Nuk ndalet kontrabanda në veri

Publikuar: 04.04.2012 - 16:18

Mitrovicė, 4 prill - Pikat kufitare mes Kosovės e Serbisė janė dy nga pikat kufitare ku mė sė shumti tentohet tė bėhet kontrabanda, thonė zyrtarė tė Doganave tė Kosovės. Kontrabanduesit, sipas tyre, tentojnė t’i fusin mallrat e kontrabanduara mė sė shumti pėrmes rrugėve tjera alternative, nė pamundėsi, siē thonė ata, qė kėtė ta bėjnė pėrmes pikave kufitare.

Zėdhėnėsi i Doganave tė Kosovės, Adriatik Stavileci, thekson se nė ato pjesė tė pikave kufitare ku kontrolli ėshtė mė i ulėt, aty edhe tentohet tė futen mallra nė mėnyrė ilegale.

“Nė pjesėn veriore ka kontroll mė tė ulėt dhe ka kontrabandė mė shumė, por qė prej marrjes sė dy pikave nė kontroll, kemi parė njė zvogėlim tė kontrabandės. Arsyeja pse ka ndodhur zvogėlimi, mund ta dėshmojmė me rritjen e tė hyrave, me rėnien e numrit tė kundėrvajtjeve dhe atėherė kur po tentohet tė kontrabandohet me makina tė vogla”, thekson Stavileci, pėr Radio Evropa e Lirė.

Stavileci bėn tė ditur se disa ditė mė parė nė rajonin e Mitrovicės Dogana e Kosovės ka ndaluar njė automjet tė dyshuar pėr kontrabandė. Ai thekson se nė kėtė automjet janė gjetur njė sasi e madhe e produkteve tė qumėshtit e kontrabanduar  me origjinė nga Serbia.

Sipas Stavilecit, tentimi pėr tė kontrabanduar mallra me makina tė vogla ėshtė njė indikator i qartė se nė pikat kufitare nė Bėrnjak dhe Jarinjė nuk ka hapėsirė pėr  tė kontrabanduar.

Autoritetet e Doganave tė Kosovės bėjnė tė ditur se artikujt qė mė sė shumti kanė peshuar nė ekonominė joformale, janė ato me akcizė, siē janė nafta dhe derivatet e saj, pijet alkoolike dhe duhani, por qė nė periudhėn e fundit ėshtė vėrejtur tė bėhet kontrabandė edhe me produkte tė lira.

Zėdhėnėsi i Doganave tė Kosovės thekson se pėrveē kėtyre dy pikave kufitare me kufirin Kosovė - Serbi, kontrabanda tentohet tė bėhet edhe nė pikat tjera kufitare, siē ėshtė pika kufitare Kosovė-Shqipėri.

“Jo vetėm nė Bėrnjak dhe nė Jarinjė, por edhe nė pjesė tė tjera tė Kosovės ka kontrabandė pėr arsye se Kosova ka njė gjatėsi tė kufirit qė shtrihet nė kufirin e gjelbėr apo kufirin tokėsor, prandaj edhe terreni ėshtė mė i lehtė pėr tė kaluar. Pra kemi kontrabandė qė zhvillohet jashtė rrugėve zyrtare”, shpjegon Stavileci.

Konsiderohet se me vite tė tėra kur pikat kufitare  nė veri kanė qenė jashtė kontrollit, janė kontrabanduar mallra me vlerė deri nė 50 milionė euro, mallra kėto tė cilat  kanė hyrė nė tregun e Kosovės pa paguar asnjė obligim dhe qė e kanė dėmtuar konkurrencėn e lirė.

Nga niveli i lartė i kontrabandės, sipas njohėsve tė ēėshtjeve ekonomike, buxheti i Kosovės dhe ekonomia kosovare nė pėrgjithėsi ka pėsuar humbje tė mėdha.

Sekretari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Berat Rukiqi, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se ekonomia jofomale nė Kosovė ėshtė deri nė 30 pėr qind e bruto produktit tė brendshėm dhe kjo, siē thekson Rukiqi, ėshtė mjaft shqetėsuese.

“Mund tė konsiderohet se tani ka njė nivel mė tė vogėl tė kontrabandės qė bėhet kryesisht nė masė mė tė vogėl dhe me automjete mė tė vogla, por prapėseprapė ėshtė njė vrimė e zezė atje qė edhe prej strukturave serbe financohet pikėrisht nga kjo kontrabandė. Kjo ėshtė shqetėsuese pėr ekonominė e vendit”, thekson Rukiqi.

Kalimi nga ekonomia joformale nė atė formale ishte caktuar nga Qeveria e Kosovės nė prioritetet e planit ekonomik 2011 - 2014.

Por, sidoqoftė, njohės tė ēėshtjeve ekonomike thonė se ky prioritet i Qeverisė nuk duhet mbetur vetėm nė letėr, por tė zbatohet.

Berat Rukiqi shprehet:

“Aksioni i Qeverisė sė Kosovės qė ka rezultuar me marrjen nėn kontroll tė pikave doganore  nė veri, qoftė edhe nė mėnyrė simbolike me doganierė kosovarė, ka ndikuar qė tė ketė nė masė tė madhe tė kemi reduktim tė kontrabandės, por nė pikat tjera konsiderohet tė bėhet shumė mė shumė”.