MTI rrezikon të gjobitet me 16 milionë euro

Publikuar: 07.03.2013 - 14:55

Prishtinė, 7 mars - Nė Departamentin Ekonomik tė Gjykatės Themelore nė Prishtinė, kėtė javė ėshtė mbajtur pėr tė tretėn herė, seanca pėrgatitore ndėrmjet palėve ndėrgjyqėsore Ministria e Tregtisė dhe Industrisė (MTI) dhe “Gorenje Elektromotori” me seli nė Gjakovė. Kjo ripėrsėritje ndodhi si rezultat i ndėrrimit tė gjyqtarit tė ēėshtjes.

Ministria e Tregtisė dhe Industrisė paditet meqė pretendohet tė ketė dėmtuar materialisht “Gorenje Elektromotorin” me seli nė Gjakovė, si rezultat i shpėrfilljes sė fakteve, argumenteve dhe ligjit me rastin e shqyrtimit tė aplikacionit pėr ta regjistruar kėtė biznes si person juridik. Si rezultat, “Gorenje Elektromotori” pretendon se ėshtė detyruar qė ta ndėrpresė aktivitetin prodhues nė fabrikė me ē’rast i ėshtė shkaktuar njė dėm material i pariparueshėm, shkruan gazeta Jeta ne Kosovė.

Siē raporton indeksonline, Ministria e Tregtisė dhe Industrisė (MTI) rrezikon tė gjobitet me 16 milionė e 442 mijė e 445 euro, sa ka kėrkuar paditėsja, nė emėr tė dėmit material, kamatės ligjore dhe shuarjes sė perspektivės sė ndėrmarrjes.

Pėrfaqėsuesi i autorizuar i palės paditėse, Albert Baraku, theksoi se si rezultat i mosregjistrimit tė veprimtarisė brenda periudhės 2003-2006, “Gorenje Elektromotori” me seli nė Gjakovė ka qenė inekzistente, andaj nuk kanė mundur tė shpalosė bindjen te Agjencia pėr Regjistrimin e Bizneseve nė Kosovė (ARBK) pėr t’ia bėrė regjistrimin e nevojshėm.

Megjithatė nė vitin 2006 ėshtė marrė vendim nga Gjykata Ekonomike qė nė afat prej 30 ditėsh, e paditura ta regjistrojė “Gorenje Elektromotorin”. Pėrkundėr kėsaj, nga viti 2006-2008 nuk ėshtė pranuar asnjė dokument ligjor se personi juridik nė fjalė ėshtė regjistruar.

“‘Gorenje Elektromotori’ ka qenė vazhdimisht aktive nė ushtrimin e veprimtarisė sė saj e kėtė e ka konstatuar Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovės”, tha pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė nė Prishtinė.

Shqyrtimi kryesor u caktua pėr datėn 8 prill.