AKP shpërfill Kushtetuesen, Punëtorët e Fabrikës së Tubave në protestë

Publikuar: 20.12.2011 - 09:05

Prishtinė, 20 dhjetor - Dy ditė pas afatit tė ligjor pėr zbatimin e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, dhjetėra punėtorė tė Fabrikės sė Tubave nė Ferizaj kanė bllokuar dyert e objektit tė Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės. Ata kanė kėrkuar zbatimin e plotė tė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese qė garanton 30 milionė euro pėrfitime pėr punėtorėt dhe kompletimin e procesit tė dhėnies sė 20-pėrqindėshit pėr punėtorėt e kėsaj ish-ndėrmarrjeje shoqėrore. Protestėn e nisur nė qendėr tė kryeqytetit nė mesditė, punėtorėt e vazhduan drejt objektit tė Qeverisė sė Kosovės, Agjencisė Kosovare tė Privatizimit, pėr ta pėrmbyllur te objekti i BSPK-sė. Kėrkesė kryesore e punėtorėve tė Industrisė Metalike tė Kosovės-Fabrika e Tubave nė Ferizaj, mbetet zbatimi i vendimit tė Gjykatės Kushtetuese i cili specifikon qė nga data 17 dhjetor 2011 duhet tė zbatohet nė pėrpikėri vendimi pėr pagesėn e dėmshpėrblimit nė lartėsinė prej afro 30 milionė eurosh pėr kėta punėtorė.

Pėrfaqėsuesit sindikalė tė punonjėsve tė Fabrikės sė Tubave kanė thėnė tė hėnėn se ky afat kohor i zbatimit tė aktgjykimit ka kaluar tė shtunėn dhe kjo sipas tyre ėshtė arsyeja e protestės sė punėtorėve. Ali Azemi, pėrfaqėsues sindikal i punėtorėve, ka theksuar se punėtorėt kanė kėrkuar para Qeverisė qė ky aktgjykim tė zbatohet, sepse ėshtė obligim kushtetues. Sipas nenit 116 tė Kushtetutės kanė obligim tė gjitha institucionet e Kosovės aktgjykimet tė zbatohen nė pėrpikėri, dhe qė ato tė mos komentohen.

Zyrtarė tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit kanė vlerėsuar se nuk ka bazė ligjore pėr zbatimin e plotė tė vendimit tė Kushtetueses, meqė vendimi kėrkon kompensimin pėr kohėn sa ndėrmarrjet shoqėrore kanė qenė nėn menaxhim nga masat e dhunshme.

Pas vendimit qė kishte marrė Gjykata Kushtetuese nė fund tė vitit tė kaluar, Agjencia Kosovare e Privatizimi kishte kėrkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese rreth vendimit.

Kjo e fundit edhe njė herė i ka bėrė tė qartė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit se vendimi i Gjykatės Komunale tė Ferizajt rreth punonjėsve tė Fabrikės sė Tubave ėshtė i plotfuqishėm dhe si i tillė duhet tė zbatohet.

Sipas vendimit, punėtorėve u ėshtė njohur e drejta pėr kompensim tė mjeteve materiale financiare, pėr kohėn e largimit tė tyre tė dhunshėm nga fabrika nga forcat serbe qė nė vitin 1990 (mė gjerėsisht nė “Kohėn Ditore”).

ibrahimi 02.04.2012/21:35

turp per kta qe nuk e zbatojne vendimin e gjykates kushtetuese te kosoves po te ishte ne shtetet e be do te ishte paguar borgji plus kamata ne afat por ketu jo ska drejtesi dhe ligj

IMK20.12.2011/14:22

Jetojme ne nje vend ku nuk zbatohen vendimet e gjykates kushtetuese, mos vet per neve qka na ka gjet...