Efektet e preferencave tregtare të BE-së

Publikuar: 07.03.2013 - 16:34

Prishtinė, 7 mars - Rikthimi i zbatimit tė preferencave tregtare qė nga fillimi i vitit 2012 ka pasur efekt pozitiv te kompanitė prodhuese nė Kosovė, thonė pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit, afaristė, por edhe pėrfaqėsues tė ekzekutivit.

BE-ja ka vendosur masa preferenciale pėr gjitha vendet e Ballkanit perėndimor. Zbatimi i kėsaj marrėveshje nėnkupton qė prodhuesit kosovarė produktet e veta mund t’i eksportojnė nė vendet e BE-sė pa iu nėnshtruar tarifave doganore apo kufizimeve nė sasi.

Njė ndėr kompanitė qė kanė hetuar efektin pozitiv ėshtė edhe ajo “Laberion”, qė merret me prodhimin e lėngjeve natyrale “Dona” dhe “EKS”.

Pronari i kėsaj fabrike, Bashkim Osmani tregon se qė nga rikthimi i kėtyre masave nuk ka pasur ndonjė problem, dhe se produktet i eksporton nė shumė vende tė rajonit, por edhe tė Evropės.

Ai thotė se vetėm nė BeH eksporton mbi 25 pėr qind tė prodhimit tė pėrgjithshėm.

“Eksportojmė nė Zvicėr, Suedi, Norvegji dhe Gjermani. Dhe, qė nga rikthimi i preferencave tė BE-sė nuk kemi pasur asnjė telash. Eksporti bėhet i zakonshėm, si ēdo herė dhe nuk kemi problem”, tha Osmani pėr Radion Evropa e Lirė.

Edhe pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit, thonė se zbatimi i preferencave tregtare ka shėnuar rezultate, por jo nė nivelin e kėnaqshėm.

Agim Shahini, nga AKB, shprehet se bllokimi i eksportit kosovar nė vitin 2011 nga BE-ja, ka shkaktuar dėme tė theksuara pėr bizneset kosovare, pėr arsye se prodhuesit tonė e kanė humbur tregun evropian.

“Vėshtirė po e marrin tashti kėtė treg, sepse pėr rikthim tė tregut tė humbur, jo me fajin e bizneseve, kėrkohet njė investim i madh dhe pėr kėtė investim tė madh bizneseve kosovare u mungon mbėshtetja financiare, fondet e ndryshme dhe shumė vėshtirė po kthehen nė BE. Megjithatė, ka rezultate tė vogla, por jo tė kėnaqshme”, tha Shahini.

Edhe zyrtarė tė Qeverisė theksojnė se preferencat tregtare janė duke u zbatuar. Ata u bėjnė thirrje tė gjitha kompanive eksportuese qė, nė rast tė paraqitjes sė ndonjė problemi, tė ankohen tek organet kompetente.

Arta Istrefi, nga MTI, tha se qė nga rikthimi i kėtyre masave nuk ėshtė shėnuar ndonjė problem eventual.

“Ne gjithmonė kemi bėrė thirrje pėr tė gjitha bizneset qė vlerėsojnė se ju bėhet e padrejtė pėr njė ēėshtje tė caktuar, qė ndėrlidhet me ministrinė tonė, tė vijnė dhe tė ankohen me dokumentacionin e paraqitur qoftė nė Departamentin e Tregtisė apo edhe vetė nė kabinetin e ministres”, tha ajo.

Preferencat tregtare mbėshtesin integrimin ekonomik nė BE dhe ēojnė pėrpara stabilitetin politik dhe pėrparimin ekonomik tė tėrė rajonit.

Gjithashtu, me kėto masa rregullohet e drejta pėr qasje tė liruar nga dogana nė tregun e BE-sė pėr pothuajse tė gjitha mallrat, pa sasi tė kufizuar, deri nė fund tė vitit 2015.