Wiegand: Pavarësia e BQK-së është shumë e rëndësishme

Publikuar: 22.03.2013 - 17:35

Udhėheqėsi i misionit tė Fodnit Monetar Ndėrkombėtar nė Kosovė, Johannes Wiegand i dha njė intervistė Adriatik kelmendit nė emisionin Rubikon tė KTV-sė, tė cilėn po e sjellim tė plotė.

–    Le tė fillojmė me krizėn nė Evropė, a mund tė bėjmė ndonjė parashikim se sa do tė zgjasė kriza? Jemi duke folur pėr tė njė kohė tė gjatė.

Wiegand: Mendoj se ėshtė shumė e vėshtirė tė bėhen parashikime koncize, sepse parametrat ndryshojnė tėrė kohėn sa i pėrket krizės nė zonėn e euros. Mendoj se nė kėtė fazė jemi nė pozitė mė tė mirė sesa gjashtė muaj mė parė, nė tė njėjtėn kohė, sigurisht qė shumė ekonomi nė zonėn e euros janė ende nė vėshtirėsi, janė duke u tkurrur, janė duke iu pėrshtatur mjedisit tė ri, dhe ky proces ende nuk ka pėrfunduar.

–    Gjashtė apo nėntė muaj mė parė ju kishit parashikuar se do tė habiteshit nėse Kosova nuk do tė prekej sivjet nga eurokriza. Si i shihni zhvillimet kėtu?

Wiegand: Mendoj se Kosova relativisht ėshtė prekur pak nga kriza e zonės sė euros. Ne nė Kosovė kemi parė njė ngadalėsim tė rritjes ekonomike. Ne kishim vlerėsuar qė rritja ekonomike nė Kosovė nė vitin 2011 ishte pesė pėr qind, kurse pėr vitin e kaluar ishte rreth dy pėr qind, kėshtu qė ka pasur njė zvogėlim tė rritjes, por nė tė njėjtėn kohė, rritja pėr dy pėr qind ėshtė diēka qė shumė shtete evropiane do tė ishin shumė tė kėnaqura ta kishin nė ditėt e sotme. Kėshtu qė Kosova vazhdon tė performojė mė mirė sesa shumė fqinjė dhe shtete tė rajonit. Arsyeja kryesore qė unė mendoj se Kosova nuk ėshtė ekspozuar direkt nė krizėn e vendeve tė zonės sė euros do tė vinte nė shprehje vetėm nėse Kosova do tė ishte ekspozuar ndaj ndonjė vendi tjetėr. Kjo ėshtė arsyeja, sepse nė ato vende jeton diaspora kosovare, veēanėrisht nė Gjermani dhe Zvicėr, kurse kėto ekonomi kanė kaluar relativisht mirė gjatė krizės nė zonėn e euros. Mendoj se Kosova nė njė farė shkalle ka pėrfituar nga kjo, pasi diaspora vazhdon tė kthehet nė Kosovė dhe tė financojė aktivitete ekonomike.

Viti 2012 pa rėnien e rritjes ekonomike edhe nė Kosovė

-    Por paratė qė vijnė nga diaspora nuk janė tė njėjta, krahasuar me disa vite mė parė, pėr shkak tė krizės, pra a do tė ketė kjo ndikim nė ekonomi?

Wiegand: Po, thash se tashmė e ka prekur ekonominė, ju kishit rritje ekonomike prej pesė pėrqindėsh nė vitin 2011, kur Gjermania dhe Zvicra ishin shumė mirė, kur frangu zviceran kishte mė shumė vlerė dhe kjo do tė thotė se kur njerėzit qė jetojnė nė Zvicėr dėrgojnė para nė Kosovė nė franga zvicerane, vlera e tyre rritej nė euro. Nė vitin 2012 nuk kanė ndodhur kėto gjėra. Dhe konsekuencat e kėsaj janė zvogėlimi i rritjes ekonomike nė Kosovė, gjithashtu. Ne presim qė nė njėfarė shkalle ky trend tė vazhdojė edhe nė vitin 2013, megjithėse, nuk presim zvogėlim tė mėtutjeshėm, por njė rritje prej tre pėrqindėsh nė vitin 2013, qė ėshtė nėn mesataren afatgjate pėr ekonominė kosovare. Siē e thash, kėtu ėshtė pak mė mirė sesa nė disa vende tė tjera tė rajonit.

–    Ēfarė zhvillimi mund tė presim nėse vazhdojmė tė kemi rritje ekonomike dy deri nė tre pėr qind, kur ekspertėt e ekonomisė thonė se neve do tė na duhen 10 vjet me 10 pėr qind rritje pėr tė arritur nivelin e vendeve fqinje, pėr shembull, Shqipėrinė dhe Malin e Zi.

Wiegand: Pėr mendimin tim, rritja prej 10 pėrqindėsh ėshtė shifėr shumė e lartė dhe ndoshta jo krejtėsisht joreale. FMN-ja vlerėson se rritja potenciale e Kosovės ėshtė midis katėr dhe pesė pėr qind, dhe ju keni tė drejtė se dy pėr qind ėshtė goxha mė pak sesa kjo. Kjo do tė thotė, siē e pėrmendėt edhe ju, se procesi i arritjes sė nivelit tė vendeve fqinje do tė jetė mė i ngadalshėm sesa ishte parashikuar mė parė. Por ne duhet t’i ndajmė dy gjėra. Rritja prej dy deri nė tre pėr qind qė ka ndodhur vjet dhe pritet tė ndodhė sivjet, janė ngadalėsime ciklike. Tė gjitha vendet dhe ekonomitė botėrore kalojnė nėpėr ciklet biznesi dhe viti 2011 ishte njė vit i mirė, kurse vitet 2012 dhe 2013 do tė jenė mė pak tė mira, por ne presim qė rritja ekonomike ta marrė veten nė vitet 2014, 2015 dhe nė vitet pasuese, pjesėrisht pasi ne nuk parashikojmė ndikime tė tjera nga kriza nė zonėn e euros nė Kosovė dhe nė vendet e tjera nė rajon. Vlerėsimi ynė pėr rritjen potenciale tė ekonomisė sė Kosovės me katėr dhe pesė pėr qind nuk ka ndryshuar, pavarėsisht ngadalėsimeve tė fundit. 

–    Ēfarė duhet tė bėhet nga autoritetet e Kosovės pėr ta tejkaluar kėtė hendek tė krijuar nga kriza nė Evropė, sepse e pėrmendėm qė po ngelim shumė prapa vendeve tė tjera tė rajonit dhe tani e kemi krizėn? A ka ndonjė alternativė pėr ta tejkaluar kėtė?

Wiegand: Mendoj se pėr ta bėrė njė gjė tė tillė nuk mund tė bėjnė shumė qeveria dhe politikėbėrėsit e Kosovės. Kjo ka tė bėjė mė shumė me faktorė qė janė jashtė kontrollit tė Kosovės, sepse ju nuk mund ta kontrolloni ekonominė nė Gjermani dhe Zvicėr dhe si konsekuencė e kėsaj sa para do tė dėrgohen nė Kosovė. Njė ēėshtje tjetėr ėshtė se nėse politikbėrėsit nė Kosovė mund tė bėjnė diēka mė shumė pėr tė rritur rritjen potenciale ekonomike, dhe mendoj qė nė kėtė fushė mund tė bėjnė diēka.

–    Ēfarė duhet tė bėhet?

Wiegand: Mendoj se nė Kosovė ajo qė ėshtė me rėndėsi nė periudhėn afatgjatė ėshtė zhvillimi i asaj qė nė ekonomi e quajmė sektori tregtar. Dhe nė kėtė sektor, ekonomia e Kosovės pėr njė shkallė domethėnėse pėrfiton nga paratė qė vijnė nga diaspora kosovare dhe ato para konsumohen duke u investuar nėpėr shtėpi dhe biznese tė vogla. Pėr tė zhvilluar njė ekonomi tė qėndrueshme dhe afatgjate do tė ishte e rėndėsishme qė Kosova tė nisė tė prodhojė edhe eksporte. Sigurisht, Kosova ėshtė vend i ri dhe tradita nė kėtė fushė ėshtė e limituar, kėshtu qė ėshtė e kuptueshme qė sektori tregtar nuk ekziston nė njė shkallė tė gjerė deri tani. Por ka diēka qė qeveria dhe politikbėrėsit mund ta bėjnė pėr ta promovuar zhvillimin e sektorit tregtar. Njėra ėshtė pėrmirėsimi i klimės pėr biznes dhe ne i kemi vėrejtur disa iniciativa qė janė duke u zhvilluar nė Kosovė dhe synojnė pikėrisht kėtė gjė, sigurisht ka pasur edhe disa suksese, pėr shembull, nė raportin e tė bėrit biznes tė vitit tė kaluar, mendoj se Kosova u ngrit pėr 20 vende.

–    A ėshtė kjo e mjaftueshme pėr kėtė kohė?

Wiegand: Nuk jam i sigurt qė jam personi i duhur pėr ta vlerėsuar njė gjė tė tillė.

–    Por unė po kėrkoj analizėn tuaj pėr kėtė.

Wiegand: Ambiciet duhet tė jenė pėr tė bėrė avancime tė mėtutjeshme dhe mendoj se ky ėshtė edhe synimi i njerėzve tė kėtushėm. E dyta ėshtė investimi nė infrastrukturė, po pėrmendi dy fusha: energjia dhe sektori i transportit, tė cilat janė fusha ku infrastruktura duhet tė pėrmirėsohet. Fusha e tretė qė ėshtė e rėndėsishme ka tė bėjė me mbajtjen e nivelit konkurrues tė pagave, qė tė bėhet atraktive pėr bizneset e huaja qė bėjnė biznes nė Kosovė. Sidoqoftė, ky ėshtė njė proces i ngadaltė, nuk mund tė presim avancime tė mėdha nga njėri vit nė tjetrin, ky ėshtė njė proces gradual. Por nėse mendojmė pėr periudha prej 10 apo 15 vjetėsh, atėherė, kėto gjėra mund tė bėjnė dallime.

Duhet pasur kujdes nė disa sektorė pėr mbarėvajtje tė buxhetit

–    Gjithashtu nė intervistėn qė e pėrmenda tė “Kohės Ditore” ju kishit paralajmėruar njė vit tė vėshtirė pėr Kosovėn, me shumė kursime nga buxheti i shtetit, ju patėt pėrmendur se s’duhej tė kishte ngritje tė pagave dhe pensioneve dhe i kishit thėnė jo autostradės sė re.

Wiegand: Mendoj se shumė prej tyre janė thjeshtėsuar, a t’ia nisim nga pagat?

–    Sigurisht, nga pagat...

Wiegand: Sa u pėrket pagave mendoj se ka pasur rritje tė madhe tė tyre nė sektorin publik nė vitin 2011, me rritje tė pagave prej 30 deri nė 40 pėr qind pėr shėrbyesit civilė. Dhe pavarėsisht nėse njerėzit e kanė merituar apo jo rritjen e pagave, ata mund t’i kenė merituar, ky ishte njė zgjerim i madh pėr buxhetin publik dhe ėshtė e qartė se kėshtu zhvillimi nuk ėshtė i qėndrueshėm, ju nuk mund t’i rrisni pagat ēdo vit nga 30-40 pėr qind. Nėse bėhet kjo, qeveria shumė shpejt mbetet pa para dhe pastaj nuk mund t’i paguajė faturat e saj. Kėshtu qė ajo qė ėshtė e rėndėsishme pėr momentin pėr ta mbajtur stabilitetin e financave publike, pas kėtyre rritjeve tė mėdha tė pagave, ishte pėrmbajtja nga rritjet e mėtutjeshme nė vitet pasuese, pėr t’u siguruar qė qeveria tė ishte nė gjendje t’i kryente pagesat. Dhe ėshtė e vėrtetė, nė dy vjetėt e fundit nuk ka pasur rritje tė nivelit tė pagave nė Kosovė, sidoqoftė, edhe kjo mund tė mos jetė pa ndėrprerė, sepse mund tė pritet qė pagat nė sektorin publik tė vazhdojnė tė rriten, por nė mėnyrė graduale, nė pėrputhje me kapacitetet ekonomike.

–    Cila ėshtė mėnyra graduale qė ju do tė rekomandonit?

Wiegand: Mendoj se ėshtė e vėshtirė tė vihet me njė numėr magjik, por si pikė referimi mund tė jetė qė rritja e pagave nė kushte normale tė mund tė kompensohet. Por me rritjen ekonomike mund tė ketė rritje tė pagave nga prodhimi i brendshėm i vendit.

–    Kjo mund tė jetė dy pėr qind, apo pesė deri nė shtatė pėr qind, nėse e marrim nė konsideratė inflacionin. Pak a shumė.

Wiegand: Po, por sėrish po them, duhet tė shikohet me shumė kujdes buxheti i ri.

–    Por jo 30 deri nė 50 pėr qind.

Wiegand: Mendoj se kjo ėshtė njė magnitudė qė shumica e kolegėve tė mi do ta konsideronin tė arsyeshme. Dhe ēėshtja e dytė ishin pensionet. Nuk ėshtė absolutisht e vėrtetė qė FMN-ja ėshtė kundėr rritjes sė pensioneve. Mendoj se fillimisht duhet tė bėj njė deklaratė mė tė pėrgjithshme, me fjalė mė tė pėrgjithshme. Nuk ėshtė punė e FMN-sė qė t’i tregojė Qeverisė sė Kosovės se ku duhet t’i shpenzojė paratė e ku s’duhet. Mendoj se kėto ēėshtje i pėrkasin thelbit tė sovranitetit kombėtar dhe janė gjėra qė duhet tė vijnė nga procesi kombėtar politik, sepse nuk do tė ishte e pėrshtatshme pėr njė organizatė ndėrkombėtare, si kjo jona, qė t’i tregojė Qeverisė dhe shoqėrisė sė Kosovės se ēfarė duhet tė bėjė. Ne kėrkojmė qė korniza mikroekonomike tė jetė mė e qėndrueshme. Rritja e pagave nė sektorin publik nga 30 deri nė 50 pėr qind nuk ėshtė e qėndrueshme, kurse sa u pėrket pensioneve ėshtė njė ligj pėr pensionet nė Kuvend, i cili ėshtė atje tash e njė kohė dhe parasheh rritje tė nivelit tė pensioneve dhe ne jemi krejtėsisht nė rregull me kėtė, pėr aq kohė sa ėshtė nė pėrputhje me buxhetin, dhe pėr sa kohė qeveria mund t’i paguajė kėto rritje tė pensioneve, unė mendoj se nuk ka arsye nga ana jonė qė tė themi se Qeveria e Kosovės nuk mund ta bėjė kėtė. Dhe ēėshtje e tretė ishte...

Nisja e autostradės sivjet ėshtė shumė e vėshtirė

–    Autostrada e re. Ėshtė planifikuar tė nisė ndėrtimi i autostradės sė re nė drejtim tė Shkupit. Ne e dimė qė ju nuk keni rekomanduar mėnyrėn se si u financua autostrada qė e kemi drejt Shqipėrisė, kėshtu qė si e shihni kėtė tani?

Wiegand: Para sė gjithash, ekziston njė shumė e caktuar nė buxhetin e vitit 2013 pėr nisjen e ndėrtimit tė autostradės. Dhe buxheti ėshtė bėrė sė bashku me ne, kėshtu qė ne nuk jemi kundėr autostradės me Maqedoninė. Mendoj se parimi ėshtė i njėjtė me atė qė e shpjegove mė parė. Ne i pranojmė prioritetet e politikės sė qeverisė. Ne e kuptojmė se zgjerimi i rrjetit tė autostradave nė Kosovė dhe integrimi nė rrjetin e autostradave nė juglindje tė Evropės ėshtė prioritet pėr Qeverinė. Sidoqoftė, ajo qė duhet tė sigurohet, sipas mendimit tonė, ėshtė se ajo duhet tė pėrshtatet me strukturėn e qėndrueshme buxhetore. Dhe pėr njė projekt tė madh si Autostrada 6, kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Autostrada 6 mund tė kushtojė disa qindra miliona euro, kėshtu qė ju duhet tė jeni krejtėsisht tė sigurt se kjo mund tė financohet, siē duhet dhe natyrisht se kjo do tė sigurojė tė ardhura tė mira pėr Kosovėn, dhe nuk ėshtė shpenzim i ēuar dėm, pėr njė projekt fitimprurės pėr vendin. Dhe kėto janė kushtet qė ne vazhdojmė t’i diskutojmė me qeverinė sa i pėrket financimit dhe, sipas mendimit tonė, qeveria duhet tė ketė disa rezerva nė para tė gatshme, para se ta nisė njė projekt kaq tė madh. Niveli i rezervave tė parave tė gatshme pėr momentin ėshtė nėn nivelin, pėr tė cilin mendojmė se ėshtė i domosdoshėm, por ne e kuptojmė se nėse qeveria arrin sukses nė privatizimin e Postės dhe Telekomit, atėherė rezervat do tė ishin tė mjaftueshme pėr ta nisur Autostradėn 6.

–    Por nėse nuk ndodhė kjo? Pasi qeveria qe dy vjet po pėrpiqet ta privatizojė PTK-nė dhe nuk po arrin tė ketė sukses. Pra, a do tė ketė hendek nė buxhet?

Wiegand: Nėse nuk ka sukses, ne duhet tė ulemi dhe tė diskutojmė sėrish. Nga perspektiva jonė ėshtė e qartė qė nisja e autostradės sivjet do tė jetė shumė e vėshtirė, por nėse shtyhet pėr njė gjysmėviti apo pėr 9 muaj dhe ndėrkohė tė ruhet alokimi i destinuar pėr autostradė nė buxhet, atėherė kjo mund tė bėhet e mundshme, por sėrish po them se qeveria ėshtė shumė optimiste se do ta privatizojė PTK-nė nė javėt e ardhshme dhe skenari ynė ėshtė qė gjithēka tė shkojė sipas planifikimit. Dua ta pėrmend edhe njė tjetėr kusht pėr autostradėn, pėr t’u siguruar qė paratė nuk po ēohen dėm, dhe kėtu, nė fakt, ekspertiza e FMN-sė ėshtė e limituar, dhe institucioni qė e bėn ekspertizėn kėtu ėshtė Banka Botėrore. Banka Botėrore nė kėtė vizitė qė po e pėrfundojmė tani, nė fakt, ka sjellė njė ekip ekspertėsh pėr transport, i cili ka diskutuar me qeverinė pėr zbatueshmėrinė ekonomike tė projektit dhe ata kanė ardhur me disa sugjerime. Ju mund tė ndėrtoni autostrada nė mėnyra tė ndryshme. Ju mund t’i ndėrtoni ato mė lirė apo shumė shtrenjtė dhe sa i pėrket autostradės nė drejtim tė Maqedonisė, problemi ėshtė se nė sektorin jugor tė saj, autostrada kalon nėpėr male dhe ėshtė shumė i shtrenjtė ndėrtimi i autostradave tė mira nėpėr male dhe qeveria planifikon tė ndėrtojė tunele, e tunelet janė shumė tė shtrenjta pėr t’u mirėmbajtur dhe pastaj ekziston rreziku i shpenzimeve tė shumta qė kemi hasur nė shumė vende tė tjera tė rajonit. Dhe Banka Botėrore sugjeron qė qeveria dhe kompania e ndėrtimit tė autostradės tė shikojnė pėr opsione alternative.

–    Deri tani kemi dėgjuar pėrllogaritje, sipas tė cilave, autostrada do tė kushtojė rreth 800 milionė euro me tunele. Dhe nėse nuk do tė privatizohet PTK-ja, ju nuk rekomandoni tani nisjen e kėsaj autostrade.

Wiegand: Ne nuk rekomandojmė qė ajo tė  nisė sivjet, por kjo nuk do tė thotė se nuk do tė nisė fare, por ne do tė ulemi me qeverinė dhe do tė diskutojmė pėr planet alternative pėr financimin dhe pastaj pėr kohėn e duhur pėr pėrgatitjen dhe ndėrtimin e Autostradės 6 me Maqedoninė. 

Bashkėpunimi FMN - Qeveri ėshtė pėrmirėsuar

–    A ėshtė duke i pėrmbushur Qeveria rekomandimet tuaja?

Wiegand: Sigurisht, gjatė kėtij misioni arritėm marrėveshje me stafin pėr kompletimin e inspektimit tė tretė dhe nėse nuk do tė ishim pajtuar pėr tė gjitha politikat e mėdha ne nuk do t’i pėrfundonim inspektimet, kėshtu qė pėrgjigjja ėshtė po.

–    Por nė tė kaluarėn kemi parė qė jo gjithmonė ju keni gjetur gjuhė tė pėrbashkėt pėr ēėshtjet e mėdha me qeverinė. Pra, a ėshtė kjo diēka qė i takon sė kaluarės?

Wiegand: Po. Historia e Kosovės me FMN-nė ėshtė se Kosova iu bashkua FMN-sė mė 2009 si anėtare e plotė. Nė vitin 2010, Kosova kėrkoi aranzhmanin “Stand By”, qė doli nga binarėt relativisht shpejt dhe kjo kishte lidhje me fushatėn parazgjedhore tė vitit 2010-2011. Pas kėsaj, sidoqoftė, qeveria tregoi interes pėr tė vazhduar bashkėpunimin me FMN-nė. Ne kishim njė periudhė kur kishim njė program pa para dhe pasi kjo periudhė pėrfundoi me sukses mė 2011 dhe iu rikthyem programit tė plotė mė 2012, dhe kėtė e quajmė aranzhmani “Stand By”, qė shqyrtohen kohė pas kohe. Ne ishim kėtu pėr shqyrtimin e tretė dhe mendojmė se edhe ai do tė kompletohet. 

-    Ne shpesh kemi dėgjuar kritika nga partitė politike dhe ekspertėt e pavarur tė ekonomisė qė thonė se Qeveria nuk po u kushton vėmendjen e duhur sektorėve tė tjerė, siē janė arsimimi dhe shėndetėsia. Si e vlerėsoni kėtė?

Wiegand: Mendoj se kjo reflekton atė qė thashė mė herėt. Ne, vėrtet, nuk duam t’i tregojmė qeverisė se ku t’i shpenzojė paratė e saj, dhe kjo gjithashtu ka lidhje me faktin qė ne politikisht jemi neutralė, kėshtu qė i respektojmė prioritetet e qeverisė pėr shpenzime, por kur nė Kosovė vjen njė qeveri e re me prioritete tė tjera pėr shpenzime, ne do t’i respektojmė edhe ato, ne vetėm kėrkojmė t’i integrojmė ato nė njė strukturė tė qėndrueshme makroekonomike dhe fiskale. Mendoj se nėse doni tė diskutoni se cila ėshtė mėnyra me efikase pėr Kosovėn pėr t’i shpenzuar paratė e saj, institucion mė i mirė pėr tė diskutuar pėr diēka tė tillė ėshtė Banka Botėrore, e cila mė shumė merret me zhvillimin ekonomik, e mė pak me stabilitetin makroekonomik.

– Nuk po shohim shumė investitorė tė huaj qė vijnė nė Kosovė. Shumė vlerėsojnė se kjo do ta ndihmonte buxhetin e Kosovės. Si e shihni ju kėtė?

Wiegand: Para se gjithash, nuk mė duket krejt e saktė qė nė Kosovė nuk ka investime tė huaja. Ka investime qė veēanėrisht vijnė nga diaspora kosovare. Problemi ėshtė se shumica e kėtyre parave shkojnė nė ndėrtime shtėpish, pastaj nė sektorin e shėrbimeve. Tė gjitha kėto i kanė rritur kapacitetet prodhuese dhe e kanė zhvilluar ekonominė. Mirėpo ekziston shpresa se dikur do tė ketė ndryshime dhe do tė ketė njerėz qė do tė nisin tė ndėrtojnė fabrika nė Kosovė dhe gjėra tė tilla. Dhe deri tani kjo ka ndodhur vetėm nė njė shkallė relativisht tė vogėl dhe mendoj se shpresa ėshtė qė kėto ndryshime tė ecin pėrpara dhe diaspora kosovare tė jetė e para pėr tė qenė nė gjendje tė identifikojė mundėsitė e tilla pėr biznes nė Kosovė. Kėshtu, sipas mendimit tim, problemi ka tė bėjė mė pak me shumėn e investimeve direkte dhe mė shumė me llojin e aktiviteteve financuese.

–    A ėshtė stabil sistemi bankar nė Kosovė?

Wiegand: Po, ėshtė shumė stabil. Nė fakt, ne sapo kemi pasur njė mision tė pėrbashkėt tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankės Botėrore. Unė nuk isha pjesė e atij misioni, por misioni kishte synim shikimin e stabilitetit tė sektorit financiar dhe ka dhėnė njė vlerėsim tė fuqishėm pėr stabilitetin financiar nė Kosovė. Kėshtu qė nė pėrgjithėsi sektori financiar duket mjaft stabil, mbikėqyret mirė. Dhe sigurisht me ngadalėsimin e ekonomisė kemi vėrejtur rritje tė kredive problematike, por niveli i tyre ėshtė mė i ulėt sesa nė shumicėn e vendeve fqinje, sistemi bankar ėshtė i kapitalizuar mirė. Kėshtu qė nė pėrgjithėsi fotografia, sa i pėrket sistemit financiar, ėshtė mjaft e mirė.

Tė ruhet Banka Qendrore, tė mos ketė parime tė dyfishta

–    Banka Qendrore e Kosovės ka njė drejtor tė ri, ai ėshtė Bedri Hamza, ish-ministėr i Financave. Ai u votua nga parlamenti pėr kėtė pozitė pavarėsisht kundėrshtive nga partitė opozitare. Ata e fajėsojnė Qeverinė se po vendos figura politike, figura partiake, nė pozita tė pavarura. Si e komentoni ju kėtė?

Wiegand: Kjo ėshtė njė pyetje e mirė, sepse pavarėsia e Bankės Qendrore ėshtė shumė e rėndėsishme. Megjithatė, do tė doja tė thosha se Bedri Hamza nuk ėshtė rasti i parė qė njė person me sfond politik transferohet nė Bankėn Qendrore.

–    Por nė kėtė rast, gjithēka ishte shumė e shpejtė. Ai dha dorėheqjen nga pozita e ministrit tė Financave dhe garoi pėr kėtė post.

Wiegand: Kjo ėshtė e saktė. Por nėse shikoni pėr shembull nė Shtetet e Bashkuara, guvernatori i tashėm i Rezervave Federale, Ben Bernanke, puna e tij e fundit para se tė bėhej guvernator i Bankės Qendrore ishte kėshilltar pėr ekonomi i presidentit Bush nė Shtėpinė e Bardhė.

–    Ju faleminderit qė e krahasoni Kosovėn me Shtetet e Bashkuara, por a mendoni se kjo ėshtė e zbatueshme edhe nė Kosovė?

Wiegand: Mendoj se me rėndėsi janė parimet. Nėse e shikoni Gjermaninė, presidenti i tashėm i Bundesbankės ishte kėshilltar pėr ekonomi i kancelares Merkel para se tė bėhej president i Bundesbankės. Dhe ajo qė dua tė them ėshtė se nė Kosovė nuk duhet tė zbatohen standarde tė dyfishta nga ato tė vendeve tė tjera. Transferimi i politikanėve nė Banka Qendrore ka ndodhur edhe nėpėr vende e tjera. Megjithatė, sipas mendimit tim, me rėndėsi do tė ishte qė Bedri Hamza tė demonstrojė pavarėsinė e tij zėshėm dhe shpejt, sa ėshtė nė Bankėn Qendrore, sepse pavarėsia e Bankės Qendrore ėshtė shumė e rėndėsishme, ėshtė kritike pėr stabilitetin e sistemit financiar dhe mendoj se pėrparimet e mira qė janė bėrė nė vitet e fundit nė promovimin e stabilitetit financiar kėtu nė Kosovė duhet tė vazhdojnė edhe mė tutje.

–    Sa i pėrket mbipunėsimit nė sektorin publik, FMN-ja gjithmonė ka kėrkuar qė tė kihet kujdes nė kėtė ēėshtje, por nuk kemi parė shumė pėrparim, as me ndryshimin e qeverive gjatė viteve tė fundit.

Wiegand: Nuk jam i sigurt nėse e kuptova mirė pyetjen! Ēfarė doni tė thoni me mbipunėsim? Nėse numri i tė punėsuarve ėshtė shumė i lartė apo i ulėt?

–    Po, po, ėshtė thėnė mė parė se ka rreth 10% mė shumė persona tė punėsuar nė sektorin publik, sesa ka nevojė.

Wiegand: Kjo ėshtė interesante, mė parė kam dėgjuar se FMN-ja ka thėnė kėshtu, por sigurisht se nuk isha unė ai qė e ka thėnė njė gjė tė tillė, dhe nuk jam i sigurt prej nga ka ardhur kjo. Ne nuk kemi bėrė ndonjė inspektim nėse ka apo jo numėr tė madh tė tė punėsuarve nė sektorin publik nė Kosovė. Neve na intereson qėndrueshmėria e faturave tė pagave nė sektorin publik. Kjo sigurisht konsiston nė dy gjėra: numri i tė punėsuarve dhe rritja e pagave qė ėshtė bėrė nė sektorin publik. Nė njė farė shkalle kėto dy gjėra janė tė ndėrlidhura me njėra-tjetrėn. Nėse keni njė forcė mė tė vogėl punėtore nė sektorin publik mund tė ketė rritje mė tė madhe tė pagave, ndėrsa nėse numri i punėtorėve nė sektorin publik rritet, atėherė rritja e pagave do tė ishte e vėshtirė, sepse pėrndryshe pagimi faturave pėr paga do tė dilte nga kontrolli. Ajo qė e di unė ėshtė se Banka Botėrore nė bashkėpunim me autoritetet kosovare, qe njė kohė janė nė pėrgatitje tė reformės nė sektorin e shėrbimit civil. Kjo do tė lejonte krijimin e vendeve tė punės si nė nivelin lokal tė komunave, ashtu edhe nė nivel qendror. Dhe kjo duket njė reformė shumė e mirė. Sidoqoftė, ajo ende ėshtė nė fazėn e pėrgatitjes dhe nuk ka nisur tė zbatohet.

–    A mendoni se Qeveria e Kosovės ėshtė qeveri e madhe? Ne kemi 6 zėvendėskryeministra, shumė zėvendėsministra dhe shumė ministra.

Wiegand: Nuk dua tė komentoj pėr kėtė. Varet nga Qeveria se si dėshiron ta krijojė administratėn publike dhe mėnyrėn se si do tė operojė. Ajo qė na intereson neve ėshtė fatura e pagave nė sektorin publik qė ėshtė rreth 8 pėr qind e GDP-sė, qė ėshtė nė linjė me vendet fqinje.

–    Cila do tė jetė mbėshtetja e FMN-sė pėr Kosovėn nė periudhėn e ardhshme?

Wiegand: Ekzistojnė tri mėnyra se si FMN-ja bashkėpunon me shtetet, fillimisht e bėjmė vėzhgimin, kėshtu qė disa pėrfaqėsues vijnė nė vend. Njė herė apo dy herė nė vit njė mision vjen nė vend dhe diskuton pėr politika tė ndryshme, pėr politikat mikroekonomike, politikat fiskale, pastaj politikat e sektorit financiar dhe pėr tė shkruar njė raport. Kjo ėshtė ajo qė ne bėjmė me ēdo anėtar tė FMN-sė. Masa e dytė ėshtė qė me FMN-nė mund tė keni programe, siē ėshtė dhėnia e hua e parave nga FMN-ja pėr njė vend pėr shkak tė nevojave financiare dhe Qeveria me FMN-n pajtohen pėr njė program ekonomik qė do tė mbėshtetet nga FMN-ja, ose Qeveria dhe FMN-ja e analizojnė situatėn pėr tė parė se cili program mund tė financohet nga FMN-ja. Ky ėshtė tėrėsisht vendim i qeverisė nėse dėshiron tė ketė njė program tė tillė, apo jo. Pėr aq kohė sa Qeveria e konsideron tė dobishme tė jetė nė marrėdhėnie programore me FMN-nė, ne do tė jemi me ta, ndoshta vjen njė ditė qė Qeveria nuk e sheh tė dobishme, atėherė ne do t’i kthehemi modės normale tė mbikėqyrjes qė ne e kemi me shumicėn e vendeve. E treta, qė gjithashtu ėshtė shumė e rėndėsishme, megjithėse, nuk ėshtė diskutuar shumė nė publik, ėshtė asistenca teknike. FMN-ja ka ekspertė nė shumė fusha dhe me kėrkesė tė qeverive dėrgon ekspertė nė vende tė ndryshme pėr t’i ndihmuar lidhur me problemet specifike politike, ku Kosova e kishte pjesėn e saj tė duhur nė asistencėn teknike nga FMN-ja, nė tė kaluarėn e afėrt, qė kishte tė bėnte me mbikėqyrjen e bankave, pastaj me sistemin e taksave, me administratėn e doganave dhe pastaj me disa statistika kombėtare, pra janė disa fusha ku Kosova merr ndihmė teknike nga FMN-ja.