Sektori privat, pa suksese të dukshme

Publikuar: 03.02.2013 - 17:24

Prishtinė, 3 shkurt - Roli i sektorit privat , posaēėrisht i ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme, qė nga pėrfundimi i luftės sė fundit nė Kosovė, ka qenė relativisht i dobėt, thonė pronarė tė kompanive private dhe ekspertė tė kėsaj fushe.Pavarėsisht kėsaj, sipas tyre, ndėrmarrėsia dhe krijimi i bizneseve tė vogla pritet tė luajė rol thelbėsor nė rrugėn drejt njė ekonomie moderne tė tregut tė lirė, rrjedhimisht drejt zhvillimit tė pėrgjithshėm ekonomik.

Njė ndėr kėto ndėrmarrje ėshtė kompania “Vėllezėrit e Bashkuar”, nė komunėn e Prizrenit, e cila ėshtė e licencuar pėr prodhimin e produkteve pėr ndėrtim dhe pėr shėrbime, kurse tė punėsuar ka rreth 70 punėtorė.

Drejtori i kėsaj ndėrmarrje, Sefer Susuri tregon se fabrika ka pasur shumė vėshtirėsi pėr tė qėndruar nė treg, edhe pse paralelisht, sipas tij, ka ruajtur cilėsinė e produkteve qė i prodhon.

Susuri tha pėr Radion Evropa e Lirė se ekonomia joligjore, normat e larta tė kredive dhe mungesa e energjisė elektrike vėshtirėsojnė punėn e kėsaj kompanie.

Edhe njohės tė kėsaj fushe thonė se sektori privat nuk ka arritur ndonjė sukses tė dukshėm.

Naser Grajēevci, dikur kryeshef nė Agjencinė pėr ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme (NVM) nė MTI, thotė se problemet fillojnė qė nga dogana, Administrata Tatimore e Kosovės, komunat, pastaj procedurat burokratike dhe mungesa e financave.

Megjithatė, i rėndėsishėm, sipas tij, mbetet fakti se autoritetet kompetente e kanė ngritur kėtė ēėshtje si problem.

“Por, kjo nuk ėshtė e tėra, sepse ambienti biznesor nė Kosovė duhet tė mbėshtetet nga politikat institucionale. Duhet tė krijohet njė ambient i favorshėm, nėse nuk ka qasje tė mirė nė financa, nėse nuk ka perspektivė apo zhvillim tė bizneseve nė Kosovė, apo ngufatje nga inspektoratet e ndryshme, tė mos pėrmendi edhe dukuritė, pėr tė cilat tashmė po flitet haptas, dukuritė e abuzimeve dhe format korruptive”, shprehet Grajēevci.

Nė anėn tjetėr, zyrtarė tė Qeverisė thonė se e dinė rėndėsinė e ndėrmarrjeve tė vogla e tė mesme pėr zhvillimin ekonomik tė vendit dhe se nuk kanė munguar angazhimet nė kėtė rrafsh.

Arta Istrefi, kėshilltare politike pėr media nė MTI, thekson se ka pasur shumė aktivitete nė pėrmirėsimin e gjendjes sė NVM-ve.

Si sukses tė arritur sė fundi ajo pėrmend projektin trevjeēar, tė quajtur “Programi pėr Promovimin e Ndėrmarrjeve tė Vogla dhe tė Mesme”, qė ka pėr qėllim promovimin e zhvillimit tė sektorit privat dhe mbėshtetjen e konkurrencės sė kėtyre ndėrmarrjeve.

“Gjatė periudhės trevjeēare, sa do tė zgjasė ky projekt, do tė realizohen tre objektiva kryesorė. I pari ėshtė asistimi nė pėrforcimin e pėrkrahjes sė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme, nė radhė tė dytė, ofrimi i kėshillave dhe trajnimeve pėr bizneset fillestare dhe atyre ekzistuese, ndėrsa objektiv i tretė i kėtij projekti mbetet skema e garantimit tė kredive, qė ka pėr qėllim pėrmirėsimin e bizneseve vendore nė qasjen nė financa”, sqaron Istrefi.   

Mė shumė se 90 pėr qind e ndėrmarrjeve nė Kosovė janė ndėrmarrje tė vogla dhe tė mesme, ndėrkaq mbi 50 pėr qind e tė gjitha kėtyre ndėrmarrjeve operojnė nė sektorin tregtar, qė karakterizohet me investime tė vogla dhe joproduktive.

 

agimi04.02.2013/11:34

disa her e kame cek se dimatn qe po perfiton Greqia me dredhina nga BE po demton bisnezet shqipter me konkurenc qmimi