Bankat komerciale realizuan 37 milionë euro fitime

Publikuar: 10.02.2012 - 09:21

Prishtinė, 10 shkurt - Bankat komerciale qė operojnė nė Kosovė kanė shėnuar profitin mė tė lartė qė nga themelimi i tyre nė Kosovė. Brenda 12 muajve operimi gjatė vitit 2011, tetė bankat komerciale qė operojnė nė tregun financiar tė vendit kanė shėnuar sė bashku mbi 37 milionė euro profit, shkruan sot “Koha Ditore”. Pėrqindjen mė tė madhe nga profiti i pėrgjithshėm i bankave e kanė shėnuar “ProCredit Bank” dhe “Raiffeisen Bank”. E para ka shėnuar profit prej 16 milionė e 835 mijė eurove, derisa “Raiffeisen” ka shėnuar profit prej 12 milionė e 50 mijė eurove. Ky raportim ėshtė bėrė nga vetė bankat komerciale nė Bankėn Qendrore tė Kosovės. Nė krahasim me operimin gjatė vitit 2010, bankat komerciale realizuan rreth 5 milionė euro profit mė shumė.

Raporti i publikuar sė voni tregon se me gjithė profitin e shėnuar, bankat vazhduan tė pėrballen me rritje tė ngadaltė tė kreditimit dhe tė realizimit tė depozitave nga klientėt.

Vlera e pėrgjithshme neto e kredive tė dhėna nga bankat komerciale e shėnuar mė 31 dhjetor tė vitit 2011 arriti nė 1 miliard e 562 milionė euro. Ndėrkohė gjatė vitit 2010, vlera e kredive neto e dhėnė nga bankat komerciale ishte nė vlerėn prej 1 miliard e 335 milionė eurosh. Brenda vitit 2011 kreditimi shėnoi rritje prej 227 milionė eurove. Krahas ngadalėsimit tė kreditimit, vlera e depozitave gjatė vitit 2011 u rrit pėr 100 milionė euro. Tetė bankat qė operojnė nė vend shėnuan gjatė vitit tė kaluar 2 miliardė e 97 milionė euro. Gjatė vitit 2010, vlera e pėrgjithshme e depozitave tė klientėve nė banka komerciale ishte 1 miliard e 927 milionė euro (gjerėsisht nė ‘Kohėn Ditore’).

Gzimi10.02.2012/21:51

O njerz mos merrni rkedi ne bankat e Kosoves sepse interesat kamatat jan mete lartat ne BOT .katastrof ......ne kosoven e bananeve .

gjon berisha10.02.2012/14:24

Kane fitue sepse ne kemi marr kredi te ata, nuk ka konkurence dhe ka marrveshje ... tel prandaj cmimet jane te larta. Por per kredite qe njerzit marrin te ata banka sigurohet prej 200 deri 300 te vleres se kredise. Kurse per depozitat qe njerezit kane ne banka ato garantojn as 10 te vleres se tyre, shuma totale e kredive te gjitha bankave nuk eshte me e madhe se shuma totale e depozitave ne te njejtat banka, por shuma garantuese eshte shume qesharake Kosovaret granatojn me 200 deri 300 e ato bankat e huaja me ligje te BQK's qe depozitat ne rast krize, falimentimi as me 10 te vlerave te depozituara, ose me shume maksimale deri 25000 EUR ao ????, me fjale tjera shuma, apo ligji qe BQK dhe shteti garanton depozituesit nuk eshte askund, nuk e gjen askund.....

Arber10.02.2012/10:59

Se paku 3 te katertat i kane harame, me keto kamata te paperballueshme