Norma e lartë e interesit i dëbon bizneset nga kredimarrja

Publikuar: 27.02.2013 - 19:26

Prishtinė, 27 shkurt - Biznesi i kompanive vendore po rrezikohet pėr shkak tė normave tė larta tė interesit bankar, vlerėsojnė ekspertė tė ēėshtjeve ekonomike dhe pėrfaqėsues tė bizneseve. Kėta tė fundit thonė se nuk po arrijnė tė zhvillojnė veprimtarinė e tyre pėr shkak tė mungesės sė mjeteve financiare, derisa ofertat e bankave pėr kredidhėnie nuk janė aspak tė favorshme pėr bizneset.

Faik Konushevci, udhėheqės u kompanisė “Sole Kosova”, e cila merret me pėrpunimin e mishit dhe pėrpunimin e pemėve dhe perimeve, tregon se normat e larta tė interesit po ngufatin biznesin e tij.

“Normat e larta tė interesit janė pengesė shumė e madhe pėr ne. Kėto norma janė shumė tė larta dhe tė pa pėrballueshme pėr biznesin privat nė Kosovė. Ndikojnė drejtpėrdrejtė nė ēmimin e konsumatorit dhe nė zhvillimin e biznesit”, shpjegon Konushevci pėr Radion Evropa e Lirė. Ai shton se bankat nė Kosovė janė plotėsisht komerciale dhe nuk ndihmojnė aspak bizneset.

Normat e larta tė interesit nga bankat komerciale kritikohen edhe nga pėrfaqėsues tė kompanisė “ASK Foods”, nė Gjilan, e cila merret me pėrpunimin e pemėve dhe perimeve.

Pronari i kėsaj kompanie, Barlet Namoni thotė se sektori bankar nuk ka qenė shumė mbėshtetės pėr biznese pėr shkak tė normave tė larta tė kredive.

Krahasuar me vendet e rajonit, Namoni thotė se bankat komerciale nė Kosovė kanė normat mė tė larta tė kredive.

“Duke marrė parasysh normat e kredive qė ofrohen nė rajon, nė Kosovė janė mė tė lartat. Kjo na bėn qė nė shumicėn e rasteve tė mos jemi konkurrent me rajonin pėr shkak tė normave tė larta tė interesit qė aplikohen nga bankat komerciale nė Kosovė”, thotė ai.

Sipas pėrfaqėsuesve tė biznesit, ulja e normave te interesit do tė kishte ndikime pozitive.

Fillimisht, ulja e normave tė interesit, thonė ata, do tė krijonte rritje nė nivelin e investimeve private, gjė qė do tė rezultonte edhe me vende tė reja te punės.

Nė anėn tjetėr, njohėsi i ēėshtjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi thotė se normat e larta tė kredive kanė bėrė qė shumė biznese tė heqin dorė nga kredimarrja.

Sipas njė raporti tė Bankės Qendrore tė Kosovės, nga fundi i vitit tė kaluar, thuhet se kredimarrja ka shėnuar rėnie.

Duke u bazuar nė rezultatet e anketės sė shtatorit 2012, tė realizuar nė bankat qė  operojnė nė Kosovė, ngadalėsimi i kredidhėnies ėshtė rezultat i rėnies sė kėrkesės pėr kredi.

Po ashtu, deri nė njė masė, sipas raportit tė BQK-sė, ka ndikuar edhe shtrėngimi i kushteve pėr kredidhėnie nga ana e bankave, gjė qė u reflektua nė rėnie tė ofertės pėr kredi.