NË QKUK nisi nga puna shërbimi i radioterapisë

Publikuar: 04.03.2013 - 14:45

Prishtinė, 4 mars -  Nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės (QKUK) njoftohet se  ėshtė lėshuar nė punė shėrbimi i radioterapisė,  i cili tash e tutje do tė ofrojė shėrbime pėr tė gjithė qytetarėt qė kanė nevojė pėr tė gjitha llojet e rrezatimeve. 

Ministri i Shėndetėsisė i Republikės sė Kosovės, Dr. Ferid Agani, tha se  pas 13 vjetėve  po arrihet tė lėshohet nė punė ky shėrbim i rėndėsishėm pėr gjithė qytetarėt e Kosovės, duke kompletuar nė tėrėsi shėrbimet nė Institutin e Onkologjisė. Pėr kėtė arritje ai ia ka lėnė meritat punės dhe angazhimit tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, QKUK-ut dhe punėtorėve shėndetėsorė.

“Jam optimist se do tė rrisim cilėsinė dhe do ta lehtėsojmė trajtimin  e pacientėve tanė. Jemi tė pėrkushtuar dhe po punojmė vazhdimisht qė kėto shėrbime tė jenė tė pėrditshme dhe pacientėt  tė mos referohen jashtė vendi”, theksoi ministri Agani. 

Ai shpjegoi se Ministria e Shėndetėsisė, pėrmes konkursit publik,  ka pranuar nė punė specialistė tė rinj tė onkologjisė, nė mėnyrė qė Instituti Onkologjik tė kompletohet nė tėrėsi  me staf. Ministri Agani bėri tė ditur se sė shpejti pritet tė lėshohet nė punė edhe  Shėrbimi i Kardiokirurgjisė.

Dr. Behxhet Osmani, UD. I drejtorit tė Institutit tė Onkologjisė, theksoi se stafi kėtu ėshtė i pėrgatitur pėr trajtim tė rasteve kurative. “Deri tani kemi 4 pacientė, presim edhe pacientė tė tjerė, ndėrsa puna do tė organizohet nė dy ndėrrime. Rastet do tė trajtohen ēdo ditė dhe nuk do tė ketė nevojė pėr referim tė tyre jashtė vendi”, pohoi ai.

Nė anėn tjetėr, Dr. Sonja Blakaj, radioterapeute, tha se stafi i shėrbimit tė radioterapisė  ėshtė i pėrgatitur t’i ofrojė kėto shėrbime dhe aparatura ėshtė e pėrgatitur. “  Disa herė janė bėrė matje tė objektit dhe nuk ka rrezatim tė lartė. Pitet tė sigurohet sė shpejti edhe aparatura qė do bėjė matjen ditore tė rrezatimit”, pėrfundoj Dr. Blakaj.

Gjatė ditės sė sotme, radioterapia kurative ėshtė kryer tek njė paciente, pėrderisa gjatė ditėve nė vijim do tė vazhdohet me radioterapi pėr rastet e tjera.