Shoqatë për luftimin e evazionit fiskal nga shitja e duhanit

Publikuar: 07.05.2013 - 15:20

Prishtinė, 7 maj   - Katėr kompanitė mė tė mėdha ndėrkombėtare tė duhanit, tė cilat operojnė edhe nė Kosovė, kanė ndėrmarrė njė sipėrmarrje tė pėrbashkėt pėr tė luftuar trafikun e paligjshėm tė mallrave tė konsumit me akcizė.

British American Tabacco, Imperial Tobacco Group, Japan Tobacco International and Philip Morris International prezantuan sot themelimin e Shoqatės pėr kodifikimin dhe gjurmimin digjital (DCTA), e krijuar pėr tė promovuar standardet ndėrkombėtare dhe teknologjitė digjitale, duke ndihmuar kėshtu qeveritė pėr tė luftuar kontrabandėn, falsifikimin dhe evazionin fiskal.

DCTA bazohet nė ekspertizėn e pėrbashkėt tė industrisė sa i pėrket krijimit tė sigurisė nė zinxhirėt furnizues dhe zhvillimin e teknologjive tė sofistikuara pėr tė ndihmuar dallimin e produkteve origjinale nga ato tė falsifikuara, theksohet nė njė komunikatė.

Eliminimi i tregtisė sė paligjshme tė cigareve dhe tė alkoolit kėrkon njė bashkėpunim ndėrkombėtar dhe mjete mė “inteligjente” qė i vijnė nė ndihmė punonjėsve kufitarė, tė doganave dhe tė tatimeve qė tė identifikojnė kriminelėt qė e kryejnė tregtinė e paligjshme. DCTA ofron njė zgjidhje tė provuar, tė sigurtė dhe me kosto efektive, bazuar nė teknologjinė e Kodifikimit , e krijuar pėr kėtė qėllim.

Kodifikimi na afron nė epokėn digjitale, duke ofruar qasje tė shpejtė dhe tė lehtė pėrmes njė telefoni celular tek ēdo lloj informacioni qė ėshtė i nevojshėm pėr qeveritė pėr tė mbrojtur tė ardhurat tatimore, pėr tė verifikuar legjitimitetin e dėrgesave dhe pėr tė pėrmbushur kėrkesat normative ndėrkombėtare, duke pėrfshirė Protokollin e Organizatės Botėrore tė Shėndetit pėr tė eliminuar tregtinė e paligjshme tė duhanit.