Auditori zbulon shumë shkelje në Ministrinë e Punës

Publikuar: 20.06.2013 - 10:08

Prishtinė, 20 qershor   - Auditori i Pėrgjithshėm ka zbuluar njė mal shkeljesh nė Ministrinė e Punės dhe Mirėqenies Sociale(MPMS),e cila udhėhiqet nga Nenan Rashiq.

Sipas auditorit, nė Shtėpinė e Pleqve nė Prishtinė pėr njė sezon dimėror (periudhė gjashtė mujore) ishin shpenzuar 51,500 litra tė derivateve (naftė) nė vlerė prej 65,405 euro.

Auditori ka gjetur edhe shkelje tė tjera nė kėtė Ministri, pėrkatėsisht me kontratat e punės sė stafit. MPMS,sipas auditorit, kishte nėnshkruar kontratė tė rregullt pune nė pozitė drejtuese, me pagė sekondare. Nė kontratė nuk ishte precizuar orari i punės, shkruan “Zėri”.

Nė bazė tė shėnimeve nga sistemi i Payrollit, auditori ka vėrejtur se zyrtari i njėjtė ka edhe kontratė tė rregullt pune me pagė primare nė njė organizatė tjetėr buxhetore.

Edhe sa i pėrket pagesave pėr punėt jashtė orarit tė stafit,nė tri raste nė Administratėn Qendrore tė MPMS-sė, pėr shkak tė rritjes se vėllimit tė punėve pas shkuarjes sė disa zyrtarėve nė pushime, u janė bėrė kompensimet zyrtarėve aktivė pėr kryerjen e detyrave shtesė, kėto punė shtesė janė kryer gjatė orarit tė rregullt tė punės.

Ministria e Punės gjatė vitit 2012 nė pesė raste ka lidhur kontrata mbi vepėr (tė pėrkohshme) jashtė procedurave tė konkursit.