Në ish-republikat jugosllave Kosova ka 172 prona

Publikuar: 15.04.2013 - 11:02

Prishtinė, 15 prill - Kthimi i pronave nė menaxhim nga ish-republika e ish-Jugosllavisė po del tė jetė misioni i pamundur pėr shtetin e Kosovės. Deri tani nė kėtė drejtim nuk ėshtė bėrė asgjė konkrete. Krejt ēka ėshtė punuar nė kėtė drejtim janė disa takime ndėrshtetėrore pa rezultate konkrete.

Njohės tė ekonomisė thonė se Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Qeveria e Kosovės duhet tė angazhohen mė konkretisht pėr kthimin e pronave sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur pėr shkak tė vlerės qė kanė ato. Ēdo zvarritje, sipas tyre ėshtė njė humbje e madhe pėr vendin, shkruan Tribuna.

Sipas tė dhėnave qė ka Agjencia Kosovare e Privatizimit, Kosova ka afėr 160 prona nėpėr shtete tė dala nga ish Jugosllavia, pasuri kjo e rreth 55 ndėrmarrjeve shoqėrore tė Republikės sė Kosovės. Kurse, nė bazė tė njė dokumenti qė e posedon gazeta shihet se nė ish-republikat e Jugosllavisė gjenden 172 prona tė ndėrmarrjeve shoqėrore tė Kosovės.

Sipas listės mė sė shumti prona tė ndėrmarrjeve kosovare ka nė Serbi, gjithsejtė 104, pastaj nė Mal tė Zi janė dyzet e dy, nė Bosnjė dhe Hercegovinė pesėmbėdhjetė, nė Kroaci katėr, nė Maqedoni katėr dhe nė Slloveni njė.

aubrecfarpobahet15.04.2013/11:49

shum mir ish kan me i shti edhe ato ne privatizim... po ja u blej une, nga 10euro secilen..