Kanadaja, në krye të listës për investimet e huaja në Shqipëri

Publikuar: 08.04.2013 - 18:03

Tiranė, 8 prill - Kriza ekonomike ka ndikuar qė lista e shteteve qė investojnė nė Shqipėri tė pėrmbyset dhe pėr herė tė parė Kanadaja renditet nė krye tė listės pėr investimet e huaja nė Shqipėri. Kėto tė dhėna dalin nga raporti i Agjencisė sė Investimeve tė Huaja Direkte (AIDA), tė cilat tregojnė se Italia ka zbritur katėr vende mė poshtė, e cila qė ka kryesuar vitet e fundit, pėr nivelin e kapitalit tė investuar nė Shqipėri, transmeton Shekulli online. Mėsohet se Kanadaja zė vendin e parė pėr sa i pėrket stokut tė investimeve tė huaja sipas vendeve tė origjinės, me njė vlerė prej 566 milionė euro. Mė pas vjen Greqia me 525 milionė euro, Austria me 472 milionė euro dhe Italia nė vend tė katėr me njė vlerė investimi prej 372 milionė euro, Turqia me 282 milionė euro dhe Gjermania 85 milionė euro.Drejtuesit e AIDA qartėsojnė se stoku i FDI-ve ėshtė totali i investimeve tė huaja jo vetėm hyrėse nė njė vit qė nuk ėshtė e ndarė aktualisht nga Banka e Shqipėrisė. Tė dhėnat e mė sipėrme janė totalet e investimeve, pėrfshirė dhe kompanitė qė operojnė nė treg prej vitesh, por qė janė kompani tė huaja.

Ndarė sipas sektorėve kėto investime janė pėrqendruar nė industrinė nxjerrėse tė metaleve, industrinė nxjerrėse, pėrpunuese dhe atė tė duhanit. Sektorė tė tjerė janė ai i energjisė hidrike dhe alternative, bujqėsi, industrinė e veshjes, pėrpunimi i lėkurė- kėpucėve, peshkimi, kultivimi i peshkut. Por pėrqendrimi mė i madh ėshtė nė industrinė e metaleve dhe nė sektorin bankar. Tė dhėnat e fundit zyrtare tregojnė se investimet e huaja direket vitin e kaluar arritėn nė 744.8 milionė euro.