UP-ja s’i publikon me muaj përfituesit e bursave

Publikuar: 07.03.2013 - 10:21

Prishtinė, 7 shkurt -  B.T., qė hyn nė mesin e 3 studentėve tė tjerė tė njė familjeje nga Fushė-Kosova, ka mė shumė se dy muaj qė e pret lirimin nga pagesa nė UP. Kėtė tė drejtė atij ia lejon legjislativi i Universitetit tė Prishtinės, mirėpo sivjet vonesat janė shumė mė tė mėdha se vitet e mėparshme. Nė praktikat e deritashme lista e studentėve tė liruar nga pagesa dihej pothuajse nė janar, kurse sivjet jo.  Nga kėto vonesa B.T. thotė se e ka pėsuar keq. “Unė e kam humbur afatin e pagesės sė semestrit tė ri, shkaku qė Universiteti i Prishtinės ende nuk i ka publikuar listat e studentėve qė lirohen nga pagesa e semestrit”, ka thėnė ai, teksa ka treguar se pėr ta fituar kėtė tė drejtė ka aplikuar nė tetor tė vitit tė shkuar. “Aplikova brenda afatit kohor, por prej atėherė nuk kemi marrė pėrgjigje”, ėshtė shprehur ai.  Ai thotė se ka njė vėlla e njė motėr nė studime, se i ka paraqitur tė gjitha dėshmitė bashkė me aplikacionin, prandaj edhe duhet tė lirohet nga pagesa. Si B.T. janė edhe shumė tė tjerė, qė e kanė tė njėjtin hall. Nė kėtė telash janė edhe qindra studentė tė tjerė tė kategorizuar si raste me vėshtirėsi sociale e ekonomike.

“Nė semestrin e parė jam gjetur disi dhe e kam regjistruar semestrin, kurse semestrin e dytė s’e kam regjistruar ende, vetėm si pasojė e mungesės sė mjeteve”, ka thėnė njė studente nga Peja, e cila po ashtu nuk ka dashur t’i publikohet emri nga frika se mund t’ia bėjė dikush me inat dhe tė mos ia japė tė drejtėn e lirimit.

“Po jetojmė nė njė shoqėri ku pėr shprehjen e mendimit tė lirė mund tė tė hakmerren”, ka thėnė ajo, pa e treguar as drejtimin e studimeve. Mirėpo, nė emėr tė studentėve tė Fakultetit tė Filologjisė, ka folur kryetari i Kėshillit tė studentėve nė kėtė fakultet, Granit Geci. “Nėse jo pagesat, atėherė listat e pėrfituesve si tė liruar nga pagesat do tė duhej tė dilnin shumė mė herėt nga Rektorati. Dalja e listave do t’i siguronte studentėt pėr t’u gjetur disi, pasi qė do ta kishin mė lehtė t’u ktheheshin mjetet qė do t’i huazonin”, ka thėnė Geci.

Pos kategorive tė studentėve tė liruar nga pagesat, Universiteti i Prishtinės sivjet s’i ka bėrė gati as listat e atyre qė tė drejtėn e bursės e kanė duke u bazuar nė sukses, notėn mesatare mbi 9, kryerjen e provimeve tė vitit paraprak, mospėrsėritjen e vitit etj, shkruan sot “Koha Ditore”). Nga ana tjetėr, vonesėn e rregullimit tė kėsaj ēėshtjeje e ka pranuar edhe kėshilltari i rektorit tė UP “Hasan Prishtina”, Ardian Kastrati. Por, sipas tij, vonesa fillimisht ėshtė bėrė pėr shkak qė nuk ka pasur buxhet.  “Ėshtė siguruar buxheti dhe komisioni ėshtė duke e kryer punėn. Shpejt  do tė bėhet seleksionimi i aplikuesve, e pastaj do tė bėhen edhe pagesat e bursave”, ka thėnė ai, pėr tė treguar se kompetencat e tjera nė kėtė ēėshtje i takojnė Kėshillit Drejtues tė UP-sė.

Anėtarja e Kėshillit Drejtues tė UP-sė, Elife Podvorica, ndėrkaq ka thėnė se pėr kėtė ēėshtje ėshtė duke punuar njė komision i KD tė UP-sė. Kurse Ajvaz Berisha, anėtar i Komisionit pėrkatės, ka treguar se sivjet ka mė shumė kėrkesa pėr lirim nga pagesat se vitet e mėparshme prandaj, sipas tij, ky ka qenė problemi i vonesave nga Komisioni. “Kemi pranuar rreth 3000 aplikacione. Secili aplikacion i ka afėrsisht 10 faqe, gjė kjo qė tregon se ka pasur shumė punė”, ėshtė arsyetuar ai, derisa ėshtė zotuar se publikimi i listave do tė jetė ēėshtje ditėsh.  Sidoqoftė, Berisha ka treguar se tė gjithė pėrfituesve tė liruar nga pagesa, sipas rregullave tė Universitetit, u kthehen paratė e harxhuara pėr regjistrim tė semestrave.

Tė drejtė lirimi nga pagesat, sipas legjislacionit nė fuqi tė UP-sė, kanė kategoritė e dala nga lufta, njė nga tre studentėt e njė familjeje tė ngushtė, qė i ndjekin studimet nė UP etj.

Kurse tė drejtėn e bursės e gėzojnė tė gjithė ata studentė qė e kanė mbaruar vitin paraprak e qė nuk e kanė pėrsėritur asnjė vit dhe qė e kanė notėn mesatare mbi 9:00.