Ngecje në zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

Publikuar: 20.04.2013 - 22:32

Prishtinė, 20 prill - Sa herė qė pėrmendet zhvillimi i pėrgjithshėm ekonomik, thuhet se rol kryesor nė krijimin e vendeve tė reja tė punės dhe nė strukturimin ekonomik, e kanė Ndėrmarrjet e Vogla dhe tė Mesme (NMV). Edhe autoritetet kompetente vazhdimisht kanė thėnė se kanė krijuar kushte pėr operimin e kėtyre kompanive, por qė nė realitet duket ndryshe, thonė ekspertė tė ekonomisė.

Sė fundi, Ministria e Tregtisė dhe Industrisė, ka paraqitur njė dokument “Strategjia e Zhvillimit Ekonomik tė NMV-ve, nė Kosovė 2012-2016 me vizion 2020”.

Ekspertė tė ekonomisė thonė se dokumentet dhe strategjitė janė tė domosdoshme pėr zhvillimin e Ndėrmarrjeve tė Vogla dhe tė Mesme, por qė kėto dokumente nuk duhet tė mbesin vetėm nė letėr.

Naser Garēevci, njohės i kėsaj fushe, thotė pėr Radio Evropa e Lirė se pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e sektorit privat nė Kosovė, duhet tė zbatohen strategjitė e miratuara.  

“Parashikimet strategjike qė janė bėrė, Qeveria t'u pėrmbahet dhe t'i realizojė nė njė pėrqindje tė madhe. Nė rast se ekziston ky variant, sigurisht se dokumenti sjell rezultate, e  nė rast se kemi bėrė vetėm dokument qė tė themi se kemi strategji, apo ndoshta vetėm pėr tė dalė nė opinion, atėherė dokumenti nė vete nuk ėshtė njė mjet, i cili nxit zhvillimin ekonomik apo pėrkrahjen e bizneseve tė vogla dhe tė mesme”, vlerėson Graiēevci.

Ai shpreh shqetėsimin se nė dy vitet e fundit, ka pasur nė rikthim mbrapa tė gjendjes sė Ndėrmarrjeve tė Vogla dhe tė Mesme nė Kosovė.

“Tė krijojmė biznese tė krijojmė ambient, nga bizneset mikro tė shkojmė nė biznese tė vogla, nga tė voglat nė tė mesme, nga tė mesmet nė tė mėdha. Fatkeqėsisht, me gjithė kėtė pėrqindje tė ulėt, me 0.6 pėr qind tė bizneseve qė kanė mė shumė se 250 punėtorė, edhe zhvillimi ekonomik i Kosovės ėshtė jo nė njė qėndrueshmėri, edhe nė njė pozicion qė mundėson krijimin e vendeve tė reja tė punės, krijimin e njė bazė tė mirė pėr burime buxhetore dhe zhvillimin e gjithėmbarshėm ekonomik”, thekson Graiēevci.

Sidoqoftė, nė “Strategjinė e Zhvillimit Ekonomik tė NMV-ve, nė Kosovė 2012-2016 me vizion 2020”, thuhet se 98 pėr qind e bizneseve janė mikro-ndėrmarrje, qė do tė thotė se kanė mė pak se 10 punėtorė, 1.35  pėr qind  janė biznese tė vogla, me mė pak se 49 punėtorė, 0.22 pėr qind janė ndėrmarrje tė mesme, deri nė 250 punėtorė, ndėrsa biznese tė mėdha paraqiten 0.06 pėr qind qė kanė mbi 250 punėtorė.

Nga kėto ndėrmarrje, mbi 50 pėr qind janė tė pėrqendruara nė tregti mė pakicė, transport deponim dhe distribucion, 14 pėr qind produkte ushqimore, ndėrkaq 9 pėr qind, si hotele dhe restorante.

Lidhur me kėtė, Agron Demi, nga Instituti pėr Studime tė Avancuara “GAP”, thotė se autoritetet kompetente duhet qė tė krijojnė politika favorizuese pėr rritjen e ndėrmarrjeve tė mėdha nė vend, nė mėnyrė qė tė rritet numri i tė punėsuarve.

Ai, madje, konsideron se problemet nė sektorin privat fillojnė qė nga regjistrimi i tyre, e pastaj edhe me mungesėn e furnizimit tė rregullt me energji elektrike dhe ujė.

“Kėto janė problemet, me tė cilat pėrballen Ndėrmarrjet e Vogla dhe tė Mesme dhe nuk ka ndonjė plan nga ana e Qeverisė, edhe pse ekziston njė strategji e miratuar para dy vjetėsh, nuk ėshtė bėrė asgjė konkrete pėr tė pasur njė plan pėr mbėshtetjeje, qoftė  iniciativa tė reja, qoftė nga ndėrmarrjet ekzistuese, tė cilat janė tė regjistruara, ku shumica prej tyre pas njė kohe tė shkurtėr shuajnė edhe aktivitetin e tyre”, konsideron Demi.

Ekspertė pėr ēėshtje ekonomike thonė se ekziston nevojė urgjente pėr zhvillimin dhe krijimin e ndėrmarrjeve mė konkurrente, tė cilat mund tė prodhojnė produkte qė mund tė konkurrojnė me ato tė importuara dhe tė konkurrojnė nė rrafshin ndėrkombėtar.

 

sahit gerguri22.04.2013/07:06

Në një ekonomi të monopolizuar nga struktura të partisë në pushtet, kur frejt e e zhvillimit ekonmikë janë në duar të bosave që udhëheqin me resurset më fitim prurëse, siç është tregtia me karburante, rrejti i maksimarketeve që janë të lidhura direkt me Serbinë, nuk mund të ketë zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Nedërmarrjet e vogla dhe të mesme janë të ngulfatura me tatime e TVSh, dhe ato duhet të pagujnë edhe për bosët që janë në pushtet të cilët naftën e fusin pa doganë e pa TVSH, gjithashtu edhe mallrat e tjera në të njëjtën mënyrë. Një biznismen që ka uzurpuar 20 pompa benzine, ka borxh 6 milionë tatime dhe TVSH, por ndaj tij nuk ndërmerret asgjë. Ndërmarrjet e vogla në këto kushte patjetër se do të falimentojnë , sepse nuk mund të jenë konkurrente në treg me 26 deficit në start.