Ministria e Financave e Shqipërisë bllokon pagesat

Publikuar: 05.07.2013 - 11:15

Tiranė, 5 korrik - Ministria e Financave i Shqipėrisė pezullon tė gjithė prokurimet me pėrjashtim tė blerjes sė ilaēeve. Vendimi pėr bllokimin e tė gjitha veprimeve pėr shpenzimet publike hyn nė fuqi mė 8 korrik, raporton Shekulli.. Nga ky rregull do tė pėrjashtohen fondet buxhetore qė shkojnė pėr shėrbimin e ushqimit apo medikamenteve, nė ato njėsi ku kryhet ky shėrbim, prokurimet pėr blerjet e vogla, ku hyjnė blerjet deri nė 10 mijė lekė dhe investimet nga tė ardhurat e realizuara nga njėsitė e qeverisjes sė pėrgjithshme.

Burime nga Ministria e Financave bėjnė tė ditur se do tė reduktohen shpenzimet operative `e tė gjitha njėsive mė 20 %, reduktohet 30 % masa e mbulimit tė shėrbimit tė telefonisė celulare pėr tė gjithė ata qė pėrfitojnė, fondet e papėrdorura pėr pagesėn e telefonisė fikse, pėr periudhėn e mbetur pėrgjysmohen, si dhe hiqen pagesat e anėtarėve tė bordeve tė ndryshme. Nuk do tė ketė tė punėsuar tė rinj me kontrata nė administratė, thuhet nė projekt-vendim, ndėrkohė qė hiqen dietat e udhėtimeve jashtė vendit pėr tė gjithė nėpunėsit e administratės publike.

Nga kjo pėrjashtohen vetėm fondet pėr udhėtimet e rėndėsisė sė veēantė, aktivitete qė pėrfshijnė titullarėt e institucioneve, si ministritė apo institucione nė varėsi tė Kėshillit tė Ministrave. Ky vendim i Ministrisė sė Financave vjen ne njė kohė kur gjatė 6 muajve tė parė tė vitit u rritėn mbi planifikimin shpenzimet publike, ndėrkohė qė tė ardhurat nuk janė realizuar sipas parashikimit, duke ndikuar nė rritjen e deficitit buxhetor pėr kėtė periudhė.

Ndėrkohė qė tė ardhurat nė buxhet kanė prekur minimumet historike. Gjysma e parė e vitit ka nxjerrė nė pah krizėn e thellė nė tė cilėn ėshtė zhytur buxheti i shtetit.

Deficiti ėshtė thelluar mė tej gjatė muajit qershor, duke vėnė nė pikėpyetje mundėsinė e qeverisė edhe pėr tė mangėsinė e pagesės sė pagave dhe pensioneve. Ministria e Financave ka publikuar shifrat e muajit Qershor ku tė ardhurat nga administrata fiskale llogariten tė jenė rreth 5,5 miliardė lekė mė pak se planifikimi nė fillim tė vitit. Sipas tabelės sė Ministrisė sė Financave mėsohet se tė ardhurat tatimore rezultojnė 3,1 miliardė lekė mė pak se plani, ndėrsa tė ardhurat nga doganat janė 2,4 miliardė lekė mė pak. Referuar tė njėjtave tė dhėna, tė ardhurat llogariten tė jenė 21,2 miliardė lekė, ndėrkohė qė nė fillim tė vitit ishin planifikuar nė vlerėn 30,3 miliardė lekė.

Krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė vitit mė parė, pėrsėri niveli I mbledhjes sė tė ardhurave ėshtė nė rėnie. Krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė vitit mė parė tė ardhurat nga tatimet dhe doganat ishin nė vlerėn 23,8 miliard lekė, ose 2,6 miliardė mė shumė se muaji Qershor i kėtij viti. Deficitit buxhetor nga 3,9 miliardė qė ishte planifikuar, ka shkuar nė 5,5 miliardė lekė vetėm pėr muajin Qershor.

Nė programimin vjetor tė buxhetit tė ardhurat janė llogaritur tė jenė nė vlerėn 360,6 miliardė lekė, shpenzimet nė 409,5 miliardė lekė dhe deficiti nė vlerėn 48,9 miliardė lekė. Tė ardhurat Niveli i tė ardhurave nė arkėn e shtetit shqiptar nė pesė muajt e parė tė viti 2013 ėshtė i njėjtė me atė tė vitit 2008.