BERZH këshillon bizneset në Kosovë për durim

Publikuar: 28.03.2013 - 16:30

Prishtinė, 28 mars - Udhėheqėsi i Zyrės sė Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH) nė Kosovė, Anton Kobakov, takoi sot drejtuesit e Odės Ekonomike Amerikane nė Kosovė si dhe drejtorėt ekzekutivė dhe menaxherėt e lartė tė disa prej kompanive mė serioze tė vendit.

Para anėtarėve tė Odės Amerikane, Kobakov foli pėr mundėsitė e reja tė qasjes nė financa me kushte mė tė volitshme, tė cilat u ofrohen kompanive kosovare qė kanė plane biznesi pėr zhvillim ose pėr zgjerim tė kapaciteteve ekzistuese, sidomos pas anėtarėsimit tė Kosovės nė kėtė institucion tė rėndėsishėm financiar. Ai theksoi se financimi nga BERZH do tė ishte mundėsi e mirė edhe pėr tėrheqjen e mė shumė investitorėve tė huaj nė vend dhe nė tė njėjtėn kohė informoi bizneset se nė maj tė kėtij viti BERZH do tė organizojė njė konferencė nė Turqi, nė tė cilėn disa shtete tė rajonit, pėrfshirė edhe Kosovėn, do tė mund tė prezantojnė pėrparimet nė ambientin e tė bėrit biznes. Udhėheqėsi i BERZH nė Kosovė, po ashtu u sugjeroi bizneseve tė cilat aplikojnė pėr financim qė tė kenė durim nė marrjen e aprovimit, meqė pėr dallim prej institucioneve tradicionale bankare, procesi i aprovimit nga BERZH mund tė zgjasė pak mė tepėr, pėr shkak tė disa hapave nė tė cilėt ai duhet tė kalojė, thuhet nė komunikatėn pėr media.

Bizneset anėtare tė Odės Amerikane gjithashtu patėn mundėsi qė nga Kobakov tė mėsojnė drejtpėrdrejt pėr procedurat e aplikimit pėr financim nga Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, si dhe pėr sektorėt e caktuar tė cilėt mund tė kenė prioritet mė tė madh gjatė aprovimit tė financimit.