“Technitex Group” bart një pjesë të prodhimit në Kosovë?

Publikuar: 27.03.2013 - 18:09

Prishtinė, 27 mars - Presidentja Atifete Jahjaga priti sot pėrfaqėsuesit e kompanisė angleze “Technitex Group”, Paul Broadhurst dhe Franēois Giraud-Sauveur.

Presidentja shprehu pėrkushtimin e Kosovės pėr tė punuar me komunitetin e biznesit pėr tė krijuar njė ambient tėrheqės dhe tė sigurt pėr investitorėt e huaj. Ajo tha se Kosova po tregon vendosmėri nė tė gjitha nivelet pėr tė promovuar dhe pėrkrahur rritjen e sektorit privat, qė mundėson zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve tė reja tė punės.

Udhėheqėsi i kompanisė, Broadhurst  e informoi presidenten e vendit pėr aktivitetet e kompanisė, e cila ka njė rrjet tė shitjes nė 55 shtete tė ndryshme tė botės, e specializuar pėr sigurimin e produkteve tė kabllove tė rrjetit broadband. Nė Kosovė kjo kompani ka hapur filialin e saj, qė bashkėrendon procesin e shitjes nė mė shumė se 12 vende tė Evropės Juglindore.

Broadhurst tha se kjo kompani ėshtė duke vlerėsuar opsionet qė tė bartė njė pjesė tė prodhimit pėr Evropėn Juglindore nė Kosovė. Ai tha se kompania e tij ka pasur njė bashkėpunim shumė tė mirė me institucionet nė Kosovė.