Shpallen pesë femrat më të suksesshme të vitit në ndërmarrësi

Publikuar: 29.03.2013 - 17:54

Prishtinė, 29 mars - Pėr nder tė muajit tė gruas dhe me qėllim tė promovimit dhe ngritjes tė ndėrmarrėsisė sė femrave nė Kosovė, Ministria e Tregtisė dhe Industrisė nė bashkėpunim me Dhomėn Ekonomike tė Grave G7, nė kuadėr tė projektit “Ditėt e Biznesit tė Vogėl 2013” organizoi ceremoninė e ndarjes sė ēmimeve pėr 5 femrat mė tė suksesshme nė ndėrmarrėsi.

“Gratė e pavarura financiarisht jo vetėm qė janė shtyllė e familjes dhe qė mund tė tregojnė se marrin vendime pėr vetveten, janė mė tė zėshme nė familje dhe shoqėri. Kėto gra kanė mė pak shanse qė t’i ekspozohen dhunės dhe ēfarėdo margjinalizimi qė i bėhet femrės nė shoqėrinė nė tranzicion”, theksoi Kusari-Lila, duke shtuar se MTI-ja ėshtė e pėrkushtuar qė pėrmes projektit “Ditėt e Biznesit tė Vogėl” dhe aktivitetit tė programit “Gratė nė Lidership dhe Ndėrmarrėsi” tė rrisė vetėdijen pėr rėndėsinė dhe rolin e gruas nė shoqėri dhe ndėrmarrėsi. Si mesazh tė fundit, ajo tha: “Fuqinė nuk ua jep askush, atė mund ta fitoni vet”.

Edhe Afėrdita Saraēini-Kelmendi, kryetare e Dhomės Ekonomike tė Grave nė Kosovė, kėrkoi nga  gratė afariste qė edhe mė tutje tė kenė guxim pėr afarizėm.

Presidentja Atifete Jahjaga theksoi se si shoqėri duhet tė luftojmė pėr realizimi e tė drejtave tė ēdo qytetari. “Nė momentin qė gratė shihen nė ēdo fushė, si nė atė tė ekonomisė, politikės dhe nė fushėn sociale, ato mbeten burim kapital dhe human i njė vendi”, tha Jahjaga.

Fjalim pėr fuqizim tė grave dha edhe znj.Tracy Ann Jackobson, ambasadore e SHBA-sė nė Kosovė, e cila pėrgėzoi pėr nismėn e pėrzgjedhjes sė pesė femrave mė tė suksesshme nė ndėrmarrėsi.

Femra mė e suksesshme e vitit u shpall Gėzime Rexhepi-Qorolli, e cila fitoi shpėrblim prej 1 000 eurove. Pėr katėr ēmimet tjera MTI-ja dha nga 500 euro dhe njė lule, nė shenjė simbolike pėr jetėgjatėsinė e bizneseve tė tyre.

Vesa Gashi, pronare e ndėrmarrjes “Finese” Sh.P.K, u shpall femra mė e suksesshme pėr ide kreative, ēmimi pėr femrėn mė tė suksesshme nė fushėn e shėrbimeve iu dha Besa Berishės, pronare e ndėrmarrjes N.Sh.”Univerzum Audit”, femra mė e suksesshme nė tregti pėr vitin 2012 u shpall Resmije Dushi, pronare e ndėrmarrjes NTP “Legjenda”, kurse femra mė e suksesshme nė prodhim u shpall Luljeta Ibraj, pronare e DPZ “Tradita”.