Resurset bujqësore nuk mungojnë, nevojiten më shumë investime

Publikuar: 06.06.2013 - 18:44

Prishtinė, 6 qershor - Zhvillimi i sektorit tė bujqėsisė ishte paraparė tė jetė njė ndėr prioritetet e Qeverisė se Kosovės, nė kuadėr tė planit tė zhvillimit ekonomik pėr periudhėn 2011-2014. Ky plan sektorin e bujqėsisė e kishte konsideruar si njė nga potencialet mė tė mėdha pėr zhvillim tė mė tė hovshėm ekonomik nė vend.

Megjithatė, investimi nė kėtė sektor, nga ekspertė tė fushės sė bujqėsisė vlerėsohet tė jetė shumė i paktė.

Profesori i politikave bujqėsore nė UP, Halim Gjergjizi thotė pėr Radion Evropa e Lirė se Kosovės i mungon njė strategji afatgjate e zhvillimit tė bujqėsisė nė tė cilėn do tė vendoseshin prioritet qė mund tė realizojnė njė rritje tė prodhimit

“Bujqėsia, nė pėrgjithėsi prodhimi i ushqimit, duhet tė jetė sė paku nė tė ardhmen njė ndėr pėrparėsitė konkurruese nė Kosovė, sigurimi i ushqimit si pėr nevojat e vendit po ashtu edhe pėr eksportet. Bujqėsia me tė vėrtetė ėshtė njė resurs i cili nė tė ardhmen duhet tė favorizohet shumė mė tepėr se sa qė ėshtė favorizuar deri mė tani”, shton Gjergjizi.

Pėr tė shfrytėzuar resurset natyrore qė ka vendi ynė, Gjergjizi thotė se kėrkohet njė organizim i gjithė sektorit tė bujqėsisė dhe mbi tė gjitha, siē thotė ai, duhet tė definohet statusi i fermerit dhe tė mendohet se si mund tė mbėshtet ky subjekt ekonomik.

“Njė ndėr prioritetet ėshtė dashur tė jetė bujqėsia. Te ne problemi kryesor ėshtė se na mungon njė strategji afatgjate e zhvillimit tė bujqėsisė, ku do tė definohet prioritet, pra cilat do tė jenė prioritet nė bazė tė tė cilave ne mund tė realizojmė njė rritje tė prodhimit dhe plotėsimit tė nevojave tė tregut”, shton Gjergjizi.

Kosova, vazhdon tė jetė importuese e madhe e prodhimeve bujqėsore. Sipas tė dhėnave tė Doganave tė Kosovės, misri dhe gruri janė produktet ushqimore qė mė sė shumti importohen nga jashtė.

Udhėheqės i Federatės sė Sindikatės sė Bujqve tė Kosovės, Tahir Tahiri konsideron se importi i prodhimeve bujqėsore ndodh pikėrisht pėr shkak tė investime tė vogla qė bėhen nga Qeveria pėr bujqėsinė.

“Faktori numėr njė qė ndikon negativisht nė zhvillimin e bujqėsisė ėshtė se nuk ka investime, maksimumi nė bujqėsinė e Kosovės investohen 1.7 pėr qind nga buxheti i shtetit, ndėrsa nė rajon investohen 5 deri nė 7 pėr qind. Maqedonia investimin nė bujqėsi e ka 4.5 pėr qind nga buxheti i shtetit”, thotė Tahiri.

Ndėrkohė,  zyrtarė tė Ministrisė sė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural pėrsėrisin se viteve tė fundit ky sektor ėshtė vendosur si prioritet i qeverisė dhe shihet si sektor strategjik dhe se vlera e investimeve ėshtė duke u rritur.

“Po e marr vetėm njė krahasim statistikor. Derisa nė vitin 2007 prej granteve dhe subvencioneve kemi pasur 350 – 400 mijė euro, tash nė vitin 2013 kemi njė buxhet prej 27 milionė euro. Nėse e krahasojmė kėtė buxhet me vendet e rajonit, prapė ėshtė mė i ulti, por nėse e bėjmė njė krahasim me vitin 2007 ėshtė njė rritje e madhe”, bėn tė ditur, Isuf Ēikaqi drejtor i Departamentit tė Prodhimtarisė dhe Mbrojtjes sė Bimėve nė MBPZHR.

Vendet e rajonit tė cilat kanė buxhet mė tė madh pėr sektorin e bujqėsisė, marrin mjete edhe nga Komisioni Evropian, kurse Kosova ende nuk e gėzon njė mbėshtetje tė tillė.

Sipas tij, Kosova pėr sektorin e bujqėsisė nga Komisioni Evropian merr vetėm 5 milionė euro, derisa vendet e rajonit marrin shumė mė shumė.