“Brezovica” nuk shitet – jepet me koncesion

Publikuar: 25.03.2013 - 17:07

Prishtinė, 25 mars - Qendra e skijimit nė Brezovicė, qė gjendet nė komunėn e Shtėrpcės, nuk privatizohet por jepet me koncesion, shpjegon ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari- Lila.Ministrja Kusari Lila, njėherėsh udhėheqėse e Komitetit Drejtues Ndėr-Ministror, pėr projektin “Brezovica” thotė se ėshtė vendim i qeverisė, qė kjo qendėr do tė jepet nė shfrytėzim tė autorizuar pėr 99 vite me kontratė tė koncesionit, njėjtė sikur qė ėshtė dhėnė  edhe Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės.

“Nė rastin konkret tė Brezovicės, do tė kemi rastin qė toka dhe pronėsia e tokės, qoftė ajo e komunės apo e qeverisė, pėrmes agjencive tė cilat janė pronare, qoftė tė tokės, pyjore apo parkut nacional, do tė mbeten gjithmonė nė pronėsi tė pronarėve tė tyre aktual".

"Prandaj, vetėm do tė jepet mė shfrytėzim mė kontratė 99 vjeēare qė ėshtė praktikė ndėrkombėtare, ka ndodhur qė tė kemi zhvillim tė qyteteve tė tėra, si pėr shembull Hong Kongu, qė janė zhvilluar mė njė kontratė tė tillė”, thotė Kusari- Lila pėr Radion Evropa Lirė.

Koncesionim  nėnkupton njė kontratė e lidhur mes njė Autoriteti Kontraktues dhe njė koncesioneri ku objekti kryesor i kontratės ėshtė zbatimi i njė projekti tė infrastrukturės dhe ku pėrmbushja e kontratės nga koncesionari shpėrblehet tėrėsisht ose pjesėrisht me dhėnien e sė drejtės sė shfrytėzimit tė infrastrukturės.

Nė anėn tjetėr, ekspertė pėr ēėshtje tė turizmit e quajnė tė gabuar vendimin e qeverisė pėr koncesionim tė kompleksit turistik “Brezovica”.

Zekė Ēeku, konsideron se Kosova nuk ėshtė e gatshme pėr procesin e koncesionimit.

Me qė nėse koncesionimi nė aspektin e turizmit, sipas tij, mė tepėr ėshtė veti e shteteve tė zhvilluara.

“Pėr ne kishte qenė mė mirė, qė Brezovica mos tė koncesionohet, mirėpo nė kuadėr tė sipėrfaqes tė cilėn e ka qendra e skijimit nė Brezovicė, duhet tė bėhej privatizimi i saj".

"Shumė mė lehtė do tė ishte pėr investitorė, tė mblidhen interesat e investitorėve, menaxhimin e projektit nga ana e qeverisė, e cila edhe ashtu nuk ka kapacitete tė duhura profesionale dhe njerėzore qė t’i menaxhojė kėto ēėshtje”, thekson Ēeku pėr Radion Evropa e Lirė.

Privatizimi, nėnkupton shitjen, transferimin ose likuidimin e ndėrmarrjeve dhe aseteve tė pėrkufizuara mė ligj.

Sidoqoftė, ministrja Kusari- Lila, shprehet se pėr investitorėt potencialė, Brezovica ofron njė mundėsi shumė tė mirė tė resurseve natyrore, nė veēanti dimėrore, por edhe pranverės dhe verės, pėr investitorėt potencial.

Sipas njė vlerėsimi, thotė ajo, nė Brezovicė ka sasi tė borės pėr 151 ditė tė vitit, ēka paraqet sasinė mė tė  madhe, krahasuar me tė gjitha vendskijimet tjera tė Evropės.

“Gjegjėsisht, nėse ēdo gjė shkon sipas planit, do tė bėhet njė prej resorėve mė atraktiv, prej jugut tė Austrisė, pėr pjesėn juglindore tė Ballkanit, njė ndėr resorėt mė atraktiv nė kėtė aspekt”, shprehet Kusari - Lila pėr Radion Evropa e Lirė.  

Qendra turistike Brezovica, ėshtė lėnė anash qė nga vitet e 70-ta, periudhė kjo nė tė cilėn kjo qendėr vlerėsohej si mė e mira nė Evropėn Juglindore dhe pėr mė shumė disa nga shtigjet e saja tė skijimit janė shfrytėzuar pėr zhvillimin e Lojėrave Olimpike tė Sarajevės nė vitin 1984.

Investimet qė do tė bėhen nė kėtė qendėr do t’i mundėsojė Kosovės qė tė bėhet konkurrente me Maqedoninė dhe Bullgarinė nė aspektin fitim prurės dhe atė tė biznesit turistik.

Ndryshe, deri mė 2 prill ėshtė afati pėr tė aplikuar pėr shprehje te interesit, ndėrsa, sipas ministres Mimoza Kusari- Lila, deri nė fund tė vitit pritet tė shpallet kompania  fituese.