Në Shqipëri me kartë elektronike shëndetësore

Publikuar: 12.02.2014 - 09:22

Tiranė, 12 shkurt  - Qytetarėt e Shqipėrisė nuk do tė kenė nevojė, qė pėr tė marrė njė shėrbim shėndetėsor, tė marrin me vete librezė shėndetėsore. Ajo tashme do tė zėvendėsohet me kartėn e shėndetit.

Drejtori i Fondit te Sigurimeve Shėndetėsore, Astrit Beci tha se kjo do tė ndikojė nė rritjen e cilėsisė sė shėrbimit mjekėsor pėr pacientet.

"Shfrytėzoj kėtė takim pėr t'ju pėrcjellė iniciativėn tonė pėr tė kaluar nga pėrdorimi i librezės sė shėndetit te karta e shėndetit. Projekti do tė nisė tė aplikohet shumė shpejt nė disa qendra nė Tiranė, pėr t'u shtrirė mė pas nė tė gjithė Shqipėrinė. Ky projekt do tė pėrmirėsojė dukshėm cilėsinė e punės sė mjekėve dhe farmacistėve, si dhe kontrollin e tyre. Ne do tė kthejmė kėshtu kohėn dhe rolin e mjekut nė familjes nė funksion tė shėrbimit ndaj pacientėve, pasi ata nuk do tė jenė mė tė detyruar tė plotėsojnė fletė-libreze pa fund, por me njė mjet tė thjeshtė, kartėn e shėndetit, pacientėt do tė marrin shėrbimin e duhur shėndetėsor", tha Beci.

Ndėrsa, ministri i Shėndetėsisė Ilir Beqja tha se edhe receta qė lėshon mjeku, tashmė do tė jetė recete elektronike, e cila nuk i jepet pacientit nė dorė, por kalon direkt nė sistem dhe se nė tė do tė pėrshkruhet vetėm emri gjenerik i ilaēit dhe jo emri i patentės, ēka i shtyn mjeket tė rekomandojnė shpeshherė medikamente tė njėrės apo tjetrės kompani, nė kėmbim tė favoreve tė ndryshme.