Digjitalizimi kadastral humb lëndët e disa pronave

Publikuar: 26.03.2013 - 10:42

Prishtinė, 26 mars – Zyrtarė komunalė tė Prishtinės janė ankuar se shkaku i gabimeve, Sistemi i Informatave Kadastrale, i cili menaxhohet nga niveli qendror, u ka shkaktuar humbjen e lėndėve tė disa pronave, hipotekave, masave tė ndalesave dhe qiradhėniet pėr 99 vjet.

Sistemi i Informatave Kadastrale (SIKTK) ka zėvendėsuar regjistrin ekzistues tė tė drejtave pėr pronat e paluajtshme. Megjithėse digjitalizimi i dokumentacionit kadastral ėshtė bėrė qysh nė mars tė vitit 2012, Komuna ende ka vėshtirėsi sa i pėrket lėshimit tė dokumenteve kadastrale, pasi programi kompjuterik pėr kėtė shėrbim menaxhohet nga niveli qendror, pėrkatėsisht Agjencia Kadastrale e Kosovės. Sipas zyrtarėve komunalė, nė fillim ky program ka shkaktuar pengesa tė mėdha nė realizimin e lėndėve. Drejtori i Kadastrės nė Prishtinė, Shiqeri Spahiu, ka thėnė pėr gazetėn se me gjithė pėrpjekjet e Komunės pėr rritjen e efikasitetit tė punės, palėt ende presin mė gjatė sesa duhet pėr shkak se sistemi online i procedimit tė kėtij lloj dokumentacioni menaxhohet nga niveli qendror, ndėrkaq pengesat mė tė mėdha, sipas tij, janė shkaktuar nė realizimin e lėndėve qė kanė qenė nė procedurė. “Gjatė implementimit tė kėtij programi kemi pasur  probleme, tė cilat edhe sot manifestohen nė raste tė caktuara dhe ato janė mė shumė tė natyrės teknike”. Kjo thuhet tė paktėn sipas sqarimeve tė AKK-sė, sepse i njėjti ėshtė duke u instaluar edhe nėpėr komuna tjera tė Kosovės. Nė kėtė  program janė manifestuar gabime tė ndryshme sikurse: humbja e disa pronave, hipotekave, masave tė ndalesave, qiradhėniet pėr 99 vjet etj. Megjithatė, gjendja ėshtė mbajtur nėn kontroll duke i krahasuar rastet problematike tė programit me ato tė arkivit tė lėndėve tė cilat i kemi nė drejtori”, ka thėnė Spahiu.

 “Se sa ėshtė funksional njė program i tillė tregon fakti se pėr njė transaksion pronėsor, procedurat duhet tė  kalojnė nėpėr 12  hapa zyrtarė, dhe vetvetiu  ka prodhuar joproduktivitet  dhe joefikasitet nė punėn e pėrditshme tė drejtorisė, e cila mė herėt kishte krijuar  njė standard shumė tė mirė dhe efikas nė raport me kėrkesat e qytetarėve”, ėshtė shprehur Spahiu. Marrė parasysh kėto, komuna ka kėrkuar nga Agjencia Kadastrale  Kosovės  qė ta rishikojė edhe njėherė programin nė fjalė (gjerėsisht nė “Kohėn Ditore”).