Bonot e thesarit shqiptar në minimum historik

Publikuar: 19.05.2013 - 17:26

Tiranė, 19 maj - Interesat e bonove tė thesarit kanė kapur njė tjetėr minimum historik. Nė ankandin e fundit tė Bankės sė Shqipėrisė, bonot njėvjeēare, letra me vlerė pėrmes tė cilave qeveria merr borxh nė tregun e brendshėm, u tregtuan me interes 5.9 pėr qind. Si raporton TCH, ky ėshtė niveli mė i ulėt i tė gjitha kohėrave. Interesat kanė rėnė pėr tė gjitha afatet e maturimit, pėrfshirė edhe borxhin afatgjatė, i cili merret pėrmes obligacioneve. Qeveria shqiptare ka rreth 460 miliardė lekė borxh nė tregun e brendshėm, pjesa mė e madhe e tė cilit ėshtė nė bono njėvjeēare.

Ulja e interesave nė kėto nivele, sipas ekspertėve nė Ministrinė e Financave, mund t’i kursejė buxhetit kėtė vit rreth 50 milionė euro. Por, ndonėse nė dukje njė lajm i mirė pėr financat e shtetit, ulja e interesave pėr borxhin e qeverisė ėshtė nė fakt simptomė e krizės nė tė cilėn ėshtė zhytur sektori privat. Depozitat nė sistemin bankar janė nė nivelet mė tė larta historike. Por, edhe me kėtė likuiditet tė bollshėm, bankat nuk kreditojnė privatėt.

Kjo edhe pėr mungesė kėrkese. Sipas Bankės sė Shqipėrisė, nė fund tė vitit tė kaluar rritja vjetore e kredisė pėr sektorin privat ra nė minimumin historik 0.7 pėr qind, ndėrsa nė dy muajt e parė tė vitit ajo madje ka hyrė pėr herė tė parė nė territor negativ.

Nė kėto kushte, qeveria ėshtė shndėrruar nė klientin e vetėm ku bankat investojnė fondet e tyre, ēka po dikton edhe uljen e shpejtė tė interesave.