Bujqësia potencial zhvillimi, megjithatë e anashkaluar

Publikuar: 11.10.2013 - 08:58

Prishtinė, 11 tetor - Bujqėsia, e cila konsiderohet si njė nga potencialet mė tė mėdha qė ka Kosova, vazhdon tė mbetet e pazhvilluar pėr shkak tė investimeve tė pakta qė bėhen nė kėtė sektor.

Ekspertė tė bujqėsisė dhe pėrfaqėsues tė agrobizneseve, thonė se zhvillimi ekonomik mė i pėrshpejtuar nė Kosovė, mund tė ndodhė vetėm nėse zhvillohet sektori i bujqėsisė. Sipas tyre, me zhvillimin e bujqėsisė mund tė rritet Bruto Produkti Vendor dhe tė zbutet shkalla e lartė e papunėsisė.

Profesori i Bujqėsisė nė Universitetin e Prishtinės, Ymer Rusinovci, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se pavarėsisht faktit se sektori i bujqėsisė ėshtė njė nga sektorėt mė strategjik tė njė vendi, nė Kosovė mbetet i anashkaluar.

“Nė Kosovė, kjo situatė nė kėto 14 vjet ėshtė thuajse alarmante, problemet janė grumbulluar. Si problem mjaft shqetėsues janė strukturat qeveritare qė nuk e trajtojnė si duhet Ligjin pėr shfrytėzimin, menaxhimin dhe ruajtjen e drejtė tė tokės bujqėsore”.

 “Kjo pasuri, ky resurs natyror po shkatėrrohet, po degradohet dhe po tjetėrsohet dita-ditės. Kjo gjendje tė shpie nė pasoja tė mėdha dhe e cila mund t’i kushtojė shumė shoqėrisė, por edhe brezave tė ardhshėm”, thotė Rusinovci.

“Agrovizion”, ėshtė njėra nga kompanitė nė Kosovė, e cila merret me bujqėsi. Kjo kompani menaxhon 40 hektarė tokė bujqėsore. Nė tregun e Kosovės ajo ėshtė prezent me shumė prodhime bujqėsore.

Labinot Spahiu, menaxher i shitjes dhe marketingut nė kėtė kompani, tregon pėr Radion Evropa e Lirė se janė ndihmuar nga institucionet kompetente tė Kosovės pėr tė zhvilluar veprimtarinė e tyre.

“Ky sektor me kapacitete qė ne punojmė, kėrkon shumė investime deri te koha kur fillon kthimi i investimeve. Kėtė do ta quaj njė problem dhe sfidė”, bėn tė ditur Spahiu.

Zhvillimi i sektorit tė bujqėsisė ishte paraparė tė jetė njė ndėr prioritetet e Qeverisė sė Kosovės, nė kuadėr tė planit tė zhvillimit ekonomik pėr periudhėn 2011-2014.

Ky plan, sektorin e bujqėsisė e kishte konsideruar si njė nga potencialet mė tė mėdha pėr zhvillim mė tė hovshėm ekonomik nė vend.

Institucionet e Kosovės vazhdimisht kishin theksuar se po punojnė nė rimėkėmbjen e bujqėsisė. Po ashtu, ishte ngritur edhe buxheti pėr bujqėsinė. Sipas tė dhėnave zyrtare, buxheti i Ministrisė sė Bujqėsisė nga 300 mijė euro sa ishte nė vitin 2007, ėshtė rritur nė 24.3 milionė euro nė vitin 2013.

Sidoqoftė, investimi nė kėtė sektor, nga eksperti i bujqėsisė Ymer Rusinovci  vlerėsohet tė jetė ende shumė i vogėl.

“Bujqėsia nuk ka njė tretman, qė meriton dhe tė cilin duhet ta ketė. Nuk po marr ndonjė shembull qė ka tretman tė lartė nė bujqėsi, siē janė vendet e Bashkimit Evropian apo Amerika. Zakonisht modelet merren me shtete e rajonit. Nė secilin prej vendeve tė rajonit, bujqėsia e ka njė tretman shumė mė tė mirė krahasuar me ne, shikuar edhe nga projeksionimi buxhetor, shikuar edhe nga qasja dhe serioziteti”, vlerėson Rusinovci.

Kosova, vazhdon tė jetė importuese e madhe e prodhimeve bujqėsore. Sipas tė dhėnave tė Doganave tė Kosovės, misri dhe gruri janė produktet ushqimore, tė cilat mė sė shumti importohen nga shtete tė ndryshme tė botės.