Huffingtonpost: Pse duhet të vizitoni Shqipërinë më 2013

Publikuar: 17.04.2013 - 13:22

Londėr, 17 prill - Agjencia e lajmeve Huffingtonpost i kushton nė faqet e saj njė shkrim special turizmit nė Shqipėri. Ekspertja e turizmit Leyla Giray, pėrshkruan arsyet se pėrse njė turist duhet tė zgjedh Shqipėrinė si destinacion per tė kaluar pushimet gjatė vitit 2013. Ajo rendit 10 arsye pėr tė vizituar Shqipėrinė, ndėrsa shton se vizitorėt qė do tė shkojnė nė kėtė vend, mund tė gjejnė edhe mё shumė arsye tė tjera. Giray shprehet se veҫ bukurive turistike, Shqipėria ėshtė dhe vendi mė ekonomik pėr pushime. Sipas saj, ēmimet janė 30 deri ne 50 pėr qind mė tė ulёta se nё vendet e tjera tė rajonit.

E izoluar pėr dekada nėn diktaturėn komuniste, Shqipėria u hap pėr pjesėn tjetėr tė botės pas viteve 1990 dhe qė nga ky vit i ėshtė bashkuar peizazhit turistik tė vendeve tė tjera tė Europės. Nė njė vizitė qė kam zhvilluar kohёt e fundit, banorėt ankohen se vendi mund tė ishte zhvilluar mё shpejt. Por pavarėsisht kėsaj, Shqipėria ka shumė arsye pėr ta vizituar dhe pėr tė qenė tėrheqėse pėr turistet. Me poshtė mund tė lexoni 10 arsyet se pėrse duhet tė vizitoni Shqipėrinė nė vitin 2013. Nėse ju vendosni tė shkoni, padyshim qė do tė gjeni mė shume se kėto dhjetė arsye.

Shqipėria po zhvillohet me ritme te shpejta. Me gjithė zhvillimin, vendi ka ende nevojė pėr tu pėrgatitur pėr njė turizėm masiv pasi problem mbetet ēėshtja e mbeturinave dhe kёrkohet njё vėmendje mė e madhe pёr sa i pёrket rrugėve. Por pavarėsisht kėtyre, Shqipėria ėshtė njė vend i kёndshёm pėr udhėtarėt dhe kёrkon pak durim pёr ta vizituar.

1. Ēmimet
Shqipėria mbetet njė ndėr vendet me ҫmimet e turizmit relativisht tė lira, tė paktėn sipas standardeve evropiane. Ēmimet janė 30 pёr qind deri nė 50 pėr qind mė tė lira sesa nė vendet fqinje si: Kroacia, Greqia apo dhe Italia. Nė kėto kohė, ku ekonomia ėshtė e brishtė, Shqipėria padyshim qė mbetet njė zgjidhje e mirė.

2. Koha

Rrugėt shqiptare dhe resortet nuk ju zėnė frymėn dhe nuk ju lodhin. Kjo pėr shkak se ende nuk ka turizёm masiv. Grumbullimi mė i madh i turistёve ndodh nė jug tė vendit gjatė kohės sė plazhit, por kjo nuk zgjat shumё. Kuptohet qė turizmi masiv njė ditė do tė ndodhė, por tani ja vlen ta vizitoni pėr tė njohur sekretet e kėtij vendi.

3. Aventura

Shqipėria ėshtė njė destinacion i ardhshėm i Europės pėr turizmin e aventurёs, kjo pėr shkak tė bukurisė sė saj natyrore dhe kushteve qė ofron. Nė dimėr plazhet janė bosh, por malet janė njё parajsė pėr ēiklizёm malor apo pėr tė bėrė xhiro me kajak nė lumenj. Pėr mė tepėr, tė apasionuarit e kėtyre sporteve do tė ndjehen mirė sepse nuk ka shumė njerėz pėrreth.

4. Diversiteti

Civilizimi ndėr shekuj ka bėrė qė Shqipėria tė ketė njė dinamikė interesante tė popullsisė. Gjatė fundit tė shekullit tė 20-tė, feja u ndalua nga regjimi i Enver Hoxhės dhe Shqipėria u bė zyrtarisht njė vend ateist. Feja ėshtė rikthyer, por pa hakmarrje. Edhe pse mė shumė se gjysma e popullsisė ėshtė myslimane, Shqipėria ėshtė njė shtet krenar laik me njė tolerancė fetare.

5. Siguria
Ka pasur shqetėsime serioze gjatė viteve 1990 dhe vitit 1997, kur skemat piramidale shkatėrruan kursimet e mijėra familjeve dhe kjo gjė solli protesta nė rrugė dhe dhunė tė armatosur, pasi njerezit morėn armet. Gjėrat sot janė qetėsuar dhe vendosur nė normalitet. Madje edhe nje qytet i njohur pėr probleme si Bajram Curri, sot ėshtė i qetė e normal.

6. Vendasit miqėsorė

Turizmi masiv nuk ėshtė pėrhapur ende. Kėshtu qė njerėzit janė ende tė dashur, mikpritės dhe kryesisht kureshtarė. Gjatė njė vizite tė papritur nė njė familje nė Alpet shqiptare, njė sėrė gatimesh tradicionale e mbushėn tryezėn. Tė izoluar pėr njė kohė tė gjatė nga bota rreth tyre, shqiptarėt janė tė dhėnė pas vizitorėve pėr t’i takuar dhe pėr t’i kėnaqur ata. Ata janė gjithashtu tė prirur pėr tė larguar reputacionin e keq tė vendit tė tyre.

7. Tradita
Nėse ju preferoni te shkuaren, nė Shqipėri ka vende ku duket sikur koha nuk ka kaluar fare. Fermeret kane pajisje jo shumė tė modernizuara, nė krahasim me ato qė kanė pasur paraardhesit e tyre. Pėrgjate liqenit tė Ohrit gratė pėrgatisin brumin me dorė dhe pastėn e makaronave (petėt) i lenė tė thahen nė diell. Nė Alpe ndodh qė shtėpia mund tė mbetet e izoluar pėr disa dite si pasojė e bllokimit tė rrugėve nga bora. Edhe gratė nė zonat e veriut vazhdojnė tė trashėgojnė pak a shumė tė njėjtat tradita, duke bėrė verė kumbulle, nė tė njėjtėn mėnyrė sic bėnin gjyshet e tyre.

8. Kontrasti
Njė pjesė e Shqipėrisė tregon progresin tipik tė shekullit te 21-tė. Aty gjenden plazhe tė virgjėra nga njėra anė dhe rezorte tė mbipopulluara nga ana tjetėr ndėrsa dėmtimi i ambjentit dhe pėrpjekjet pėr tė ruajtur mjedisin konkurrojnė njėra-tjetrėn. Ēdo gjė e komunizmit thuajse ka vdekur dhe shqiptarėt nė mėnyrė tė dukshme po nxitojnė pėr tė kapur kapitalizmin. Nė Tiranė do tė jetė shumė e vėshtirė tė takoni njė person qė nuk ka telefon celular.

9. Pasuria kulturore
Vendi ėshtė plot me rrėnoja tė lashta kėshtjellash dhe qytetesh tė vjetra. Mė i njohuri prej tyre ėshtė Butrinti, i cili ėshtė pjesė e trashėgimisė botėrore dhe mbrohet nga UNESCO. Mė pak e eksploruar ėshtė Apollonia, dikur porti i Korinthit. Pastaj vijnė qytetet historike Berati dhe Gjirokastra me arkitekturė unike osmane, qė mbrohen nga UNESKO. Gjithashtu janė kishat e bukura tė Voskopojės nė malet pranė qytetit juglindor tė Korēės.

10. Bukuria natyrore
Shqipėria ka njė bukuri tė egėr dhe tė vetmuar nё Alpe por joshėse nė brigjet e detit Adriatik dhe ato tė detit Jon. Ėshtė kjo bukuri e egёr e kėtij vendi qė ju shtyn ti bėni pyetje vetes nėse ndodheni nė njė vend ku askush tjetėr nuk ka qenė mė parė.

Huffingtonpost
Huffingtonpost ėshtė njė prej agjencive informative on-line mė tė mėdha nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Agjencia renditet ndėr mė tė specializuarat nė fushėn e marketingut dhe informacionit. Vec versionit anglisht nė SHBA, ajo ka miliona pėrdorues dhe nė Kanada nė versionin e saj frёngjisht.

kumi dushi18.04.2013/09:44

Me vjen mire qe Agjensia me e madhe e SHBAsw, perkrahe fuqishem shtetin tone Shqipetar.Une personalisht ,kam shetit gjitha vendet e Shqiperse,qe nga Kukesi deri ne Konispol kufi me Greqin,po me bukur qe ka shteti i Shiperise,rrall mundesh ti gjesh ne vende te tjera.Qmimet jane taman per gjepin e nje te punesuar qe ka pagen mujor 350 euro.Me knaqesi do i permendja disa vende qe me kan lene pershtypje,konispoli,lundra e vjeter afer butrintit, syri i kalter,saranda me plazhet e saja,vermoshi,kthesat e llogoras,vlora,durresi,mali i robit,etj.velipoj,shengjini qe eshte nje bregdet mahnites,sidomos ne plazhin Rana e Hedhur.kruja qytet i vjeter antik,e shume e shume vende te bukura qe te knaqet shpirti,toka pjellore,rruget e gjera dhe te asfaltuara.pushimoret jane fenomenale.Nuk dua te ja mbushi mende askujt po thjesht une kur beje pushime ne shqiperi ndjeje knaqesin shpirterore ne ate vend.Vetem nje vrejt per policin rrugore,komunikacioni te kontrullohet,dhe te kene kujdes me pushusit,te trajtohen dhe te kene kujdes me shume se per vetveten per ta,se vende me te bukura se ne Shqiperi dhe Kosove nuk ka, ti ruajme me fantizem bukurit qe na i ka dhuru Zoti.