Kërkohen masa të shpejta për projektet energjetike

Publikuar: 14.11.2011 - 16:21

Prishtinė, 14 nėntor - Mungesa e realizimit tė disa projekteve energjetike ka vėnė Kosovėn nė njė situatė tė vėshtirė. Madje, sipas shoqėrisė civile dhe ekspertėve tė kėtij sektori, duhen masa tė shpejta pėr marrjen e vendimeve edhe pėr projektet e reja nė fushėn e energjisė sė pastėr. Profesori i energjisė nė Universitetin e Kalifornisė, Daniel Keeman, ka prezantuar para tė pranishmėve planin pėr evidencimin e mundėsive pėr investime nė sektorin e energjisė. Ai ka thėnė se pret qė brenda njė periudhe tė shkurtė tė dalė me analizat rreth kapaciteteve tė mundshme tė investimeve nė energjetikė. Nga ana tjetėr, ish-ministrja e Energjisė, Justina Shiroka-Pula, ka pėrmendur disa nga planet e kahershme tė institucioneve tė vendit pėr energjinė si e prodhuar nga linjiti, ashtu edhe nga ajo e prodhuar nga energjia e pastėr. Nga ana tjetėr, eksperti i energjetikės, Naim Hoxha, ka thėnė se zgjidhja mė e shpejtė pėr pėrmirėsimin e situatės energjetike ėshtė lidhja e sistemit energjetik tė vendit me ato tė rajonit, e sidomos me atė tė Shqipėrisė.