Statusi e benefitet e veteranëve të luftës, më vonë

Publikuar: 02.12.2011 - 10:12

Prishtinė, 2 dhjetor - Ekzekutivi ka obliguar deputetėt qė t’i tėrheqin amendamentet e bėra gjatė punės nė Komisionin pėr Punė, Shėndetėsi dhe Mirėqenie Sociale, nė projektligjin qė pėrcakton tė ardhurat pėr kategorinė e veteranėve tė luftės. Anėtarėt e kėtij komisioni parlamentar kanė tėrhequr idetė e tyre nga projektligji pėr vlerat e luftės, duke e kthyer atė nė gjendjen nė tė cilėn e kishte dorėzuar Qeveria tek Kuvendi, shkruan sot “Koha Ditore”. Nė kėtė mėnyrė, marrėveshja e Qeverisė me Fondin Monetar Ndėrkombėtar do tė mbetet e paprekur. Ky hap, nė bazė tė marrėveshjes sė lidhur me Bankėn Botėrore, i hap rrugėn ardhjes sė 20 milionė eurove nga ky institucion financiar botėror. Nė anėn tjetėr, vetėm neni 12 i projektligjit pėrmend ēėshtjen e veteranėve. Nė kėtė nen thuhet se duhet tė krijohet njė ligj i posaēėm nėpėrmjet tė cilit caktohen statusi dhe benefitet pėr kėtė kategori.

“Sipas dispozitave tė kėtij ligji, nga organi pėrgjegjės i Qeverisė njihet dhe pėrcaktohet statusi i veteranėve tė UĒK-sė. Tė drejtat nė beneficione pėr veteranėt e UĒK-sė, si dhe kriteret e kualifikimit pėr njohjen dhe realizimin e tyre do tė rregullohen me ligj tė veēantė”, thuhet nė projektligj.

Nė kėtė kontekst ėshtė themeluar njė komision, i cili gjatė vitit 2012 do tė bėjė verifikimin e veteranėve tė luftės dhe mė krijimin e njė liste tė plotė me emrat e tyre. Ky do tė jetė edhe hapi i pari i fillimit tė punės nė projektligjin qė pėrcakton statutin e veteranėve dhe benefitet e tyre.

Ndėrkohė nė projektligjin, i cili pritet qė tė shkojė nė lexim tė dytė gjatė dhjetorit, janė tė pėrcaktuara benefitet pėr kategoritė e tjera tė luftės, familjet e dėshmorėve dhe viktimave civile, invalidėve dhe tė dėmtuarve tė tjerė nė luftė (gjerėsisht sot nė “Kohėn Ditore”)







Vlera financiare e pėrfitimeve, sipas Projektligjit pėr vlerat e luftės



Pensionet familjare pėr familjet e dėshmorėve tė UĒK-sė

Familja qė e ka dhėnė njė dėshmor    358,50 €

Familja qė i ka dhėnė dy dėshmorė    428,70 €

Familja qė i ka dhėnė tre dėshmorė    463,80 €

Familja qė i ka dhėnė katėr dėshmorė    498,90 €

Familja qė i ka dhėnė mė shumė se 4 dėshmorė    534,00 €



Pensionet familjare pėr familjet e tė zhdukurve tė UĒK-sė

Familja me njė tė zhdukur tė UĒK-sė        358,50 €

Familja me dy tė zhdukur tė UĒK-sė        428,70 €

Familja me tre tė zhdukur tė UĒK-sė        463,80 €

Familja me katėr tė zhdukur tė UĒK-sė    498,90 €

Familja me mė shumė se 4 tė zhdukur tė UĒK-sė    534,00 €



Pensionet invalidore personale pėr invalidėt e UĒK-sė

Invalidi me dėmtim trupor mbi 80%    358,50 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 71- 80%    330,00 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 61- 70%    315,00 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 51- 60%    300,00 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 41 -50%    285,00 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 31- 40%    255,00 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 20 -30%     180,00 €



Shtesa pėr pėrkujdesje dhe ndihmė pėr invalidėt e UĒK-sė

Kujdestari pėr invalidin me dėmtim trupor me mbi 80%  = 180,00 €



Pensionet familjare pas vdekjes sė invalidit tė UĒK-sė

Invalidi me dėmtim trupor mbi 80%    286,80 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 71- 80%    264,00 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 61- 70%    252,00 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 51- 60%    240,00 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 41 -50%    228,00 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 31- 40%    204,00 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 20 -30%    144,00 €



Pensionet familjare pėr familjet e viktimave civile

Familja e viktimės civile    135,00 €



Pensionet familjare pėr familjet e tė zhdukurve civilė

Familja e tė zhdukurit civil    135,00 €



Pensionet invalidore personale pėr invalidėt civilė tė luftės

Invalidi me dėmtim trupor mbi 80%    122,00 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 61- 80%    109,00 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 40- 60%    96,00 €



Shtesa pėr pėrkujdesje dhe ndihmė pėr invalidėt civilė tė luftės

Kujdestari pėr invalidin me dėmtim trupor me mbi 80%    40,10 €



E drejta nė pensionin familjar pas vdekjes sė invalidit civil tė luftės

Invalidi me dėmtim trupor mbi 80%    98,60 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 61- 80%    88,20 €

Invalidi me dėmtim trupor prej 40- 60%    77,80 €

Liman Kaba11.09.2013/14:18

Po cka pas nevoje te hargjime te beje ,kur deri 2015 15 e ish veteraneve nuk jane gjalle.po mendojm veteraneve qe vertet kan marr pjese,e ne listate reja ka nen 34 vjecar sigurisht femijet kan marr pjese.Marre une si vetereran kam pa cfar nepotizimi,koorupsioni ne listat qe ka derguaOVL neper fakultete pjesemarrsit.Turp qe Kosoves as sote kush nuk mund me ba Haram edhe kontributi im