Në vitin 2014 pa “roaming” në të gjithë BE-në?

Publikuar: 31.05.2013 - 15:19

Bruksel, 31 maj - Komisionerja evropiane e ngarkuar pėr Teknologjitė e Reja, Neelie Kroes, deklaroi para Parlamentit Evropian se “me rastin e zgjedhjeve evropiane nė maj tė vitit 2014, dėshiroj qė t`u tregojmė qytetarėve se Bashkimi Evropian ka ndikim nė jetėn e tyre dhe se ne kemi pėrshtatur rregullat pėr pritshmėritė e tyre”.

“Dėshiroj qė ju tė ktheheni drejt zgjedhėsve duke iu treguar se keni arritur t`i jepni fund tarifave `roaming`, qė do tė thotė kosto shtesė e zbatuar nga operatorėt pėr pėrdorimin e telefonit celular, smartphone ose tabletė jashtė vendit”, theksoi ajo.

Kroes do tė propozojė nė korrik, ose nė fund tė shtatorit tė vitit 2013 njė paketė ligjesh, ku pėrfshihen masa pėr aksesin e lirė nė internet pėr qytetarėt dhe pėr tė luftuar krimin kibernetik.