Shqipëria eksporton 9 milionë kilovat/orë energji në ditë

Publikuar: 25.03.2013 - 18:28

Tiranė, 25 mars - Burime nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bėjnė tė ditur se aktualisht po eksportohet rreth 9 milionė kilovat/orė energji nė ditė, por nga kjo sasi gjysma depozitohet nė Kosovė, ndėrsa pjesa tjetėr shitet. Prej ditėsh KESH ėshtė duke prodhuar me kapacitet maksimal. Sipas tė dhėnave zyrtare, tre hidrocentralet e mbetura ende publike nė kaskadė prodhojnė mbi 22 milionė kilovat/orė energji nė ditė, ndėrsa sė bashku edhe me hidrocentralet e tjera tė shkėputura nga KESH, qė ndodhen nė proces privatizimi, prodhimi total shkon nė mbi 26 milionė kilovat/orė nė ditė, transmeton Top Channel.

Por edhe me kėtė prodhim, niveli i ujit nė basene mbetet nė kuotat maksimale, shumė pranė pikave kritike. Sipas tė dhėnave tė KESH, nė liqenin e Fierzės kuota e ujit ėshtė 293.6 metra, vetėm 2.5 metėr nėn pikėn maksimale qė imponon hapjen e portave.

Rėnia e prurjeve dhe prodhimi maksimal ka bėrė tė mundur qė prej disa ditėsh kuotat e Fierzės tė stabilizohen nė kėtė nivel. Por pritshmėritė pėr tė tjera reshje masive gjatė ditėve tė ardhshme kanė rikthyer ankthin e pėrmbytjeve tė reja,  qė kėtė radhė mund tė jenė edhe me intensitet mė tė lartė.

Pėrtej pėrmbytjeve, nė shkurt digat e hidrocentraleve shėrbyen edhe si amortizator i prurjeve masive, pėr shkak se para nisjes sė reshjeve, kuotat e Fierzės ishin rreth 280 metra.

Por tashmė basenet nuk kanė mė hapsira rezervimi pėr prurje tė reja dhe nėse, ashtu siē pritet, javėt e ardhshme do tė jenė me reshje tė forta, zona veripėrėndimore e vendit kėrcėnohet nga tė tjera pėrmbytje, edhe mė masive.