Dhoma e Veçantë në “gjumë” qe tre vjet

Publikuar: 11.04.2012 - 09:38

Prishtinė, 11 prill - Dhoma e Veēantė e Gjykatės Supreme pėr tre vjet e gjysmė nuk e ka miratuar asnjė listė pėrfundimtare tė punėtorėve, qė do tė nėnkuptonte shpėrndarjen e tėrėsishme tė 20-pėrqindėshit pėr punonjėsit e njė ndėrmarrjeje. Nė mungesė tė vendimeve, njė pjesė e mjeteve nga fondi i 20-pėrqindėshit nuk po u shpėrndahet punonjėsve tė ish-ndėrmarrjeve shoqėrore.

Agjencia Kosovare e Privatizimit pas shumė protestave tė organizuara nga sindikata kishte marrė vendim pėr tė ndryshuar politikėn e shpėrndarjes sė pjesshme tė 20-pėrqindėshit, pėrkatėsisht tė shpėrndajė njė pjesė tė fondit edhe nė mungesė tė vendimeve pėrfundimtare nga Dhoma e Veēantė e Gjykatės Supreme. Megjithatė, njė pjesė e mjeteve vazhdon tė mbetet e bllokuar.

Nė rastet kur pėr njė listė ka pasur shumė ankesa, pėrqindja e shpėrndarjes sė nga fondit tė 20-pėrqindėshit ka qenė mė e ulėt.

Zyrtarėt e Dhomės sė veēantė tė Gjykatės Supreme kanė qenė tė pakontaktuar gjatė ditės sė martė. Ndėrsa, drejtori i pėrgjithshėm i Agjencisė Kosovare tė Privatizimit, Shkėlzen Lluka, ka thėnė se deri mė tani nuk kanė pranuar asnjė vendim pėrfundimtar pėr listat e punėtorėve pėr shpėrndarje tė 20-pėrqindėshit. Lluka thotė se tė gjitha punėt qė i kanė takuar AKP-sė kanė pėrfunduar me kohė, porse sipas tij i takon Dhomės qė tė marrė vendime pėrkitazi me ankesat.

“Deri mė tani nuk kemi asnjė vendim pėrfundimtar pėr listat e punėtorėve nga Dhoma e Veēantė, qė i bie qė nėse nuk do tė merrnim vendim pėr ndryshimin e politikės pėr shpėrndarjen e 20-pėrqindėshit deri mė tani nuk do t’u ishte shpėrndarė asnjė qindarkė punėtorėve”, ka thėnė Lluka.

Ai ka shtuar se me vendimin pėr shpėrndarje tė pjesshme tė 20-pėrqindėshit, deri mė tani janė shpėrndarė afėr 50 milionė euro. Lluka pret qė me krijimin e legjislacionit tė ri edhe Dhoma e Veēantė tė pėrshpejtojė punėn e saj nė finalizimin e kėtyre vendimeve.

Kritik ndaj punės sė Dhomės sė Veēantė ėshtė shprehur edhe kryetari i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, Haxhi Arifi. Ai thotė se pėr kėtė problem ka takuar kreun e Dhomės sė Veēantė. Sipas tij, pengesat kryesore vijnė nga ndėrkombėtarėt.

“Pengesė kryesore janė ndėrkombėtarėt. Ata vijnė dhe rrinė gjashtė muaj dhe shkojnė, pastaj vijnė tė tjerėt e kėshtu me radhė dhe askush nuk bėn asgjė”, ka thėnė Arifi.

Ai nuk amniston as Qeverinė e Kosovės dhe instancat mė tė larta gjyqėsore, tė cilat nuk i kanė emėruar tė gjithė gjykatėsit nė kėtė Dhomė.

“Aty punohet nė dy panele. Nė tė parin punojnė vendorėt e nė panelin e dytė punojnė ndėrkombėtarėt. Kėta tė fundit nuk punojnė asgjė. Qė nga viti 2008 nuk ėshtė zgjedhur asnjė lėndė dhe ky ėshtė njė problem i madh”, ka thėnė Arifi.