Prodhimet kineze po shkatërrojnë biznesin me konkurrencë të pandershme

Publikuar: 17.02.2012 - 17:30

Tiranė, 17 shkurt - Tjetėrsimi i modelimeve, ēmimet e ulėta, konkurrenca e pandershme, janė bėrė shkaktar tė mbylljes sė punishteve tė veshjeve tradicionale dhe tė prodhimeve tė orendive shtėpiake autoktone tiranase me qendėr nė fillim tė rrugės sė Durrėsit dhe afėr pazarit “Avni Rustemi” nė Tiranė.

Mbyllja e tyre tani bėn mė shumė se njė vit. Kjo gjė vėrehet fare mire tek tregtarėt e suvenireve, tė cilėt e kanė ndjerė shumė kėtė luhatje. Jo vetėm kaq, por janė vetė artizanėt ata qė luftojnė me aq sa kanė mundėsi pėr tė mbrojtur punėn e dorės. Dyqanet janė tė mbushura me bluza tė qėndisura, por ē’e do, nuk janė tė qėndisura nga duart e qėndistareve tiranase, por nga makineritė kineze. “Po krijohet njė konkurrencė shumė e pandershme. Shikohen nė ēdo dyqan bluza, ēarēafė, mbulesa tavoline tė qėndisura me modele shqiptare, ornamentet janė autoktone shqiptare, por tė bėra me makineri tė sofistikuara kineze”, ankohet qėndistarja Hyrie Qordja, e cila mori pjesė nė panairin e dinamikave shqiptare nė fund tė muajit prill tė vitit kaluar.

Duke folur pėr agjencinė Noa, ajo sqaroi se janė panairet ato qė ua bėjnė tė mundur paksa marketingun e punės tyre. Edhe pse disponon njė dyqan tė vogėl suveniresh nė fillim tė pazarit tė ri, kėto dy vitet e fundit ajo shpreh vetėm shqetėsim. “Pronarėt e mėdhenj marrin modelet tona, i dėrgojnė nė Kinė dhe me ēmime qesharake prodhojnė kėmisha me motive shqiptare dhe vijnė e i shesin sa pėr tė thėnė. Ndėrsa prodhimet tona kanė mbetur stoqe, pasi shumė pak e kuptojnė ndryshimin”, vijon sė treguari qėndistarja tiranase.

Ajo shton se si shoqatė e kanė denoncuar disa herė kėtė fenomen por nuk ėshtė marrė asnjė lloj mase ndaj tij. Jo vetėm kaq, por ulja e shitjes sė prodhimtarisė sė tyre ka bėrė qė njė pjesė e mirė e qėndistareve tė kėrkojnė treg edhe nė Kosovė. “Nė Kosovė ēdo gjė ėshtė ndryshe, tė gjithė e mbrojnė me fanatizėm veshjen kombėtare, si tė trevės tyre ashtu dhe tė trevave tjera mbarė shqiptare. Aty vijnė dhe porosisin kėmisha e bluza vetėm tė jenė tė qėndisura nga dora jonė”, vijon sė treguari qėndistarja tiranase.

Isuf Skėnderi, artizani tiranas, e quan tė pandershme konkurrencėn e tregtarėve me produkte tė kopjuara nė Kinė. Ai thekson se nuk ka nguruar asnjėherė sė denoncuari konkurrencėn e pandershme, por deri mė tani nuk ėshtė marrė asnjė masė nga dora e shtetit. Ai ėshtė shumė i dhėnė pas profesionit tij dhe kėrkon njė mbėshtetje mė tė madhe nga shteti shqiptar. Madje ai e shpreh fare hapur dhe problemet qė kanė tė bėjnė me ruajtje e traditės nga Ministria e Kulturės Rinisė dhe Sporteve. “Sot nė Ministrinė e Kulturės nuk ka njė specialist tė mirėfilltė pėr artizanatin. Nuk ėshtė realizuar asnjė panair me prodhimet tona nė shtetet fqinje. Nuk ėshtė nevoja qė bluzat, kėmishat apo qeleshet tė qepen nga makineritė kineze, duke pasur qėndistaret e mirėfillta shqiptare”, pėrfundon artizani tiranas.

Flutura Mata pohon se edhe puna me grep (sixhade, ēarēafė e tė ngjashme) sa vjen e zvogėlohet, pasi njė pjesė e mirė e tyre zėvendėsohet me mbulesa tė punuara nė makineritė kineze. Edhe ēentrot e grepit kanė filluar tė zėvendėsohen me ato tė punuara me material plastike tė hollė, imitim grepi qė sa vijnė e tjetėrsojnė edhe modelet origjinale.

Panairet i pėrdorim mė shumė pėr tė promovuar punėn tonė dhe pėr tė kėrkuar hapėsira shitje si dhe tė drejta pėr ta mbrojtur origjinalitetin e modeleve autoktone shqiptare”, pėrfundon Mata, kryetare e Shoqatės pėr Mbrojtjen e Traditės Shqiptare.