Japan Tobacco hap zyrën ne Kosovë

Publikuar: 31.01.2013 - 15:49

Prishtine, 31 Janar  – Sot, JTI (Japan Tobacco International), njė anėtar i Grupit te Kompanive te Japan Tobacco dhe njė lider ndėrkombėtar i prodhimit tė produkteve te duhanit, hapi zyrėn e saj ne Prishtinė.“Hapja e zyrės se JTI ne Kosove pėrfaqėson njė arritje te rėndėsishme ne rrugėn tone.” Tha Cristian Cring, Zėvendės President i JTI Adriatica.

JTI dhe shpėrndarėsi i saj punėsojnė ne Kosove 48 punonjės. Kompania ėshtė e pranishme ne treg me markat Winston, Camel, Glamour, Monte Carlo dhe Ronson.

“Bashkėpunimi dhe mirėkuptimi i dyanshėm mes industrisė dhe qeverise ėshtė me rendėsi kyēe pėr te krijuar njė klime tėrheqėse biznesi. Ne shohim pėrpara me besim qe ta rrisim kėtė biznes ne njė mjedis te parashikueshėm dhe te qėndrueshėm.” tha Cristian Cring. “Si njė investitor, ne u jemi mirėnjohės autoriteteve vendase qe kane diskutuar hapur shqetėsimet qe ne kemi ne lidhje me projekt ligjin e ri mbi kontrollin e duhanit. Ne shpresojmė se ligji do te ece ne shinat e zgjidhjeve dhe modeleve efektive, te cilėt janė zbatuar ne shume vende te BE-se.”

Cring pėrmbylli: “Si njė kompani me trashėgimi japoneze, ne besojmė sinqerisht se ky hap qe kompania jone po ndėrmerr do te inkurajoje investime te tjera te huaja, sidomos ato Japoneze qe te hyjnė ne kėtė treg.”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Besim Beqaj njohu faktin se JTI ėshtė njėra ndėr kompanitė liderė nė industrinė e duhanit.

“Industria e duhanit ėshtė kontribuues shumė i rėndėsishėm nė buxhetin e Republikės sė Kosovės, pasi qė nė vitin e kaluar ka paguar akciza, doganė dhe taksa nė vlerėn prej 116 milion eurosh.

Ėshtė shumė mė rėndėsi qė funksionimi i kėsaj industri ėshtė futur nė rrjedhat legale dhe ka zvogėluar nė masė shumė tė madhe mundėsinė e evazionit fiskal” – u shpreh ministri i zhvillimit ekonomik te Kosovės, Beqaj.