Në Shqipëri rritet eksporti i energjisë

Publikuar: 13.04.2013 - 16:34

Tiranė, 13 prill - Pėrmirėsimi i situatės hidrike nė kaskadėn e Drinit ka rikthyer eksportet e shutuara tė energjisė elektrike nė Shqipėri. Muajin e kaluar KESH eksportoi rreth 2.5 milionė euro energji elektrike, ndėrsa nė prill fatura totale e kontraktuar shkon nė 8 milionė euro. Burime nga KESH thonė pėr Top Channel se prodhimi i energjisė ka arritur rekordin historik prej 30 milionė kilovat orė nė ditė, falė reshjeve tė shumta, por edhe agregatėve tė prodhimit nė HEC-e, gjendja e mirė e tė cilėve ka lejuar funksionimin e tyre me kapacitet maksimal.

Nga kjo sasi 21 milionė shkon pėr mbulimin e konsumit nė vend, ndėrsa pjesa tjetėr prej 8 apo 9 milionė kilovat orė nė ditė eksportohet ose depozitohet nė formė shkėmbimi. Ritmet e larta tė eksporteve pritet tė ruhen edhe nė muajt pasardhės, pėr shkak tė rezervės sė bollshme nė kaskadė.

Ekspertėt e KESH vlerėsojnė se nė maj fatura e shitjes sė energjisė jashtė pritet tė jetė edhe mė e lartė se ajo e kėtij muaji. Me kėto ritme nė vetėm 2 muaj e gjysmė Korporata arkėton nga eksporti mė shumė se 20 milionė euro dhe kjo ėshtė sa 1 e katėrta e parave qė Qeveria mori nga shitja e katėr hidrocentraleve, pak kohė mė parė.

Nėse situata nė kaskadė do tė jetė e mirė, me gjasa nė vetėm pak muaj eksportet e energjisė mund ta tejkalojnė vlerėn totale tė shitjes sė dy Bistricave dhe Ulėz Shkopetit prej 109 milionė euro. Pasi vetėm tre vjet mė parė, tė ardhurat e KESH nga eksporti i energjisė arritėn deri nė 120 milionė euro.

 

nebihi 13.04.2013/22:59

më në fund një lajm i mir ,paskemi edhe na qa te exportojm