Dogana hap tregun e mallrave të konfiskuara

Publikuar: 06.04.2013 - 14:43

Prishtinė, 6 prill - Dogana e Kosovės me datėn 8 prill do tė hapė dyert nė Depon e Terminalit nė Mitrovicė pėr myshterinjtė e saj. Aty do tė shiten gjėrat qė janė konfiskuar nga doganierėt.

Kėtė herė, nė shitje nėpėrmjet njė ankandi publik do tė dalin shumė gjėra, kryesisht gjėsende qė gjenden nėpėr kioska.

Peshqir, mbushės (karikues), syze dielli, lamela, thithėse elektrike, telefona, makina rrobaqepėsie, bluza, etj, janė disa nga gjėsendet qė myshterinjtė do tė mund t’i blejnė.

Pėr llojet e gjėrave dhe ēmimet e tyre, pėrveē ditės kur do tė hapet ankandi, Dogana e Kosovės ka njoftuar nė detaje gjithēka nėpėrmjet njė njoftimi nė ueb-faqen e saj zyrtare. Nė njė listė tė ndarė nė 20 pjesė, pėrveē llojit tė artikujve ėshtė paraqitur edhe sasia dhe ēmimi. E, vlera fillestare e krejt produkteve ėshtė 7 326.10 euro.

Pėr 223 euro, Dogana ka menduar t’i shesė kėto produkte: njė mikroskop, katėr kėmbė pėr kamerė, njė pjesė pėr veturė (2 stopa), njė pompė uji, 24 zbukurime pėr fustane, njė mbajtėse pėr syza, 83 copė syze dielli, njė orė dore, dy DVD Player Red Star.

Para pak ditėsh, Dogana pos gjėrave tė konfiskuara, nė ankande publik ka nxjerr edhe rreth 20 vetura tė saj, e nga tė gjitha kėto po ka edhe tė hyra tė kėnaqshme.

Fllanza Mezini, zyrtare pėr informim nė Doganėn e Kosovės, tha pėr Indeksonline se mallrat qe konfiskohen me sė shumti, kryesisht janė derivatet (naftė dhe benzinė), vajrat motorike dhe hidraulike, pije joalkoolike dhe alkoolike, prodhime higjienike, prodhime ushqimore, barna pa banderole, telefona celularė etj.

Mezini tregon se gjatė vitit 2012, nga procesi i shitjes nėpėrmjet ankandit publik dhe ftesės me oferta, janė realizuar tė hyra nė shumė prej 335 847 euro.

Ndėrkaq, gjatė tre muajve tė parė tė vitit 2013, Dogana ka realizuar tė hyra nė shumė prej 30 mijė e 677 eurove.

Ankande tė tilla organizohen shumė shpesh. Mund tė ndodhė qė ēdo njė muaj Dogana i shet mallrat e konfiskuara. Madje, mallin mund ta blejnė edhe ata persona nga tė cilėt janė konfiskuar kėto gjėra.