Në Kosovë, pak femra në krye të bizneseve

Publikuar: 27.04.2013 - 19:03

Prishtinė, 27 prill - Vetėm njė numėr i vogėl i kompanive private nė Kosovė udhėhiqen nga gratė, edhe pse ekzistojnė gra tė suksesshme nė zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, thonė pėrfaqėsuese tė organizatave joqeveritare nė vend.Sipas tyre, autoritetet kompetente nė fjalime publike vazhdimisht theksojnė pėrkrahje pėr gratė nė ndėrmarrėsi, por qė nė praktikė nuk mbėshteten fare.

Hamide Latifi, udhėheqėse e organizatės joqeveritare “Gratė nė Biznes” pėr Radion Evropa e Lirė, thotė se kompanitė qė udhėhiqen nga gratė, nė tė shumtėn e rasteve janė biznese tė vogla qė merren me prodhimin e ushqimit, shėrbimeve  dhe industrisė se tekstilit, e qė veprimtarinė e tyre e kanė filluar nga kushtet e vėshtira socio-ekonomike, apo lufta pėr ekzistencė.

Ndėrkaq, pėr rritjen e biznesit apo pėr regjistrimin e ndonjė ndėrmarrjeje me kapital mė tė madh material, nuk ka pasur ndonjė motivim nga autoritetet kompetente, thotė Latifi.

“Nė Kosovė ka pasur njė rritje tė vogėl tė ndėrmarrjeve tė filluara nga gratė. Fushat kryesore ku janė tė inkuadruara gratė janė fushat e industrisė sė ushqimit, shėrbimeve, tekstilit dhe disa veprimtari tė tjera".

"Deri mė tani, sa kam parė nga puna qė bėjnė nė pėrkrahje tė grave ndėrmarrėse, nga institucionete Kosovės ka shumė pak pėrkrahje. Verbalisht flitet, ato pėrmenden nė shumė fjalime publike tė liderėve politikė, mirėpo konkretisht bėhet shumė pak, ose hiq fare”, thotė Latifi.

Gjithashtu, thekson Latifi, edhe paragjykimet e shoqėrisė se njė femėr mund tė jetė pronare e suksesshme, ndikojnė qė gratė tė jenė mė pak tė pranishme nė fushėn e biznesit. Megjithatė, ajo vlerėson se disa gra kanė tė treguar rezultate nė veprimtaritė e tyre ekonomike.

Ka paragjykime, sidomos nėse ėshtė njė shoqėri me zhvillim tė ulėt ekonomik, arsimor dhe kulturor, ka predispozita paragjykuese shumė mė shumė se sa nė mjedise mė tė zhvilluara.

“Ka paragjykime, sidomos nėse ėshtė njė  shoqėri me zhvillim tė ulėt ekonomik, arsimor dhe kulturor, ka predispozita paragjykuese shumė mė shumė se sa nė mjedise mė tė zhvilluara. Mirėpo, kėto paragjykime, po thyhen ngadalė me gra ndėrmarrėse shumė tė suksesshme, tė cilat fillojnė nga nevoja e mė pas zgjerojnė aktivitetin e tyre”, shton Latifi.

Gėzime Rexhepi, ėshtė pronare e institucionit parashkollor “Bardha”nė Prishtinė. Ajo ka filluar punėn nė vitin 2005, me vetėm njė kopsht pėr fėmijė, por qė me angazhim dhe punė, thotė ajo, ka arritur qė pėr ēdo vit tė zgjerojė kapacitetet me nga njė objekt.

Rexhepi tregon se tashmė ka gjashtė objekte funksionale, ndėrsa udhėheq me 62 punėtorė.

Ajo konsideron se pavarėsisht sfidave nė kėtė fushė, femrat duhet tė jenė mė tė guximshme pėr tė themeluar bizneset e tyre, sepse rezultatet nuk mungojnė.



Megjithatė, Rexhepi thotė se deri mė tani nuk ka pasur ndonjė vėshtirėsi nė zhvillimin e aktivitetit tė saj, dhe qė asnjėherė herė nuk ka kėrkuar ndonjė mbėshtetje, qoftė materiale apo diēka tjetėr nga autoritetet qeveritare ose lokale.

“Gjatė zhvillimit tė biznesit, nėse tė hyrat realizohen ashtu sipas planifikimit dhe kapacitetit, numrit tė punėtorėve, unė nuk kam hasur ndonjė vėshtirėsi dhe nuk kam bėrė ndonjė kėrkesė nga Qeveria qė ata tė mė ndihmojnė mua”, tregon Rexhepi.

Ndryshe, udhėheqės tė Ministrisė sė Tregtisė, tashmė kanė deklaruar se kanė marrė disa iniciativa pėr fuqizimin e grave nė biznes. Pėrmes iniciativave MTI synon tė rrisė numrin e bizneseve tė themeluara nga femrat, tė rrisė ambiciet e ndėrmarrėseve pėr tė zgjeruar bizneset e tyre dhe tė inspirojė mė shumė femra qė tė bėhen udhėheqėse tė bizneseve.

 

noli27.04.2013/21:41

MTI e ka perfeksionuar plasimin e te pavertetave me mire me thane rrenave ne opinion, kur deklarohet nga zyrtaret e kesaj ministrie se ata angazhohen per fuqizimin e rolit te grave ne biznes.
Shembulli me i mire i ketyre te pavertetave eshte rasti i KPU Inspect per inspektimin e cilesise dhe sasise se mallrave, e akredituar sipas standardeve nderkombetare per inspektimin e ... buranteve te naftes, qe menaxhohet nga nje femer Lirije Karaxha Pula, ndersa kesaj kompanie ministrja e MTIse , Mimoza, qe nje vit ia pamundeson te merret me veprimtarine e vet duke mos ia dhene autorizimin per kryerjen e inspektimit te produkteve te cekura.