Fushata zgjedhore lë në harresë turizmin

Publikuar: 31.05.2013 - 10:04

Tiranė, 31 maj -  Sezoni turistik ka nisur prej ditėsh, me problematikat e tij, qė duket se nuk ndryshojnė aspak nga ato tė njė viti mė parė dhe viteve tė tjera paraardhėse, shkruan sot nė “Shqip” Vasil Bedini, kryetar i Shoqatės sė Turizmit Shqiptar pėr Jugun.

Mungesa e infrastrukturės sė duhur rrugore, veēanėrisht ajo e pikave dhe qendrave me interes historik, arkeologjik e natyror, mungesa e mbėshtetjes me politika stimuluese ndaj sektorit tė turizmit, injorimi i shqetėsimeve me tė cilat pėrballen operatorėt. Kėto janė vetėm pak nga moria e problemeve qė ndeshin ēdo ditė, ata qė po sfidojnė dhe po sakrifikojnė nė njė sektor, ku, potencialet janė tė mėdha, por produkti ėshtė ende i limituar.

Pėr tė gjithė ne, qė punojmė nė fushėn e turizmit, pėr tė gjitha ato subjekte qė kanė krijuar njė emėr dhe njė profil tė caktuar, sezoni aktual ka njė specifikė tė veēantė: zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare tė 23 qershorit. Dhe kjo, pėr arsyen e vetme, se, kjo ngjarje e rėndėsishme, pėrcaktuese pėr tė ardhmen e vendit dhe perspektivėn europiane, ka eklipsuar faqen tjetėr tė problematikės sė ditės, ka eklipsuar fillimperiudhėn e sezonit turistik dhe vazhdimėsinė e tij. Ky risk, qė duket se ėshtė mjaft i dukshėm, bėhet edhe mė shqetėsues, po tė kihet parasysh fakti se, dita e zhvillimit tė zgjedhjeve, pėrkon me kulmin e sezonit, nė pikėpamjen kalendarike, ndėrkohė qė efektet e procesit zgjedhor, dihet se do tė vazhdojnė gjatė, shumė mė gjatė.

Kjo ėshtė shqetėsuese, me tė vėrtetė mjaft shqetėsuese, nėse do tė shprehesha me njė gjuhė tė butė. Askush nuk e ka mendjen tek sezoni qė tashmė ka filluar, askush nuk do t’ia dijė se, nė sektorin e turizmit, aktualisht jemi kaq tė limituar sa, ėshtė pėr tė ardhur keq. Bėhen premtime pėr uljen e TVSH-sė deri nė 10 pėr qind, por vetėm nė kohė fushate. Por, nga ana tjetėr, ėshtė kjo fushatė qė po rrit nė mėnyrė tė ndjeshme dukurinė e zaptimit tė bregdetit dhe kioskėzimit tė tij, pėr shkak tė paralizimit tė plotė tė punės sė administratės shtetėrore. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa edhe moratoriumi i skafeve qė ka pushuar efektet e tij, nuk po duket aq efektiv sa mund tė pritej. Plazhet janė tė papastruara, veēanėrisht nė pjesėn e bregdetit qė administron Bashkia e Orikumit.

Jemi tė kushtėzuar nė paketat turistike, qė hartojmė me partnerėt tanė tė huaj, sepse e tillė ėshtė gjendja. E ku, mund tė dėrgohen turistėt e huaj, pavarėsisht potencialeve tona tė jashtėzakonshme. Sikundėr pėrmenda mė lart, infrastruktura rrugore qė lidh pikat me interes historik, arkeologjik, natyror etj., ėshtė lėnė nė mėshirė tė fatit. Me pėrjashtim tė ndonjėrės prej tyre, siē ėshtė p.sh. Manastiri i Zvėrnecit, tė tjerat as mund tė mendohet se mund tė shfrytėzohen. Kalaja e Kaninės, aq e mrekullueshme pėr vlerat qė ka, Kalaja e Tragjasit, sarajet e Dervish Aliut, nė Dukat, apo mė keq akoma, qyteza antike e Amantias, nuk mund tė pėrfshihen kurrsesi nė paketat tona turistike, pėr shkak tė mungesės, apo tė gjendjes sė rėndė tė rrugėve qė tė ēojnė tek to. Po ashtu, qyteza antike e Orikut, pėr shkak tė problematikės sė njohur prej vitesh, ėshtė jashtė ēdo imagjinate pėr ta bėrė pjesė efektive tė resurseve tona tė turizmit kulturor edhe pėr shumė vite tė tjera.

Sheshi i Flamurit, pėr arsye objektive, vazhdon tė mbetet i pashfrytėzueshėm, pėr shkak tė punimeve tė rikonceptimit tė tij.

Pasoja… merret lehtė me mend… Pėr tė bėrė efektive paketėn turistike, ne duhet tė mendojmė dhe tė shfrytėzojmė resurse tė tjera qė janė larg Vlorės. Pra, duhet tė mendojmė pėr t’i dėrguar turistėt e huaj, nė rrethe e qarqe tė tjera. Por, a ėshtė me efektivitet kjo? Ēfarė humbet dhe fiton Vlora nga ky realitet? Pėr tė fituar, fiton pak, ose mė saktė shumė mė pak, krahasuar me mundėsitė dhe kapacitetet reale tė turizmit. Pėr tė humbur, humbet shumė.

Nuk ėshtė e vėshtirė tė bėhen llogaritė. Bilanci ėshtė i qartė. Me paketa tė limituara, nė kushtet e mungesės sė kushteve tė pėrshtatshme, tė cilat i pėrmendėm pjesėrisht mė lart, edhe tė ardhurat janė tė limituara. Sepse, sot turistėt e huaj, nuk kanė nevojė vetėm pėr detin dhe plazhin, por shumė mė tepėr se kaq. Ky fakt ėshtė i njohur tashmė. Aq mė tepėr, po tė kemi parasysh se, aktualisht, fluksi i turistėve tė huaj pėrbėhet kryesisht nga moshat e dyta dhe tė treta, pėr tė cilat janė parėsore vlera tė tjera tė resurseve turistike, sikundėr janė kultura, historia, arkeologjia. Kėto vlera, ne i kemi, madje nė dimensione tė konsiderueshme dhe mund tė krenohemi me to. Mund tė krenohemi me historinė qė evokon kalaja e famshme e Kaninės, qė lidhet me emrin e Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Mund tė krenohemi me vlerat e jashtėzakonshme tė Amantias, qė shtyn nė mijėra vjet identitetin tonė kombėtar, origjinėn tonė tė lashtė. Mund tė krenohemi me Orikun, ku ndėrthuren emra dhe ngjarje me rėndėsi botėrore tė lashtėsisė, ndaj tė cilave bota ėshtė mjaft e ndjeshme. Mund tė krenohemi gjithashtu me dhjetėra e dhjetėra objekte tė tjera, tė cilat do tė ishin dinjitioze pėr ēdo vend. Por, vetėm kaq. Pėr fat tė keq, ato nuk mund t’i shfrytėzojmė pėr arsyet qė thamė mė lart. Dhe ky ėshtė problemi, njė problem madhor qė duhet tė marrė zgjidhje sa mė shpejt tė jetė e humbur. Nė tė kundėrt, shifrat e milionave tė turistėve, jo vetėm qė nuk mund tė qėndrojnė nė statistikat qė mbyllim ēdo vit nė finish tė sezonit, por, pėrkundrazi. Ne, rrezikojmė pėr perspektivėn. Nė mjedisin turistik rajonal, ne mund tė mbijetojmė dhe tė krijojmė aksesin tonė, vetėm pėrmes identitetit tonė. Pėrmes vlerave tona tipike.

Ēfarė duhet bėrė? Nė radhė tė parė, strukturat shtetėrore, vetė politika, duhet tė jenė tė ndjeshme ndaj kėtij realiteti. Nuk ka rėndėsi ėshtė periudhė fushate zgjedhore, apo njė periudhė normale. Sektori i turizmit, si dega bazė e ekonomisė shqiptare, duhet tė trajtohet me pėrparėsi edhe nė periudha tė tilla, si kjo aktuale. Objektivi respektiv i zgjedhjeve pėr ēdo subjekt politik, nuk duhet tė eklipsojė interesat madhore tė vendit, qė kanė nė bazė edhe sektorin dhe sezonin turistik. Prandaj, vėmendja duhet tė jetė kėtu, po aq, madje mė shumė se fushata zgjedhore. Alarmi ka rėnė. Dhe politika, nuk duhet tė vazhdojė tė jetė indiferente, ashtu siē po shfaqet deri tani. Kam hedhur njė ide dhe kam ngritur njė shqetėsim mjaft real, nė diskutimet e mia. “Apartamentizimi” i turizmit, si njė dukuri mjaft e dėmshme nė kėtė sektor, me pasoja pėr tė tashmen dhe, mė shumė akoma, pėr tė ardhmen. Por, kjo dukuri, aktualisht po shfaqet nė tė gjitha dimensionet e veta dhe po rrezikon tė dėmtojė seriozisht, njė tendencė pozitive, tė krijuar me mundime dhe vėshtirėsi, nga operatorėt dinjitozė turistikė. Indiferenca dhe, pse jo, nxitja qoftė edhe pėrmes mosveprimit nga klasa politike, nga strukturat shtetėrore, po i krijon kėsaj dukurie, hapėsirat e mjaftueshme qė ajo tė zgjerohet edhe mė tej. Prandaj, nuk ka kohė pėr indiferencė. Turizmi, nuk ėshtė pronė e operatorėve qė operojnė nė kėtė sektor, por i tė gjithėve.