Më së shumti punë ofron sektori Siguri/Polici!

Publikuar: 20.03.2013 - 18:51

Prishtinė, 20 mars - Kolegji Universum mbajti konferencėn dhe publikoi hulumtimin pėr vendet e lira tė punės, hulumtim ky qė qėllim pati ofrimin e informatave relevante rreth ofertės pėr punėsim nė Kosovė.

Nita Luzha prezentoi tė gjeturat nga hulumtimi i 4 494 vendeve tė lira tė punės dhe theksoi se tre sektorėt qė kanė ofruar mė sė shumti vende tė lira pune gjatė vitit 2012 janė: Siguri/Polici me 22 pėr qind, Edukim/Trajnim me 19 %, si dhe Shitje me 13%. Luzha theksoi se Prishtina mbetet komuna me mė sė shumti vende tė lira tė punės, e pasuar nga Podujeva, Prizreni, Mitrovica dhe  Ferizaj. Pėr sa i pėrket aftėsive qė punėdhėnėsit i kėrkojnė tek punėkėrkuesit, nga hulumtimi doli se aftėsia pėr tė komunikuar, aftėsia pėr punė nė grup si dhe aftėsia pėr planifikim dhe organizim mbeten aftėsitė mė tė kėrkuara nga punėdhėnėsi. Pėrderisa sektori privat doli tė jetė punėdhėnės mė i madh karshi atij publik me 67 pėr qind, kurse ai publik me 32.

Ministri i Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci komentoi numrin e vogėl tė vendeve tė publikuara nė sektorin e prodhimtarisė, duke shtuar se sipas statistikave qė ka kjo ministri, shifra e tė punėsuarve nė kėtė sektor arrin nė 25 pėr qind tė fuqisė punėtore nė Kosovė.

Ndėrkaq, Berat Luzha, zv/ministėr i Punės dhe Mirėqenies Sociale, theksoi se zhvillimi ekonomik vazhdon tė paraqesė pengesė nė krijimin e vendeve tė reja tė punės.

Debati nxori propozime konkrete pėr hulumtime tė tregut tė punės, dhe nė tė njėjtėn kohė u shpreh nevoja e njė ndėrlidhjeje tė qeverisė me sektorin e biznesit dhe institucioneve arsimore.