Varfëria e përgjithshme në Kosovë 29.2 për qind

Publikuar: 30.05.2013 - 13:14

Prishtinė, 30 maj   - Varfėria vazhdon tė mbetet problem shqetėsues pėr shoqėrinė kosovare. Sipas tė dhėnave tė Agjencisė se Statistikave tė Kosovės, thuhet se 29.2 pėr qind ėshtė varfėria e pėrgjithshme, ndėrkaq varfėria ekstreme ėshtė 8.2 pėr qind.

Burimi kryesor i tė ardhurave tė ekonomive familjare janė pagat. Por, pėrfaqėsues tė organizatave joqeveritare dhe humanitare, konsiderojnė se niveli i varfėrisė ėshtė mė i lartė, se sa qė paraqitet me shifra zyrtare.

Feride Hyseni, sekretare e pėrgjithshme nė Kryqin e Kuq tė Kosovės, thotė se gjendja nė terren ėshtė tejet shqetėsuese, sa i pėrket varfėrisė nė vend, sepse sipas saj, varfėria ėshtė duke u rritur dhe jo duke u zvogėluar.

Megjithatė, ajo thekson se kjo shoqatė kohė pas kohe, ndihmon familjet me gjėra ushqimore dhe higjienike, por kėrkesat e tyre janė mė tė mėdha se sa mundėsitė ekzistuese.

Kryqi i Kuq i Kosovės ka tė evidentuara mbi 17 mijė familje qė ndihmon herė pas here, e qė 80 pėr qind e prej tyre nuk gėzojnė as asistencė sociale.



“Ne bazohemi nė familje qė kanė numėr mė tė madh tė anėtarėve, kanė fėmijė, pleq, ku kanė telashe tė tjera. Mund tė them se 80 pėr qind tė familjeve qė ndihmojmė ne, nuk gėzojnė asnjė tė ardhur, do tė thotė se as nuk punojnė dhe as nuk kanė ndonjė ndihmė tjetėr”, bėn tė ditur Hyseni.



Pėrveē familjeve qė ndihmon Kryqi i Kuq, janė edhe 31 mijė familje tė tjera, tė cilat marrin asistencė sociale nga Ministria e Punės dhe Mirėqenies Sociale.



Shuma qė marrin kėto familje ėshtė nga 40 deri nė 80 euro nė muaj, varėsisht nga numri i anėtarėve tė familjes.

shaip shala30.05.2013/14:03

shifra e prezantuar zyrtare eshte e zyrave te birokracise nderkaq pajtohem se gjendja ne terren eshte krejtesisht ndryshe,dhe varferia e pergjithshme dhe ajo e skajshme ne Kosove eshte ma e madhe dhe po rritet dita dites pa shenja te zbutjes,derisa dikush mban dy,tre ose pese vende te punes,e shumica edhe me fakultet jane te papune dhe sorrollaten rrugeve.tung nga Rahoveci.