Kurti: PTK, lopë e mjelë pa e ushqyer

Publikuar: 18.04.2013 - 11:56

Prishtinė, 18 prill -  Kuvendi i Kosovės, pas miratimit tė Rekomandimeve pėr statusin e punėtorėve tė arsimit pėr periudhėn 1990-1999, dhe pikės sė rendit tė ditės, Koha pėr deklarime jashtė rendit tė ditės, ka vazhduar me pyetjet e deputetėve. Nė kuadėr tė saj, mė sė shumti po debatohet rreth privatizimit tė PTK-sė. Lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti edhe njėherė ka kritikuar shitjen e 75 pėr qind tė aksioneve tė PTK-sė raporton telegrafi.  Sipas tij, Qeveria e Kosovės e ka konsideruar PTK-nė si “njė lopė qė ėshtė mjelė pa i dhėnė ushqim“. Kurti ka akuzuar kryeministrin Thaēi, i cili sipas me qėllim ka lejuar korrupsionin nė kėtė kompani publike, pėr shkak tė planeve tė tij tė hershme pėr privatizimin e kėtij aseti.

Sipas Vetėvendosjes, pėr shitjen e PTK-sė ėshtė dashur tė shkohej nė referendum gjithpopullorė, pasi ajo ėshtė kompania mė fitimprurėse nė vend.

Arsyetimet se me privatizim, lejohet liberalizim tregu nuk vlejnė ka thėnė Kurti, pasi sipas tij, privatizimi nuk e ka liberalizuar tregun por e vetmja qė ka ndodh ka qenė privatizimi i monopolit.

Ai ka thėnė se PTK ka qenė si “njė lopė qė ėshtė mjelė pa i dhėnė ushqim“.

Edhe kėsaj radhe Kurti ka kėrkuar qė tė publikohet se kush qėndron prapa blerjes sė PTK-sė, e qė sipas Kurtit duhet tė dihet nėse ėshtė Rusia apo edhe vetė Serbia. Kritika pėr shitjen e PTK-sė ka bėrė edhe deputetja e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Hykmete Bajrami, sipas sė cilės, ēmimi me tė cilin ėshtė shitur PTK-ja ėshtė shumė i ulėt.

 

agimi18.04.2013/16:08

Kosova u ra ne ler deri sa te perplaset po mos u merzit t Albin se nuk je fajtor ti

alia18.04.2013/15:44

Mos u boni marak se nuk eshte shitur fare. Ky eshte vetem njeri nder hapat e shumte per shkaterrimin e saj. Se besoj qe eshte shitur posta. Procesi eshte totalish kriminal.