BERZH: Ekonomia do të bjerë

Publikuar: 15.05.2013 - 17:20

Tiranė, 15 maj - Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim ka korrigjuar nė ulje parashikimet pėr rritjen ekonomike tė Shqipėrisė.  Nė raportin e publikuar pėr ekonomitė e rajonit, BERZH vlerėson se rritja ekonomike do tė zbresė kėtė vit nė 1.5 pėr qind nga 1.9  qė kishte parashikuar nė tre muaj mė parė.  Nė dokument shkruhet se ekonomia shqiptare u ngadalėsua ndjeshėm vitin e kaluar, kur rritja e prodhimit ra nė 1.6 pėr qind, ndonėse theksohet se sėrish kjo shifėr ėshtė mė e larta nė rajon pėrjashtuar Kosovėn. Sipas BERZH-it, ngadalėsimi i fortė i rritjes sė prodhimit vjen nė njė kohė kur Qeveria dhe Banka e Shqipėrisė nuk kanė mė hapėsira pėr tė stimuluar ekonominė, pėr shkak tė borxhit tė lartė dhe zbritjes nė minimumin historik tė normave tė interesit.  Nga ana tjetėr, Banka vėren se sektori bankar nė Shqipėri pėrballet me njė nivel tė lartė tė kredive tė kėqija dhe mbetet i ekspozuar ndaj goditjeve tė jashtme. Raporti i detajuar i BERZH nėnvizon se gjithė rajoni i Evropės Juglindore po pėrballet me vėshtirėsi tė thella ekonomike pėr shkak tė krizės sė Eurozonės.

gerta shehu18.05.2013/20:48

Ne fakt pervec BERZH duket se te gjithe e pranojne se ekonomia shqiptare nuk po njeh ngritje. Por me ben pershtypje se edhe pse ne krize, po shikoja nje website me oferta per shtepi 100oferta.com dhe cmimet nuk po ulen. Pse ndodh ky fenomen? Ne gjithe boten kur mungon fuqia blerese cmimet ulen, ketu tek ne jo!