Spanja shkurton buxhetin

Publikuar: 30.03.2012 - 20:14

Madrid, 30 mars - Qeveria spanjolle ka shpalosur draft-buxhetin pėr vitin 2012, i cili pėrfshin shkurtime nė shumė mbi 27 miliardė euro. Qeveria njoftoi se masa pėrfshin ngrirjen e pagave tė punėtorėve tė sektorit publik dhe reduktimin e buxheteve pėr ministritė me rreth 17 pėr qind.

Pas mbledhjes sė kabinetit, zėvendėskryeministrja Soraya Saenz de Santamaria tha se Spanja “ka qenė nė njė situatė tė jashtėzakonshme”.

Sipas saj, prioritet i parė ėshtė “tė pastrohen llogaritė publike”.

Kryeministri Mariano Rajoy, qeveria e tė cilit ka marrė detyrėn 100 ditė mė parė, ka paralajmėruar se draft-buxheti “mund tė jetė shumė i ashpėr”.

Ekonomia e Spanjės po rrėshqet sėrish nė recesion, nė kohėn kur shkalla e papunėsisė sė saj ėshtė mė e larta nė mesin e tė 17 vendeve tė Eurozonės.