Pa stimulim të prodhimit, nuk ka rritje të eksportit

Publikuar: 10.03.2013 - 18:32

Prishtinė, 10 mars - Kosova vazhdon tė varet nga importi i produkteve tė huaja dhe kjo, sipas ekspertėve tė ekonomisė dhe pronarėve tė kompanive prodhuese, ėshtė dėshmia mė e mirė e gjendjes sė rėndė tė prodhuesve vendorė. Sipas raportit tė fundit tė BQK-sė, gjatė vitit 2012 eksporti i mallrave arriti nė 269.3 milionė euro, ndėrsa importi i mallrave 2.5 miliardė euro, duke bėrė qė mbulimi i  importit me eksport tė arrijė nė 10.8 pėr qind.

Disa pronarė tė kompanive prodhuese nė vend thonė se taksat doganore pėr lėndėn e parė nga importi kanė bėrė qė produktet e tyre tė jenė tė shtrenjta dhe, si pasojė, shumė pak tė pranueshme nė tregjet e huaja.

Ndėrmarrja pėr prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjetike “Frutex”, nga Suhareka, produktet e saj i eksporton nė shumicėn e vendeve tė rajonit, por edhe nė Austri, Itali, Afrikė dhe SHBA. Pronari i saj, Shaqir Palushi tha pėr Radion Evropa e Lirė se 40 pėr qind e prodhimit tė pėrgjithshėm, apo deri nė 2 milionė euro ėshtė shuma qė kjo kompani eksporton nė vit nė vende tė ndryshme tė botės.

Por, Palushi cek edhe disa probleme qė pengojnė rritjen e sasisė sė prodhimit pėr tregjet e huaja.

“Pėr shumicėn e lėndės sė parė vazhdojmė tė paguajmė doganė. Problem tjetėr ėshtė se nuk jemi tė barabartė me konkurrentėt nė rajon, disa vende kanė lėndėn e parė vetjake, ndėrsa ne e importojmė dhe ngarkohemi me doganė 10 pėr qind. Pėr kėtė kam kėrkuar nga asociacionet ekonomike qė tė bėjnė trysni tek autoritetet kompetente pėr tė ndryshuar politikat fiskale”, tha Palushi.

Subjekti tjetėr afarist, fabrika e vajit “Inter- company” nga Podujeva, qe dy vjet ka ndėrprerė eksportin e prodhimit nė vendet e BE-sė. Pronari Sylejman Konushevci thotė  se pagesa e doganės pėr lėndėn e parė dhe TVSH-ja e lartė nuk lejojnė qė produktet kosovare tė jenė konkurrente nė tregun e jashtėm.

“Problemi numėr njė ėshtė ky, sepse nuk mund tė jesh konkurrent kur paguan 10 pėr qind nė vlerėn e importit tė lėndės tė parė, plus TVSH, ndėrsa prodhimi final nė Kosovė hyn me 16 pėr qind prej shteteve tė rajonit”, shprehet Konushevci.

Ndryshimi nė mes tė eksportit dhe importit ėshtė prezent qe njė kohė tė gjatė dhe do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen, shprehin shqetėsimin ekspertė pėr ēėshtje ekonomike.

Arsye e gjithė kėsaj, sipas Ismail Kastratit, ėshtė se sektori i prodhimit nė Kosovė nuk ėshtė shumė i stimuluar dhe ėshtė nė fazėn e parė tė konsolidimit.

“Nė rend tė parė tė gjitha inputet pėr prodhim duhet tė lirohen nga taksa doganore, pastaj duhet tė krijohet hapėsirė dhe tė bėhen stimulime tė ndryshme pėr sektorin e prodhimit, aty ku krijohen vlerat. Dhe, ndėr tė tjera, edhe tė krijohet njė treg i qėndrueshėm, njė treg stabil dhe jo treg i egėr, ku eliminohet konkurrenca jolegale”.

“T’i aftėsojmė prodhuesit tanė qė tė jenė konkurrentė edhe me  tregun e jashtėm. Aktualisht, nė Kosovė, ndėrmarrjet prodhuese kapacitetet i shfrytėzojnė deri nė 40 pėr qind. Me kėtė pėrqindje ato nuk mund tė jenė konkurrente me prodhuesit e jashtėm”, vlerėson Kastrati.

Nė anėn tjetėr, zyrtarė tė Ministrisė se Tregtisė dhe Industrisė thonė se mbrojtja e prodhuesve vendorė ėshtė njė ndėr prioritetet e kėsaj ministrie.

Sipas Arta Istrefit, kėshilltare nė MTI, ėshtė ndryshuar dhe modernizuar korniza ligjore pėr shoqatat tregtare dhe tregtinė e brendshme.

“Pastaj, ne jemi pjesė e marrėveshjes preferenciale me BE-nė, qė do tė thotė se kompanitė kosovare mund tė eksportojnė nė vendet e BE-sė pa taksa doganore, duke pėrjashtuar kėtu pijet alkoolike, verėn, e cila ka njė kuotė tė veēantė, gjithashtu nė vendet e CEFTA-s mund tė eksportohet pa taksa doganore”, tha Istrefi.

Komuniteti i biznesit vazhdimisht gjatė vitit tė kaluar ka kėrkuar nga Qeveria qė tė bėhen ndryshime nė politikat fiskale, nė kuadėr tė sė cilės hyn edhe lirimi i mallrave tė caktuara nga detyrimet doganore, kryesisht pėr lėndėn e parė.

 

besi11.03.2013/08:51

Me ne fund dicka e hajrit u degjua por mbetet zbatimi i ketij mendimi...dhe e kalon provimin.

Banull10.03.2013/21:12

Prodhone vet landen e par e mos e merrni nga Serbia e skeni nevoj me pagu taksa blene Qumshtin nga Katunart bleni Luledjelli e prodhone Vajin se toka ka met shterp