Manipulime dhe favorizime në shpronësimet për autostradë

Publikuar: 20.02.2013 - 10:36



Prishtinė, 20 shkurt -  Qytetarėt tė cilėve u ka rėnė autostrada nėpėr tokat e tyre private ankohen se tokat nuk u janė vlerėsuar njėsoj dhe se ka pasur manipulime gjatė kėtij procesi. Ndėrsa Ministria e Financave thotė se vlerėsimi i tokės ėshtė bėrė sipas Ligjit pėr Shpronėsimin e Pronės dhe tė pakėnaqurit mund tė bėjnė ankesė edhe nė gjykatė, transmeton KTV.

Toka e Mehmet Isufit nga Obiliqi pa miratimin e pronarit ėshtė bėrė gati pėr fillimin e punimeve pėr ndėrtimin e autostradės, gjė qė e ka mllefosur pronarin shumė.

Krejt problemi, sipas tij, ka dalė nga vlerėsimi i ulėt i tokės sė tij. Mehmet Isufi thotė se toka e nivelit tė njėjtė fqinjėve tė tij u ėshtė paguar 4 mijė e 500 euro pėr njė arė, ndėrsa atij i janė ofruar vetėm 800 euro pėr arė. Ai shton se nuk ėshtė kundėr ndėrtimit tė autostradės, por vlerėsimi i tokės sė tij ėshtė bėrė shumė ulėt.

“Tė tjerėve 180 m lartėsi qė ėshtė nė njė vijė me tokėn time i kanė paguar 4 500 euro por pėr pasurinė nė emėr timin mė janė caktuar 800 euro. E lėshoj menjėherė nėse m’i kishin dhėnė paret dhe nuk jam asgjė kundėr autostradės, nėse vjen puna edhe shpinė e shes”.  

Ndėrsa pėr tokėn qė Mehmet Isufi tha se e ka ndėrruar me njė tokė nė Llazarevė, pėr tė cilėn posedon edhe dokumente, nuk i kanė ofruar fare ēmim, e po ashtu edhe kėtė tokė e kanė bėrė gati tė nisė puna pėr ndėrtimin e autostradės. 

Mė datėn 14 shkurt Policia e Kosovės e ka marrė nė pyetje Isufin pėr gjithsej 6 orė dhe ky i fundit tha se ėshtė ndier i maltretuar.

“Me 14 shkurt rreth orės 10 ka ardhur policia me urdhėr tė Bashkim Bytyēit tė cilėt i ka dėrguar nė mėnyrė tė dhunshme tė mė arrestojė nuk e di a me urdhėr tė qeverisė apo nė krye nė veti me punėtor tė Bektel Enka me bager, por me pasurinė qė i kam dokumentet nė emėr timin”     



Ai u kėrkon zyrtarėve tė lartė tė shtetit t’i japin njė pėrgjigje pėr atė qė po i ndodh.

 “U boj apel pėr torturat qė po mi bon kjo qeveri dhe pėrgjigjen ka me marr Hashim Thaēi, Fehmi Mujota dhe Pllum Haxhiu si dhe Agron Beka”.

Shkėlzen Morina, drejtori i Departamentit tė Tatimit nė Pronė nė Ministrinė e Financave, ka thėnė se vlerėsimi i pronės ėshtė bėrė i  njėjtė pėr tė gjithė. Sipas tij, ėshtė normale tė ndryshojė ēmimi sipas kategorisė, sepse toka mė afėr rrugės ka ēmim mė tė lartė.

Derisa qeveria thotė se toka po u shpronėsohet tė gjithėve njėsoj dhe se ėshtė e drejtė e qeverisė tė vazhdojė punėt edhe pa miratimin e pronarit, ngase projekti ėshtė nė interesin nacional, Mehmet Isufi beson se ėshtė mashtruar rėndė dhe ėshtė maltretuar nga policia.

Ai pėr kėtė gjė u ka shkruar letėr dhe ka kėrkuar ndihmė nga liderėt e opozitės dhe nga EULEX-i.

 

studenti22.02.2013/21:24

z.isufi ka te drejt te prones se nuk ja ka ble akjo qeveri a as aja qe ka shku po ky zotrija e ka ble vet.ndersa kty komentusit qe ka shkru mesazh le te jet ma i kujdeseshum qa po fol. kujdes me prona se prona esht e shejt .

lumi20.02.2013/15:14

z. Isufi me pas qene serbia a kishe guxu me dal me pengu nje projekt te interesit nacional. Nuk besoje!