Konsumojmë mish, s’e dimë sa është i sigurt

Publikuar: 27.03.2013 - 18:25

27 mars - Shtetet pėrtej oqeanit, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės vazhdojnė tė mbesin eksportuesit mė zėmėdhenj tė mishit nė Kosovė. Derisa Brazili e mbanė primatin pėr mish gjedhi, SHBA-ja ėshtė e dyta pėr eksport tė mishit tė shpezėve.

Ky mish pėr konsumatorėt kosovarė konsiderohet relativisht i dyshimtė, edhe pse zyrtarė tė Agjencisė sė Ushqimit dhe Veterinės (AUV) thonė se mishi qė hyn nė Kosovė ėshtė i sigurt pėr konsum.

Nevojat konsumuese pėr kokė banori nė Kosovė sillen mesatarisht prej 40-46 kg mish nė vit, derisa me prodhimtarinė e brendshme vlerėsohet se pėrmbushen vetėm rreth 50 pėr qind tė kėtyre nevojave.

Nė Kosovė, sipas tė dhėnave nga numri i pėrgjithshėm i gjedheve, gjatė njė viti theren 105 -120 mijė krerė, prej tė cilave 80 – 85 pėr qind janė viēa dhe kategori tjera dhe 12 - 15 pėr qind janė lopė tė shkarkuara nga prodhimtaria e qumėshtit.

Boshllėkun pėr konsum tė mishit e plotėsojnė importet nga shtetet pėrtej oqeanit. Sipas tė pėrditshmes “Zėri”, e cila thirret nė statistikat e Doganave tė Kosovės, gjatė vitit 2012 nga Brazili janė importuar 9.5 milionė kg mish, baza doganore e tė cilit ėshtė 18 milionė euro.

Sipas njė kalkulimi tė thjeshtė del se njė kilogram mish nga Brazili ėshtė vlerėsuar mė pak se 2 euro.

Pėr dallim nga Brazili, nga SHBA-ja importohet sasi mė e madhe e mishit, ndonėse baza doganore ėshtė mė e ulėt, pasi qė kryesisht importohet mish pule. Gjatė vitit tė kaluar nga SHBA-ja janė importuar 16.4 milionė kg mish, baza doganore e tė cilit ėshtė 17.8 milionė euro.

Nga shtetet e Evropės mė sė shumti mish importohet nga Holanda, pėrkatėsisht 1.8 milionė kg, me vlerė tė pėrgjithshme prej 2.5 milionė euro, 1.5 milionė kg janė importuar nga Italia, baza doganore e sė cilit ėshtė 1.1 milionė euro, 1.3 milionė kg nga Gjermania, me bazė doganore 1.1 milionė euro.

“Gjatė gjithė vitit 2012 janė importuar nė Kosovė rreth 38.5 milionė kg mish, baza doganore e tė cilit arrin nė 52 milionė euro”, ka pohuar Adriatik Stavileci, zėdhėnės i Doganave.

“Bazuar nė konsumimin total tė mishit, tė dhėnat tregojnė se mishi i shpezėve ėshtė kategori kryesore me rreth 47 pėr qind, i pėrcjellė me mish viēi rreth 46 pėr qind, mish derri 5 pėr qind dhe mish tė dhenve rreth 1 pėr qind tė konsumimit tė pėrgjithshėm tė mishit”, ka thėnė Adil Behramaj, zėdhėnės nė Ministrinė e Bujqėsisė.

Ndėrkaq, industria prodhuese dhe pėrpunuese e mishit nė vendin tonė numėron 30 pėrpunues tė mishit dhe 37 thertore pėr therjen e kafshėve.

Burime tė besueshme tė gazetės “Zėri” kanė thėnė se i gjithė mishi pėr industri, por edhe njė sasi e konsiderueshme e mishit qė pėrdoret nėpėr lokale hoteliere ka origjinė nga Brazili.

Po ashtu, sipas tė njėjtave burime edhe njė sasi e konsiderueshme e mishit qė shitet si proshutė vendore ka origjinė nga Brazili, por ajo ėshtė vetėm e paketuar nė vendin tonė.

Edhe zyrtarė tė Shoqatės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit alarmojnė se nė Kosovė konsumohet mish i pasigurt dhe thuajse se i pakontrolluar nga organet pėrgjegjėse.

Selatin Kaēaniku nga Shoqata pėr Mbrojtjen e Konsumatorit thotė se mishi nė Kosovė ėshtė jashtė kontrollit institucional pėr vetė faktin se kontrabanda si me kafshė tė gjalla ashtu edhe me mish nuk ka tė ndalur. Ai thotė se pėrpos kėsaj konsumatorėve nė Kosovė iu servohet mishi i dyshimtė nga kompanitė importuese.

Sipas tij, njė sasi e madhe e mishit qė hyn nė Kosovė ėshtė nga rezervat shtetėrore dhe ushtarake tė Brazilit, por edhe shteteve tjera.

Kaēaniku thotė se ditė mė parė prodhuesi i njohur “Lijanoviq” ka eksportuar drejt Rusisė njė kontingjent me “pashteta”, por, sipas tij, ato janė kthyer pasi ėshtė konfirmuar se lėnda e parė pėr prodhimin e tyre ka qenė nė Kosovė, ndėrkaq kompanitė kosovare tė mishit e kanė importuar nga Brazili.