Te forcohet partneriteti Kosovë - Mali i Zi

Publikuar: 03.04.2012 - 22:00

Prishtinė, 3 prill -  Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu e ka vlerėsua shumė tė rėndėsishme vizitėn e kryetarit tė Odės Ekonomike tė Malit tė Zi , Velimir Mijushkoviq me bashkėpunėtor dhe ka theksuar se duhet forcuar partneritetin nė mes tė dy vendeve dhe dy odave.

“ Si Ode Ekonomike mendojmė se bashkėpunimi ekonomik ėshtė mjeti me i mire i afrimit te interesave te shteteve dhe popujve. Esenca e krejt kėsaj ėshtė qe nuk kemi arsye te jemi te kėnaqur dhe duhet ta avancojmė kėtė bashkėpunim edhe me tepėr, duke pas parasysh afėrsinė gjeografike nuk duhet te pajtohemi me  kėtė kėmbim e tanishėm tregtar .Ėshtė koha kur duhet te forcohet partneriteti ne forma me te avancuara, sepse vetėm pėrmes bashkėpunimit ekonomik mund te bėjmė hapa te mirėfilltė drejt ardhmėrisė dhe zhvillimit ekonomik”, ka thėnė me kėtė rast kreu i OEK-ut.

Gėrxhaliu tha se ėshtė koha kur duhet me tepėr te promovohet rajoni dhe vėrtet ne kėtė mėnyrė t’i eliminojmė barrierat dhe te forcojmė atraktivitetin tone .

“ Qėllimi esencial qe dua ta potencoj ne praninė e ministres Kusari-Lila ėshtė qe te gjinden forma pėr investime ne infrastrukturė nuk mund te jete atraktive porti i Tivarit dhe porte te tjera pėr ekonominė kosovare nėse nuk bėhen investime me te mėdha ne infrastrukture qofte ne aspektin e hekurudhės qofte ne transportin rrugor dhe mbi te gjitha ne transportin publik”, tha kryetari i OEK-ut.

Zėvendės kryeministrja dhe ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila tha se mendon se  kapaciteti i bashkėpunimit ekonomik midis Kosovės dhe Malit te Zi ende nuk ėshtė shfrytėzuar aq sa kemi potenciale.

“ Kemi shume pika te pėrbashkėta ne mes te Kosovės dhe Malit te Zi. Kemi historinė por ēka ėshtė me e rėndėsishmja dhe me e vlefshmja  ėshtė komuniteti malazeze i cili jeton sot ne Kosovė dhe komuniteti shqiptar i cili jeton sot ne Malin e Zi, prandaj janė kushtet te natyrshme janė qe ne te kemi njė bashkėpunim me te madh pėrderisa ekziston vullneti nga te dy anėt atėherė duhet te bėjmė te pamundurėn ta jetėsojmė kėtė bashkėpunim” .

Velimir Mijushkoviq, kryetar i Odes Ekonomike te Malit te Zi u pajtua me vlerėsimin se nuk janė  shfrytėzuar te gjitha mundėsit pėr njė bashkėpunim me te mire ne mes  tė dy vendeve, duke theksuar se tregjet e dy vendeve janė tė mbėshtetura njėra nė tjetrėn.

“ Pėr njė bashkėpunim te mirėfilltė na duhet edhe mbėshtetja e qeverive tona dhe unė falėnderoj edhe njėherė zv/kryeministren qe ėshtė sot me ne dhe shpresojmė se do te kemi te njėjtėn mbėshtetje edhe nga qeveria e Malit te Zi dhe marrėveshjet dhe bashkėpunimi ekonomik ne mes te dy vendeve te forcohet dhe te lehtėsohet . Dy qeveritė duhet ti caktojnė prioritetet pra pėr infrastrukturė e cila do te lidhte me shume kėto dy vende dhe unė shpresoj qe gjate vizitės se kryeministrit te Malit te Zi ne Kosove e cila do te ndodh se shpejti do te jete njė prioritet gjate bisedės se dy kryeministrave”, tha zoti Mijushkoviq.

Ai kėrkoi qė turistėt nga Kosova pėrveē Ulqinit, tė vizitojnė edhe rivierat e tjera malazeze. Por, nė kėtė aspekt ai i kritikoi drejtorėt e rivierave tė tjera, tė cilėt me gjithė qė ishin ftuar, nuk kanė ardhur nė Prishtinė pėr tu promovuar.