oda Ekonomike Gjermano - Kosovare

Publikuar: 19.04.2012 - 09:38

Prishtinė, 19 prill - Listės sė odave ekonomike nė Kosovė i ėshtė shtuar edhe ajo gjermane. Tash e tutje bizneset gjermane do tė kenė njė adresė ku tė drejtohen pėr hallet dhe interesin e tyre pėr tregun e Kosovės. Kjo Odė ėshtė themeluar nga 39 kompani kosovare, qė vijnė nga sektorė tė ndryshėm.

Ernst Reichel, ambasador i Republikės Federale tė Gjermanisė nė Prishtinė, ka thėnė se themelimi i Odės Ekonomike Gjermano-Kosovare ėshtė bėrė me vonesė, por qė themelimi i saj ėshtė njė hap para nė marrėdhėniet dypalėshe ekonomike. Ai ka thėnė se tanimė nė tė gjitha vendet e rajonit ishin hapur institucione tė tilla dhe ishte e pashmangshme hapja e saj edhe nė Kosovė.

“Gjermania qė nga viti 1999 ėshtė partneri mė i rėndėsishėm bilateral i Kosovės nė bashkėpunimin zhvillimor. Gjermania zė vendin e dytė si investitori mė i madh nė Kosovė dhe ėshtė partneri i dytė mė i madh nė fushėn e tregtisė”, ka thėnė ambasadori gjerman.

Ai ka thėnė se pėr t’i intensifikuar marrėdhėniet dypalėshe ekonomike ka ende punė pėr t’u bėrė, sidomos nė pėrmirėsimin e ambientit pėr tė bėrė biznes nė Kosovė.

“Natyrisht, ėshtė detyrė e institucioneve qė ta bėjnė Kosovėn mė atraktive pėr investuesit e huaj. Kosova qėndron ende mjaft poshtė nė indeksin e Bankės Botėrore pėr klimėn e investimeve”, ka thėnė ai.

Ai pret qė Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do ta plotėsojė njė boshllėk tė rėndėsishėm dhe tė mbėshtesė pėrpjekjet e institucioneve kosovare nė mėnyrė efektive.

“Ndėrmarrjet gjermane nė Kosovė kanė nevojė pėr siguri nė tė gjitha aspektet. Ndėrmarrjet pjesėmarrėse nė tenderė kanė nevojė pėr transparencė dhe kushte tė ndershme. Ndėrmarrjet qė duan tė eksportojnė pėr nė Kosovė kanė nevojė pėr partnerė tė fortė lokalė. Ndėrmarrjet qė investojnė nė Kosovė dhe qė duan tė krijojnė vende pune, kanė nevojė pėr pėrkrahje, kushte tė qėndrueshme dhe liri nga korrupsioni dhe arbitrariteti”, ka thėnė ai.

Ambasadori Reichel ka thėnė se themelimi i kėsaj ode ka ardhur pas propozimit qė ka marrė pikėrisht nga kompanitė kosovare qė kanė bashkėpunim me kompani gjermane.

“Fillimisht falėnderoj zotin Zhugolli nga firma ‘EcoTrade’, i cili nė shtatorin e vitit tė kaluar ka marrė iniciativėn pėr njė takim nė Ambasadėn Gjermane. Pa tė, nuk do tė ishim kėtu, ku jemi sot. Pastaj falėnderimi im u takon tė gjithė atyre qė kanė marrė pjesė nė ekipin pėrgatitor”, ka thėnė ambasadori i Gjermanisė.

Remzi Ejupi, kryetar i Bordit tė Odės Ekonomike Gjermano-Kosovare, ka thėnė se kjo odė e re do tė tentohet tė mbahet larg politikės. Ai ka thėnė se synohet rritja e bashkėpunimit ndėrmjet bizneseve kosovare dhe gjermane dhe pėrmes tij tė sjellin investime nė Kosovė. Ai ka thėnė se Oda do tė shėrbejė si urė lidhėse ndėrmjet Kosovės dhe Gjermanisė.